AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Politikanë Tirane dhe fëmijë biznesmenësh në garë për Shkodrën

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjysma e kandidatëve të Partisë Socialiste dhe tre të PD-së në listat e Shkodrës janë banorë të Tiranës në një garë ku marrin pjesë edhe dy fëmijë biznesmenësh. Për LSI konkurron deputeti biznesmen Agron Çela. Njihuni me kandidatët për deputetë në qarkun Shkodër. Kjo analizë është pjesë e një serie analizash zgjedhore nga BIRN Albania.


Afro 274 mijë banorë të qarkut Shkodër do të kenë mundësi të zgjedhin 11 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, në një garë ku politikanë vendorë kanë arritur në zgjedhjet e kaluara të gërryejnë nga votat e Partisë Demokratike, e cila ka qenë historikisht forcë e parë në qark.

Në zgjedhjet e vitit 2017, PD mori 5 mandate, PS 4, LSI 1 dhe PSD e Tom Doshit, 1 mandat. Partia Socialiste ka deklaruar se synimi i saj për Shkodrën vijon të jetë marrja e katër mandateve ndërsa biznesmeni Agron Çela, më herët deputet i LSI vijon të jetë kandidati i parë i kësaj partie në garë krahas Tom Doshit, i cili mori një mandat si përfaqësues i Partisë SocialDemokrate në vitin 2017.

Partia Socialiste garon në zgjedhjet e Shkodrës me politikanët e saj të vjetër Paulin Sterkaj e Ilir Beqaj ndërsa ka vendosur 32 vjeçaren Edona Bilali në vend të parë. Bilali ka studiuar në Universitetin e Tiranës për administrim biznesi dhe në CV-në e saj thotë se është “administratore dhe ortake në një studio konsulence në Tiranë”. Stuioja në fjalë është AZ Consulting. Kjo kompani ofron konsulencë për biznese që aplikojnë për grante nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, një agjenci e Ministrisë së Bujqësisë.*

Në vend të dytë është Paulin Sterkaj, është një ish-oficer policie, biznesmen në fushën e hidrokarbureve, restoranteve dhe ndërtimit. Ai thotë në CV-në e tij se ka mbaruar studimet në Institutin e Kulturës Fizike Vojo Kushi në Tiranë.

Në vend të tretë, drejtori aktual i KESH, Benet Beci pritet të bëhet deputet. I katërti është Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë. Në rast se PS merr katër mandate dhe nuk ndodh ndonjë përmbysje nga vota pëlqyese, atëhere që të katërt do të jenë banues në Tiranë dhe deputetë në Shkodër.

Lexo më shumë:

Gara për Kukësin, një duel të pasurish në qarkun më të varfër

Në fakt, gjashtë nga 12 kandidatët e Partisë Socialiste, përfshirë pesë të parët, e kanë vendbanimin në Tiranë.

Socialistët kanë në listë edhe dy fëmijë biznesmenësh. Jona Leqejza, 34 vjeç, ka studiuar në Universitetin e Shkodrës për ekonomi dhe punon si menaxhere në Madish sh.p.k., kompania me materjal porositësh që prodhon kryesisht të brendshme në Shkodër dhe që është nën pronësinë e Gjergj Leqejzës, babait të Jonës. Jona Leqejza mban numrin 10 në listën e Partisë Socialiste.

Po kështu në listë në numrin 12 është edhe Kabir Fishta, 26 vjeç, i biri i Sait Fishtës, i cili, në zgjedhjet e vitit 2017, ishte kandidat i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, si dhe si ndërtues në plazhin e Velipojës. Ndryshe nga i ati, Kabiri nuk ka një CV shumë të gjatë. Ai ka studiuar në Zvicër ndërsa nuk paraqet në CV ndonjë të dhënë mbi punët që mund të ketë kryer. Ai thotë se ka aktivitet shoqëror në fondacionin Qemal Stafa të FRESH.

PS Vendbanimi CV
1 Edona Bilali Tiranë LINK
2 Paulin Sterkaj Tiranë LINK
3 Benet Beci Tiranë LINK
4 Ilir Beqaj Tiranë LINK
5 Frrok Gjini Tiranë LINK
6 Lela Bërdica Shkodër LINK
7 Pal Peraj Fushë Arrëz LINK
8 Kristian Shkreli Bushat LINK
9 Diana Muriqi Shkodër LINK
10 Jona Qelezja Shkodër LINK
11 Alda Mema Pukë LINK
12 Kabir Fishta Tiranë LINK

Partia Demokratike mori 7 mandate deputetësh në Shkodër në vitin 2009 por ra në pesë mandate në dy zgjedhjet pasuese. Të dy mandatet e humbura prej saj i kaluan, në vitin 2013 LSI dhe Mark Frrokut të PDKSH, i cili ishte në aleancë me Partinë Socialiste, ndërsa në vitin 2017 ranë në duart e LSI dhe Tom Doshit të PSD-së. Partia Demokratike ka pësuar gjithashtu rënie dramatike të votave në Shkodër, nga 56 mijë në vitin 2009, në 41 mijë më 2017. Në zgjedhjet e kaluara, diferenca mes dy partive ishte vetëm 1500 vota. Kjo mund të sugjerojë se rezultati nuk është lart të qenit i papërmbysshëm. Në rast se PS merr mandatin e pestë, atëhere Frrok Gjini, ish-deputet i Partisë Demokrate e Re në zgjedhjet e vitit 2005 (partia që krijoi Genc Pollo dhe që më pas u ribashkua me PD-në), do të hyjë në parlament, kësaj here për socialistët.

Lista e demokratëve, veçanërisht në pjesën fituese, përbëhet nga demokratë me vendbanim në Shkodër.

Ajo kryesohet nga Helidon Bushati, një i diplomuar në Padova dhe Marsejë dhe që ka punuar si drejtor në administratën publike në Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe në QSUT para se të bëhej deputet në vitin 2013.

Lexo më shumë:

Shanset e PS për fitore (Infografik)

Shanset e PD+LSI për fitore (Infografik)

Në vend të dytë është Emilja Koliqi, aktualisht nënkryetare e Bashkisë Shkodër, me eksperiencë si ekonomiste në pozicione të ndryshme në administratën publike në Shkodër.

Në vend të tretë është Ramadan Likaj, biznesmen nga Malësia e Madhe, i cili humbi garën për kryetar bashkie në Malësinë e Madhe në vitin 2015 me rezultat të ngushtë  votash.

Greta Bardeli, pedagoge dhe politikane vendore, është në vend të katërt.

Zef Hila, ish-kryetari jetëgjatë i komunës Bushat, e më pas, i bashkisë Vau i Dejës, është në vend të pestë. Lodovok Hasani, me vendlindje Iballë, Pukë, por që banon në Tiranë, është në vend të gjashtë ndërsa politikanët Bardh Spahia e Nard Ndoka janë vendosur në pozicionet 7 dhe 8, pra në atë pjesë të listës nga e cila do ta kenë të vështirë për t’u zgjedhur.

NR PD Vendbanimi LINK CV
1 Helidon Bushati Shkodër LINK
2 Emilja Koliqi Shkodër LINK
3 Ramadan Likaj Koplik LINK
4 Greta Bardeli Shkodër LINK
5 Zef Hila Barbullush LINK
6 Lodovik Hasani Tiranë LINK
7 Bardh Spahia Tiranë LINK
8 Nard Ndoka Tiranë LINK
9 Izmira Rusi (Ulqinaku) Shkodër LINK
10 Aldo Gega Shkodër LINK
11 Arben Gjuraj Shkodër LINK
12 Helga Sallaku Shkodër LINK

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim garon në vend të parë Agron Çela, biznesmen, me aktivitet në turizëm, ndërtim dhe telefoni. [Link CV] Në vend të dytë është Edmond Ndou. [Link CV]

Deputeti Tom Doshi garon në emër të Partisë Socialdemokrate në qarqet Shkodër dhe Tiranë. Ai ia doli të marrë 13 mijë vota në vitin 2017 në Shkodër për t’u zgjedhur deputet, por partisë së tij i nevojiten kësaj here 1% e votuesve në rang kombëtar që të mund të kalojë pragun, pra edhe disa mijëra vota më shumë.

*Një version i mëparshëm i këtij shkrimi sugjeroi se AZ Consulting duket se ka për klient ABRZH-në. Ky nuk është një konkluzion i saktë. AZ Consulting ofron konsulencë për aplikuesit që përfitojnë fonde nga ABRZH. Kërkojmë ndjesë për gabimin.

[cycloneslider id=”shkodra-3″]

[cycloneslider id=”shkodra-2″]

Etiketa: Bardh SpahiaBenet BeciBilaliBIRNBiznesmendemokratedeputetekonomifitoreFondeIlir BeqajIntegrim dhe UnitetkandidatëtKESHkonsulencekryetarLSIMalësia e MadhemandatetParaparlamentPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePDPSPSDPunëQarqetQSUTRusiSHShkodërTiranëTom DoshiVotaZef HilaZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillitzhvillim
Tjetri
Policia greke intensifikon kërkimin për vrasësit e gazetarit

Policia greke intensifikon kërkimin për vrasësit e gazetarit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.