AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Votimi vertikal: Mungesa e edukimit të zgjedhësve solli votat e pavlefshme

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga procesi i numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë. Foto: LSA

Elbasani ishte një nga qarqet ku u regjistruan një numër i lartë votash të pavlefshme në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, një problematikë që komisionerët dhe votuesit ia faturojnë keqinformimit.

Nga procesi i numërimit të votave në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë. Foto: LSA

A.M, një votuese nga fshati Tunjë i Gramshit u ndje në vështirësi të dielën e 25 prillit, pasi mori fletën e saj të votimit dhe u drejtua te dhoma e fshehtë për të përzgjedhur partinë dhe kandidatin e ‘pëlqyer’ për deputet në zgjedhjet parlamentare.

“Unë mendova se ishte kandidati dhe zgjodha dy numra, duke mos kuptuar fletën,” tha ajo, ndërsa u ankua se informacioni që kishte marrë nga media mbi fletën e votimit nuk kishte qenë i mjaftueshëm.

Rasti i A.M nuk është i izoluar, pasi sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit u regjistruan 83,024 vota të pavlefshme.

Sipas ekspertëve, gabimi që ka bërë votuesja nga fshati Tunjë i Gramshit identifikohet si votim vertikal, ose rasti kur një votues zgjedh gabimisht dy subjekte zgjedhore, duke e ngatërruar njërin prej tyre me kandidatin për deputet.

Sipas numëuesve dhe komisionerëve zgjedhorë, votimi vertikal ka qenë një nga gabimet më të shpeshta që ka sjellë vota të pavlefshme në zonën e Elbasanit, një pasojë e edukimit të dobët të zgjedhësve mbi mënyrën e votimit gjatë fushatës elektorale që i parapriu zgjedhjet parlamentare.

“Kandidatët nuk kanë arritur t’ua shpjegojnë mirë njerëzve se vota për kandidatin duhej edhe për partinë respektive.  Ka shumë vota të pavlefshme, ku zgjedhësit  kanë votuar kandidatë të Partisë Demokratike dhe logon e Partisë Socialiste,” i tha BIRN një numërues i Partisë Socialiste në KZAZ Nr.47 në Elbasan.

Sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në qarkun e Elbasanit janë regjistruar 9771 vota të pavlefshme, gati 5.9% e të gjithë votave të hedhura në kutitë e votimit me 25 prill. Të dhënat e KQZ-së tregojnë se problematika e votave të pavlefshme ka qenë e shtrirë në të gjithë vendin.

“Njërëzit kanë votuar dy logo partie, duke menduar se ishin duke votuar partinë dhe kandidatin,” shpjegoi K.B, përfaqësuesja e KZAZ-së në bashkinë e Belshit. “Ka shumë raste kur kanë votuar logot e dy partive kryesore në zgjedhje dhe më pas kanë votuar kandidatët e preferuar, por vertikalisht,” shtoi ajo.

Sipas komisionerëve, këto gabime kanë ardhur si pasojë e mungesës së edukimit të zgjedhësve. Në bashkinë e Belshit ku votuan 9890 persona, 692 vota u shpallën të pavlefshme.

“Nuk e kanë kuptuar se në këtë mënyrë votonin logon e një partie tjetër, duke e nxjerrë votën e pavlefshme,” tha përfaqësuesja e KZAZ, ndërsa shtoi se një tjetër fenomen i vënë re në Belsh ishte vota për dy kandidatë në parti të ndryshme.

Shumë zgjedhës e kanë kuptuar gabimin vetëm pasi kanë votuar.

“Vetëm në televizor e mësova që kam votuar gabim,” i tha BIRN një zonjë e moshuar nga Elbasani.

“Në bashki ne mund të zgjidhnim ndryshe partinë dhe ndryshe kandidatin për kryetar bashkie,” shtoi ajo, duke iu referuar zgjedhjeve vendore.

Qemal Tusha, drejtues i KZAZ-së nr.48 në Elbasan, ka një shpjegim për këtë fenomen mjaft të dukshëm në këto zgjedhje. Ai thekson se votimi me një fletë votimi i ngatërroi zgjedhësit.

“Procesi i votimit me një fletë ishte i parakohshëm, pasi ne jemi në kushtet kur votuesi nuk është shumë i specializuar dhe do pak kohë të mësohet me ndryshime të tilla,” tha Tusha, që si përfaqësues i PS-së ka një eksperiencë të gjatë në proceset zgjedhore.

Sipas Tushës, modeli i zgjedhjeve lokale me dy fletë votimi do të ishte zgjidhje më e mirë.

“Dy fletë votimi, një për subjektin politik dhe një për kandidatët do i kishte orientuar shumë më mirë zgjedhësit dhe nuk do të kishim kaq shumë probleme sa kanë dalë në këto zgjedhje me votat e pavlefshme,” përfundoi ai.

Etiketa: bashkiBelshBIRNdeputetelbasankandidatëtkomisionerKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZkryetarKZAZLokaleMediaMjaftPartisë DemokratikePartisë SocialistePSQarqetVasil ShantoVotaVotat e pavleshmevotimVotimiVotuesvotuesitzgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
Vlonjatët i hoqën PS-së 6,700 vota, por rënia e LSI i shpëtoi mandatin

Vlonjatët i hoqën PS-së 6,700 vota, por rënia e LSI i shpëtoi mandatin

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.