AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Gjyqtarja Enkelejda Metaliaj jep shpjegime për dy denoncime të reja

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) në seancën e dytë dëgjimore me KPK. Foto: LSA

Gjyqtarja e Apelit Administrativ dhe përfaqësuesi i saj i kundërshtuan si të pabazuara dy denoncimet e reja, ndërsa shpjegime shtesë u dhanë edhe për një kontratë mbi shtëpinë e përfituar përmes privatizimit nga familja e origjinës.

Gjyqtarja Enkelejda Metaliaj (Softa) në seancën e dytë dëgjimore me KPK. Foto: LSA

Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Enkelejda Metaliaj (Softa) u paraqit në seancën e dytë dëgjimore të enjten përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku u pyet lidhur me dy denoncime si dhe për shitjen e pjesës së saj takuese të shtëpisë së familjes së origjinës.

Metaliaj u paraqit në seancë së bashku me avokatin Klodian Skënderaj, i cili e përfaqësoi edhe në seancën e parë dëgjimore të zhvilluar më 25 mars.

Gjatë seancës së parë, trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian, evidentoi mungesa financiare për pagesën e dy kësteve për një apartament; pamundësinë e vërtetimit të burimeve të ligjshme të një huaje në vlerën 35 mijë euro; si edhe mospërputhje e pasaktësi në deklarimet për kriterin e pasurisë. Metaliaj u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin.

Hetimet u riçelën pas depozitimit të një denoncimi ndaj Metaliajt, ku pretendohej se së bashku me kolegun Arjan Qafa, me shumicë votash, kishin ndryshuar një vendim të shkallës së parë në tejkalim të objektit të padisë, duke i hequr të drejtën e pronësisë mbi një sipërfaqe trualli për të cilin pretendonte se e kishte fituar me vendim të Gjykatës së Strasburgut.

Kryesyesja Etleda Çiftja bëri me dije në seancën e të enjtes se, ndaj subjektit të rivlerësimit ishte depozituar edhe një denoncim tjetër për zvarritje të procesit gjyqësor.

Gjyqtarja Metaliaj preferoi që shpjegimet për denoncimet t’i jepte sërish përfaqësuesi i saj ligjor, avokati Klodian Skënderaj.  Lidhur me denoncimin e parë, ai deklaroi se vendimi ishte i drejtë, i bazuar në ligj dhe në prova, si dhe i arsyetuar në detaje.

Ai sqaroi se denoncuesja kishte lidhur marrëveshje me një firmë ndërtimi në vitin 2006, duke ndarë edhe pjesët takuese. “Vetë denoncuesi ka pasur certifikata me sipërfaqe të ndryshme të parcelës. […]Vetë denoncuesi ka nënshkruar marrëveshjen që parashikonte ndryshimin e sipërfaqeve,” pohoi Skënderaj dhe theksoi se vendimi nuk ishte marrë jashtë objektit të padisë.

Avokati theksoi se denoncuesja kishte kryer edhe kallëzim penal për këtë çështje, që ishte pushuar dhe nuk kishte kryer ankim. “Nuk ka ndonjë bazë pretendimi i denoncuesit,” tha ai.

Lidhur me denoncimin e dytë, Skënderaj sqaroi se shqyrtimi i çështjeve në Apelin Administrativ bëheshin sipas radhës dhe se shtyrjet e seancave kishin ndodhur për shkak të mungesave të anëtarëve të trupit gjykues për arsye shëndetësore; prej situatës së krijuar nga COVID-19; si dhe të shkarkimit nga detyra të një prej anëtarëve të trupit gjykues, prej nga kishte lindur nevoja që çështja të hidhej sërish në short.

Ai i kërkoi Komisionit të mos i merrte në konsideratë dy denoncimet.

Relatorja Çiftja e pyeti gjyqtaren Metaliaj të sqaronte kontratën e shitjes së pjesës së saj takuese të apartamentit të përfituar nëpërmjet privatizimit nga familja origjinës në qytetin e Durrësit.

Gjyqtarja Metaliaj deklaroi se kishte shpjeguar dhe më parë se në atë apartament jetonin prindërit e saj dhe vëllai, të cilët nuk jetonin më.

“Ka kontratë shitje, por nuk ka shitje, ndoshta do të duhej të ishte bërë dhurim. As është dhënë dhe as është marrë,” pohoi ajo dhe nuk i përmbajti dot emocionet, pasi kujtoi tre anëtarët e ndjerë të familjes që nuk jetonin më.

“Janë tre të vdekur, më prek shumë. Ju kërkoj ndjesë,” tha Metaliaj mes lotëve, gjendja emocionale bëri që Komisioni të shtynte seancën për pak minuta.

Ajo sqaroi gjithashtu se ishte bashkëpronare në atë shtëpi për shkak të ligjit dhe prandaj ishte për shitja.

Metaliaj dha sqarime edhe për një kredi të marrë në vitin 2005 së bashku me vëllanë e saj, për të cilën kishin lënë si kolateral apartamentin e përfituar nga privatizimi. Ajo tha se kishte qenë dorëzanëse, jo kredimarrëse.

Subjekti këmbënguli se kredinë e kishte shlyer motra dhe se kishte dorëzuar prova të mjaftueshme për të ardhurat e saj. Metaliaj pohoi se kishte dorëzuar prova se vëllai punonte në shoqërinë e motrës dhe se ajo i kishte lënë prokurorë të posaçme për të kryer edhe veprime të tjera.

Në përfundim, ajo theksoi se nuk kishte kredimarrëse dhe se për apartamentin e përfituar nga privatizimi, asnjë prej anëtarëve të familjes nuk kishte dhënë apo marrë nga njëri-tjetri.

Në fund të seancës dëgjimore, gjyqtarja Enkelejda Metaliaj kërkoi ndjesë për emocionet dhe kërkoi konfirmimin e saj në detyrë.

KPK njoftoi se do të shpallë vendimin më datë 26 prill, ora 12:15.

 

 

Etiketa: AnkimArjan QafacertifikataCOVIDCOVID-19DenoncimEnkelejda MetaliajEtleda ÇiftjaEuroGjykata Administrative e ApelitGjykatëGjykatësGjyqGjyqtareHetimetKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkrediLigjmarrëveshjePiSprivatizimiprokurorSHVendimVendimi
Tjetri
Vendimi për sekuestro ndaj Lapsi.al, kërcënim serioz për lirinë e medias

Strasburgu rrëzon SPAK për çështjen “Lapsi.al”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.