Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi KPA

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Arben Pasho

BIRNNgaBIRN
15:32 | 25/03/2021
Në KPA, Lajme, Vendi
Kohe leximi: 1 min për lexim
A A
0
Besnik Muci

Nga një seancë gjyqësore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash të rrëzojë ankimin e kryer nga ish-drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Arben Pasho kundër vendimin të Komisionit.

Nga një seancë gjyqësore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës vendimin lidhur me ankimin e kryer nga ish-drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Arben Pasho kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për shkarkimin e tij.

Arben Pasho u shkarkua nga KPK më 16 maj 2019, pasi u gjet në kushtet e konliktit të interesit dhe në vlerësimin tërësor u konsiderua se ai kishte cenuar besimin e publikut tek drejtësia.

Në njoftim thuhet se trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Albana Shtyllan, Rezarta Schuetz e Sokol Çomon, me shumicë votash vendosi të rrëzojë ankimin e ish-prokurorit Arben Pasho duke e larguar atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Pasho u penalizua për shkak të marrjes së një shume 14 mijë euro nga biznesmeni I.M., me qëllim pagesën e shkollimit të djalit. Hetimi zbuloi se I.M. ishte hetuar tri herë nga Prokuroria e Gjirokastrës dhe në një rast nga vetë Pasho, ku ishte vendosur pushimi i hetimeve për veprat penale “pastrimi i parave”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “shpërdorim i tokës”. Komisioni konkludoi se Arben Pasho gjendej në kushtet e konliktit të interesit në këtë marrdhënie.

Prokurori Arben Pasho drejtonte Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër që prej vitit 2011 deri në vendimin e shkarkimit të tij nga detyra prej KPK-së. Më parë ai ka punuar si prokuor edhe në Sarandë e në Tepelenë.

Etiketa: Arben PashoKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAprokurorProkuroria e Rrethit Gjirokastër
Tjetri
Kolegji i Apelimit: Shkarkimi i ish-gjykatësit Trezhnjeva “i drejtë në thelb”

KPA u nda për vendimin e KPK ndaj gjyqtares Arjana Liço

Më të lexuarat

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Besnik Muci

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Arben Pasho

15:32 | 25/03/2021
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
Praktikat e blerjes së dy apartamenteve sollën shkarkimin e gjyqtares Bernina Kondi

Kolegji rrëzon “cënimin e besimit” për Bernina Kondin, por lë në fuqi shkarkimin

19:52 | 20/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.