Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Rajoni

Kosovë: LDK-ja do të marrë pjesë në votimin për presidentin e ri

Përparim IsufiNgaPërparim Isufi
17:36 | 30/03/2021
Në Rajoni
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Kosovë: LDK-ja do të marrë pjesë në votimin për presidentin e ri

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke folur për mediat në selinë e partisë në Prishtinë më 30 mars 2021. Foto: BIRN.

Share on FacebookShare on Twitter

Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, u zotua të martën se do të marrë pjesë në një votim në parlament për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, që ka shumë gjasa të jetë Vjosa Osmani, ish-anëtare e LDK-së.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke folur për mediat në selinë e partisë në Prishtinë më 30 mars 2021. Foto: BIRN.

Pas një takimi me deputetët e LDK-së, kreu i partisë Lumir Abdixhiku tha se partia do të merrte pjesë në një votim të ardhshëm në parlament për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Kosovës, me ish-kryetaren e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, që shihet gjerësisht si kandidatja kryesore për këtë post.

Osmani, një ish-anëtare e LDK-së, e mori rolin e presidentes në detyrë pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen më 5 nëntor për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Osmani ia kaloi këtë detyrë javën e kaluar Glauk Konjufcës kur ai u votua si kryetar i parlamentit pas një fitoreje të jashtëzakonshme elektorale për Lëvizjen Vetëvendosje, ku Konjufca është anëtar, në mes të shkurtit.

Presidenca mund të mbahet në cilësinë e ushtruesit të detyrës vetëm deri në gjashtë muaj. Pasi kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti mori pushtetin më 22 mars, vëmendja është zhvendosur nëse LDK-ja do të merrte pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Sipas rregullave, 80 nga 120 deputetët e parlamentit duhet të jenë të pranishëm që votimi të jetë i vlefshëm.

“LDK-ja nuk do të pengojë zgjedhjen e presidentit të vendit”, tha Abdixhiku të martën. “Si gjithmonë, LDK-ja do të kryejë detyrimin e saj kushtetues dhe do të marrë pjesë në procesin e votimit për president pa paragjykuar votën e deputetëve.”

LDK-ja, e cila udhëhoqi një dekadë rezistence pasive ndaj sundimit serb në vitet 1990, ka 15 deputetë në parlament pasi mori vetëm 12 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, rezultati më i keq në historinë e partisë.

“Rikthimi i LDK-së”

Para takimit me deputetët e tij, Abdixhiku thirri të hënën kryesinë e partisë. Ai tha se një shumicë e anëtarëve kishin votuar pro për të marrë pjesë në votimin parlamentar për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Unë pres që çdo deputet do të respektojë vendimin e shumicës dhe nuk do të pengojë rrugën e LDK-së drejt rikthimit tonë origjina”, tha ai.

Osmani u shkarkua si nënkryetare e LDK-së në qershor të vitit 2020 kur ajo refuzoi të mbështeste qeverinë e atëhershme të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Vjosa Osmani mori më shumë vota nga çdo kandidat tjetër në vend – mbi 300,000.

Rivali tradicional i LDK-së, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, të dy kanë thënë se nuk do ta mbështesin Osmanin për postin e presidentes. Lista Serbe, e cila përfaqëson pakicën etnike serbe të Kosovës, ende nuk ka thënë se si do të votojë.

Nëse parlamenti nuk arrin të zgjedhë një president pas tre përpjekjesh, brenda 45 ditëve do të duhet të mbahen përsëri zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Etiketa: Albin KurtiKosovëLDKLumir AbdixhikupresidentVetëvendosjeVjosa Osmani
Tjetri
Prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini përballet me vetingun

KPA dëgjon parashtrimet e palëve në çështjen ndaj prokurorit Anton Martini

Më të lexuarat

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

17:38 | 31/01/2023
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Kosovë: LDK-ja do të marrë pjesë në votimin për presidentin e ri

Kosovë: LDK-ja do të marrë pjesë në votimin për presidentin e ri

17:36 | 30/03/2021
Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

17:36 | 01/02/2023
Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

16:24 | 30/01/2023
Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

19:25 | 31/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.