AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KPA nuk gjeti prova për ndikim politik në vendimin e KPK për gjyqtaren Eneida Civici

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Analiza, KPA, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-gjyqtarja e Tiranës, Eneida Civici në seancën dëgjimore të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Foto: KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit identifikon një sërë parregullsish procedurale gjatë kryerjes së procesit të rivlerësimit për ish-gjyqtaren e Tiranës, Eneida Civici, por i vlerëson ato pa ndikim në vendimmarrjen për ndërprerjen e vetingut dhe vendosjen e ndalimit për 15 vite nga institucionet e drejtësisë.

Ish-gjyqtarja e Tiranës, Eneida Civici në seancën dëgjimore të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Foto: KPA

Megjithëse Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA gjeti gabime materiale në procesin e rivlerësimit të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK për ish-gjyqtaren e Tiranës, Eneida Civici, si dhe cënim të procesit të rregullt ligjor duke mos i dhënë të drejtën për t’u dëgjuar, vendimi i marrë për ndërprerjen e vetingut dhe sanksioni që i heq ish-gjyqtares të drejtën për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë janë çmuar të pacënueshme.

Kolegji i vlerësoi të pabazuara pretendimet e Civicit për ndërhyrje politike në vlerësimin e saj me përparësi, të rrjedhur nga një deklaratë e Ministres së Drejtësisë ndaj një vendimi të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, KLD ku subjekti bënte pjesë.

Në tetor të vitit 2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj, vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren Eneida Civici, pas dorëheqjes së saj me motivin e “angazhimit në një pozicion pune jashtë sistemit gjyqësor.

Pasi u njoh me këtë vendim të KLGj-së, Komisioni vendosi më 9 mars 2020 të deklarojë ndërprerjen e procesit të vetingut për gjyqtaren Civici dhe heqjen e të drejtës për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Vendimi i KPK u ankimua nga gjyqtarja Civici e cila pretendoi se janë kryer shkelje të rënda procedurale nga ana e trupit gjykues të KPK

Eneida Civici, pretendoi se sanksioni i vendosur është jo proporcional, pasi ajo e ka paraqitur dorëheqjen, e detyruar nga shkeljet e kryera nga KPK gjatë procedurës së rivlerësimit të saj. Ajo ka deklaruar se me dorëheqjen nuk ka pasur si qëllim t’i shmanget procesit të vetingut, por në mbrojtje të së drejtës themelore për jetë familjare, ka zgjedhur në përputhje me të drejtat dhe liritë e saj një tjetër punë.

Sipas Civicit, më datë 08 janar 2019 i është komunikuar, se trupi gjykues që do të shqyrtonte çështjen e rivlerësimit të saj përbëhej nga komisionerët Alma Faskaj, Brundilda Bekteshi dhe Xhensila Pine. Duke iu referuar vendimit të Komisionit, ajo konstaton se fillimisht pjesë e trupit gjykues ka qenë Olsi Komici, i cili në vijim të kërkesës për dorëheqje, është zëvendësuar me komisioneren Alma Faskaj. Ndërkohë, në vendim trupi gjykues paraqitet me komsionerët Alma Faksaj, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj.

Subjekti i rivlerësimit pretendoi gjatë procesit në KPA se, nuk është njohur në mënyrë të rregullt me përbërjen e trupit gjykues dhe ndryshimet e mëvonshme që ka pësuar ai, duke i cënuar asaj të drejtën për të deklaruar konfliktin e mundshëm të interesit mes saj dhe komisionerit Lulzim Hamitaj, si dhe kryerjen e këtij veprimi procedural nga ana e vetë Hamitajt.

Duke ju referuar vendimit të KPK, Civici thekson se është e pavërtetë që në mbledhjen e datës 20 nëntor 2018, Hamitaj të kishte deklaruar mungesën e konfliktit të interesit pasi ai nuk ka qenë pjesë e trupit gjykues deri në atë ditë.

Pas verifikimit të akteve të fashikujve të përcjellë nga KPK, Kolegji konstaton se nuk ka prova apo dokumente që të vërtetojnë se subjekti është njoftuar lidhur me ndryshimet e pësuara në trupin gjykues që ka kryer procesin e rivlerësimit.

“Edhe pse njoftimi i subjektit lidhur me ndryshimet e pësuara në trupin gjykues, mund të mos ketë ndodhur, trupi gjykues çmoi se kjo parregullsi procedurale në njoftimin e subjektit të rivlerësimit nuk u provua të ketë cënuar thelbin e së drejtës së subjektit të rivlerësimit për proces të rregullt ligjor”, çmon Kolegji dhe vëren se edhe pas ardhjes në dijeni të caktimit në trupin gjykues të Hamitajt, Civici nuk përmendi në ankimin e saj ekzistencën e konfliktit të interesit me këtë komisioner.

“Në vlerësimin e trupit gjykues, vendimi i marrë nga trupi gjykues i Komisionit, përbërja e të cilit ka qenë e rregullt dhe në përputhje me ligjin, por që nuk i është bërë e ditur rregullisht dhe në kohë subjektit të rivlerësimit, znj. Eneida Civici, nuk rezultoi të jetë i cenueshëm në drejtim të ekzistencës së shkaqeve, të cilat, në dukje apo në thelb, cenojnë paanësinë e trupit vendimmarrës”, konkludon Kolegji lidhur me këtë shkak.

Kolegji e gjen të drejtë pretendimin e Civicit për paraqitje të fakteve të pavërteta në vendimin e KPK, lidhur me prezencën e komisionerit Lulzim Hamitaj në mbledhjen e datës 20 nëntor 2018. Ky konstatim është vlerësuar si gabim material që nuk e cënon vendimin e Komisionit, pasi në fashikullin e çështjes është gjetur deklarata për mungesë konflikti interesi e Hamitajt në procesin e vlerësimit të Civicit, ndryshe nga sa ka pretenduar kjo e fundit.

Lidhur me mosdhënien e mundësisë subjektit për t’u njohur me rezultatet e hetimit dhe për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore, Kolegji vlerëson se Komisioni ka cenuar procesin e rregullt ligjor. Për të korrigjuar këtë gabim procedural të KPK, KPA vendosi ta kalojë çështjen për shqyrtim në seancë publike.

Pretendimi i Civicit se dorëheqja nga detyra është diktuar nga shkeljet procedurale të Komisionit, vlerësohet nga Kolegji pa ndikim në kuadër të zbatimit të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që parashikon sanksionin 15-vjeçar në rast të dorëheqjes së subjektit nga detyra.

Duke ju referuar edhe jurispudencës së mëparshme dhe asaj të Gjykatës Kushtetuese, trupi gjykues vëren se, nëse kufizimi i parashikuar në pikën 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës është proporcional apo jo, nuk mund të jetë objekt i gjykimit në Kolegj, për sa kohë që ai është një parashikim kushtetues.

“Ishte detyrë e subjektit të rivlerësimit të merrte parasysh pasojat juridike që do të sillte dorëheqja e saj nga detyra”, shprehet trupi gjykues dhe konkludon se vendimi i KPK është marrë në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe ligjore.

Ndërsa pretendimet e tjera në kuadër të cënimit të parimit të procesit të rregullt ligjor, Kolegji arrin në përfundimin se ato lidhen me mënyrën e kryerjes nga Komisioni të procedurave për rivlerësimin kalimtar të subjektit të rivlerësimit dhe, si të tilla, nuk ndikojnë në vendimmarrje.

Eneida Civici pretendoi gjatë procesit se, Komisioni, i ndikuar nga thirrja e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjoni në një konferencë të saj për shtyp të datës 20 tetor 2019, si reagim ndaj një vendimi të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, KLD për dhënie leje prindërore gjyqtarit Gjin Gjoni, e ka vendosur atë në listat prioritare të vetingut.

Sipas Civicit, anëtarët e KLD nuk parashikoheshin si subjekte të posaçëm, por miratimi i listës për t’u vetuar kishte ardhur menjëherë pas kërkesës publike dhe politike të ministres së Drejtësisë drejtuar Komisionit, për të shkarkuar të gjithë gjyqtarët që ishin anëtarë të KLD-së dhe që kishin miratuar vendimin në fjalë.

Kolegji konstaton se pas verifikimit të procedurës së kryer nga KPK, nuk ka rezultuar që Civici t’i jetë nënshtruar procesit të rivlerësimit ex officio dhe me përparësi në kohë. Trupi gjykues shton se Civici nuk paraqiti ndonjë provë në mbështetje të pretendimit të saj.

“Pretendimet për ndërhyrje politike dhe cënim të pavarësisë së Komisionit në kuptim të sa më sipër, u vlerësuan nga trupi gjykues se, përveçse mbetën në nivel pretendimi të pabazuar në fakte, në çdo rast nuk mund të përbëjnë shkak për cënimin e vendimmarrjes së Komisionit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Eneida Civici”, përfundon Kolegji.

Etiketa: Alma FaskajBrunilda BekteshiEneida CiviciEtilda GjoniGjin GjoniGjykata e Rrethit TiranëGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarGjyqtareInspektorKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitkomisionerKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKkushtetueselulzim hamitajmbështetjembrojtjendikimndikim politikOlsi KomiciprokurorProkuror i PërgjithshëmTiranëVendimVendimiXhensila Pine
Tjetri
Kolegji sanksionon largimin 15-vjeçar nga sistemi i drejtësisë për ish-inspektorin e KLD-së

KPA prish vendimin e Komisionit, ish-inspektori i KLD, Piro Samara ishte subjekt rivlerësimi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.