AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar –Dhurata Balla –Gjykata e Tiranës

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtarja Dhurata Balla e Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së saj familjare ndër vite.Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Dhurata Balla do të përballet të mërkurën më 14 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine.

Dhurata Balla e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar deri në vitin 2013 si gjyqtare në Gjykatën e Krujës. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Dhurata Balla nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga gjyqtarja Dhurata Balla nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Dhurata Balla deklaronte pasuri familjare me vlerë 5.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare kap vlerën e 16 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 13.7 milionë lekë, automjete me vlerë 1.1 milionë lekë si dhe likujditete bankare prej 869 mijë lekësh. Ndërkohë, djali i subjektit zotëron aksione në një kompani me vlerë 225 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 47.3 milionë lekë, nga të cilat gati 28% burojnë nga paga për shkak të funksionit të subjektit dhe 59% nga pagat e familjarëve. Rreth 8.5% e të ardhurave totale janë siguruar nga shitja e pasurive të patundshme si dhe 3.1% nga dhënia e pronave me qira.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” disa deklarime të vonuara, një hua nga të afërmit si dhe një akt-marrëveshje për ndërtimin e një pallati, e cila nuk u zbatua.

Subjekti Dhurata Balla në deklaratën e vitit 2004 deklaron shitjen e një shtëpie banimi 3+1  në Krujë, pronë e bashkëshortit, në shumën 2,900,000 lekë – por kjo pronë nuk rezulton e deklaruar në vitin 2003 nga subjekti. Edhe në vitin 2005 deklarohet shitja e një automjeti tip “Benz” në shumën 500,000 lekë, i padeklaruar më parë.

Në vitin 2009, subjekti deklaron një aktmarrëveshje me shoqërinë private “3D Konstruksion shpk” për ndërtimin e një godine shumëkatëshe në truallin 650 m2 të deklaruar në vitin 2003 në Krujë. Në vitin 2010, kjo akt- marrëveshje shfuqizohet, pasi firma ndërtuese nuk arrin të marrë lejen e ndërtimit, ndërsa vetë subjekti si pronare trualli ka detyrimin t’i paguajë firmës ndërtuese  20,000 euro për shpenzimet e kryera deri në këtë fazë. Kjo shumë është marrë hua nga një person fizik dhe është shlyer pas një viti.

Në vitin 2013 deklarohet shlyerja e një huaje prej 1,000,000 lekësh e marrë tek dhëndri, por kjo hua nuk rezulton e deklaruar në vitet e mëparshme.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003  

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

 

Etiketa: AnalizëBIRNEuroflamuj të kuqGjykataGjykata e Rrethit TiranëGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtarehuaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrolliKrujëmarrëveshjeOlsi KomiciPagatpasuriaProcesi i vetingutraportreporterreporter.alSHSkedaTiranëValbonaValbona SanxhaktariXhensila Pine
Tjetri
Problemet me dy makina dhe një apartament vunë në vështirësi prokurorin Tasim Puci

Problemet me dy makina dhe një apartament vunë në vështirësi prokurorin Tasim Puci

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.