AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Beteja për numërimin kthehet në zvarritje, ndërsa palët akuzojnë njëra-tjetrën

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Rezultatet e kutive të numëruara të zgjedhjeve të së dielës tregojnë Partinë Socialiste në avantazh, ndërsa opozita aludon se po numërohen vetëm kutitë e bastioneve socialiste. Doshi mbështet socialistët për një qeveri të re.

Materjale zgjedhore. Foto: LSA

Procesi i numërimit të votave të së dielës u ngadalësua derisa pothuajse ndaloi mesditën e së hënës, ndërsa kutitë e numëruara tregojnë se socialistët mund të jenë në gjendje të krijojnë qeveri të re, për të cilën, këta duket se kanë edhe mbështetjen në distancë të Tom Doshit të Partisë Socialdemokrate, i cili deklaroi në mëngjes tëheqjen nga parlamenti, por jo tërheqjen nga PSD.

Afro një e treta e kutive të votimit janë numëruar dhe votat e deritanishme nxjerrin fituese Partinë Socialiste me afro 49% të votave, ndërsa Partia Demokratike në opozitë duket se ka pësuar ngritje të konsiderueshme nga niveli i vitit 2017 dhe LSI ka humbur terren.

Surpriza e zgjedhjeve mund të vijë nga Partia Socialdemokrate, e cila sugjerohet se mund të ketë fituar një mandat në Shkodër dhe projekton një të dytë në Tiranë, duke u bërë ndoshta “kingmaker” për qeverinë e ardhshme.

Doshi, i cili është shpallur person i padëshirueshëm për “korrupsion madhor” nga Shtetet e Bashkuara, është shpallur publikisht nga kryeministri Edi Rama si person që nuk do të mbajë pozicion në qeverinë e tij të ardhshme nëse fiton mandatin e tretë. Dukshëm për të lehtësuar Ramën, Doshi shpalli dorëheqjen nga posti i deputetit nëse e fiton një të tillë, por gjithashtu deklaroi se partia që ai e mori nga Skënder Gjinushi, do të mbështesë socialistët dhe nuk do të bëjë marrëveshje me opozitën.

Beteja ndërkohë vijon për procesin e numërimit, ku votat e pavlefshme rezultojnë veçanërisht të larta.

Kryetari i Bashkisë Tiranë akuzoi opozitën se po bllokon procesin e numërimit të votave, ndërsa kryetari i demokratëve Lulzim Basha sugjeroi se votat e numëruara deri tani janë përzgjedhur nga bastionet e Partisë Socialiste dhe për rrjedhojë, nuk tregojnë tendencë. Të dyja palët u shprehën të bindura për fitoren.

Në zgjedhjet e njësisë 10 në Tiranë, ku votimi u krye me pajisje elektronike, Partia Socialiste rezultoi fituese me 50% të votave, ndërsa PD mori 38% dhe LSI 5%. Njësia dhjetë nuk është tregues për pjesën tjetër të qytetit për shkak se ka vetëm 23 mijë nga 550 mijë zgjedhës të qytetit Tiranë dhe 910 mijë zgjedhës të qarkut.

Në krahasim me katër vjet më parë, socialistët kanë pësuar rënie me 200 vota në këtë njësi ndërsa demokratët kanë fituar 1283 vota. Por partia tjetër në opozitë, LSI, ka humbur 716 vota ose më shumë se gjysmën e asaj që kishte më 2017.

Zgjedhjet në Shqipëri janë bllokuar shpesh në të shkuarën gjatë procesit të numërimit, kur palët vërejnë rezultat të ngushtë dhe fillojnë të luftojnë për vlefshmërinë e secilës votë. Në rastin më të keq, në vitin 2005, ose në zgjedhjet për pushtetin vendor më 2011, procesi i numërimit vijoi për disa javë.

Etiketa: BashaEdi RamaKorrupsionkorrupsion madhorKryeministri Edi RamaLSILulzim BashamarrëveshjeOpozitaPartiaPartia DemokratikePartia SocialdemokratePartia SocialistePartisë SocialistePDPSDRamaShkodërshqipShqipëriShtetet e BashkuaraSkënder GjinushiVotaVotimiZgjedhjet
Tjetri
Zgjedhje numerim

KRIIK kritikon qeverinë për shkelje të të drejtave të zgjedhësve

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.