AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Jep dorëheqjen ministrja e jashtme e Kosovës pas akuzave për manipulim votash

Jack RobinsonngaJack Robinson
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Meliza Haradinaj-Stublla, ministrja e jashtme e dorëhequr e Kosovës. Foto: Facebook/Meliza Haradinaj-Stublla.

Meliza Haradinaj-Stublla dha dorëheqjen si ministre e jashtme dhe u largua nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pasi mediat publikuan akuza se bashkëshorti i saj u kishte dhënë ryshfet komisionerëve zgjedhorë për ta ndihmuar atë të fitonte një vend në parlament.

Meliza Haradinaj-Stublla, ministrja e jashtme e dorëhequr e Kosovës. Foto: Facebook/Meliza Haradinaj-Stublla.

Meliza Haradinaj-Stublla njoftoi të martën se po tërhiqet nga pozicioni i saj si ministre e jashtme e Kosovës dhe po i jep fund anëtarësimit të saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj-Stublla dha dorëheqjen pas raportimit të dielën për manipulim të votave nga faqja e internetit Insajderi, e cila pretendoi se burri i saj, Dardan Stublla, u dha ryshfet komisionerëve të zgjedhjeve për ta ndihmuar atë të fitonte një vend në Asamblenë e Kosovës në zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar.

Insajderi gjithashtu publikoi një regjistrim të një bisede midis Stubllës dhe një komisioneri zgjedhor.

Në një postim në Facebook ku njoftoi dorëheqjen e saj, Haradinaj-Stublla kërkoi nga Zyra e Prokurorit të Shtetit të hedhë dritë mbi vërtetësinë e regjistrimit dhe akuzave kundër saj sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo deklaroi se vendimi i saj për të dhënë dorëheqjen ishte një “detyrim moral” dhe jo për shkak të ndonjë përgjegjësie “për manipulimet dhe akuzat që janë ngritur pa mëshirë ndaj meje”.

Ajo tha gjithashtu se kishte ngritur padi për shpifje dhe shantazh.

Haradinaj-Stublla ishte ministre e jashtme në qeverinë në largim të udhëhequr nga Avdullah Hoti, e cila u rrëzua në dhjetor të vitit të kaluar kur Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se kjo qeveri ishte e paligjshme sepse ishte votuar me ndihmën e një vote të pavlefshme të hedhur nga një deputet që kishte një dënim penal.

Ajo ishte pothuajse e sigurt që do të zëvendësohej në administratën e re e cila do të vijë në detyrë së shpejti pas zgjedhjeve që u mbajtën muajin e kaluar dhe që u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të hënën, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj bëri thirrje për një hetim mbi çdo parregullsi të dyshuar elektorale.

“Manipuluesve, kushdo qofshin ata dhe për çfarëdolloj interesi, u uroj dënimet që meritojnë”, tha ai.

Në deklaratën e saj të dorëheqjes, Haradinaj-Stublla e përshkroi largimin nga AAK-ja si diçka “që nuk e mendoja kurrë se do të ndodhte”.

Por ajo shtoi se ishte ” jam në paqe që po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar”.

Haradinaj-Stublla më parë ka shërbyer si këshilltare e Ramush Haradinajt gjatë kohës së tij si kryeministër midis vitit 2017 dhe 2019. Ajo u emërua ministre e jashtme më 3 qershor 2020.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, AAK-ja fitoi shtatë për qind të votave dhe do të ketë tetë deputetë në parlament.

Etiketa: AAKAkuzaAvdullah HotiBashkëshortideputetdetyrimFacebookGjykataGjykata KushtetueseHaradinajHetimHotikomisionerKomisioneriKosovëkushtetuesemanipulimmanipulim votashMeliza Haradinaj-StubllapadipaqeparlamentPartiaRamush HaradinajryshfetSHshantazhShpifjeVendimiVetëvendosjeZgjedhjet
Tjetri
Prokurori Genci Qana përballet me bilance negative dhe denoncime në KPK

Prokurori Genci Qana përballet me bilance negative dhe denoncime në KPK

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.