AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Bledar Maksuti –Prokuroria e Tiranës

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Prokurori Bledar Maksuti i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.Prokurori Bledar Maksuti i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten më 9 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Suela Zhegu, Lulzim Hamitaj dhe Genta Tafa Bungo.

Bledar Maksuti e ka nisur karrierën si oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004, ndërsa në vitin 2008 ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Kurbinit. Në periudhën 2010-2012, Maksuti ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prej vitit 2012 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurori Bledar Maksuti nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori i Tiranës, Bledar Maksuti nga viti 2004 deri në vitin 2018.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2004, prokurori Bledar Maksuti zotëronte pasuri familjare prej 10.7 milionë lekësh, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 24.2 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 8.2 milionë lekë, likujditete bankare prej 8.4 milionë lekësh, automjete me vlerë 1.4 milionë lekë dhe kursime në cash prej 700 mijë lekësh. Gjithashtu, babai i subjektit deklaron huadhënie me vlerë 5 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 33.1 milionë lekë, nga të cilat 30% burojnë nga paga e Z. Maksuti dhe 43% nga pagat e familjarëve. Rreth 9% e të ardhurave kanë si burim punën e babait si avokat, 3.5% nga mësimdhënia dhe 2.4% janë dhurata në cash nga familjarët.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Në vitet 2016 dhe 2017, subjekti rezulton familjarisht me burime të pamjaftueshme prej 2.9 milionë lekësh për të justifikuar huadhëniet me vlerë 6 milionë lekë, që babai i prokurorit Maksuti u ka dhënë personave të tretë. Këto para kanë si burim të ardhurat e babait nga puna si noter dhe avokat, por që nuk rezultojnë të deklaruara më parë si gjendje kursimesh.

Kontrata e parë e huasë prej 4.5 milionë lekësh mban datën 31 dhjetor 2015, por është deklaruar një vit më pas, ndërsa huaja prej 1.5 milionë lekësh i është dhënë gjithashtu nipit në vitin 2015, por është formalizuar me kontratë të vitit 2017.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një shumë prej 2.7 milionë lekësh në pronësinë e babait të subjektit, të cilat janë derdhur në vitin 2017 në llogarinë e tij bankare të pensionit.

Burimi i deklaruar i kësaj vlere është puna si noter dhe avokat i babait të subjektit, por kjo shumë nuk rezulton të jetë deklaruar më parë si kursim i mbajtur në shtëpi.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës  

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë Para Fillimit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNBledar MaksutiGenta Tafa BungoGjyqKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollilulzim hamitajPagatParapasuriaprokurorProkuroreProkuroriProkuroriaProkuroria e Rrethit TiranëProkuroria e TiranësPunaPunëraportreporterreporter.alSHSkedaSuela ZheguTiranë
Tjetri
Qeveria arreston kontrollorët protestues dhe i zëvendëson me të huaj

Qeveria arreston kontrollorët protestues dhe i zëvendëson me të huaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.