
Gjykata e Apelit pranë SPAK pritet të shqyrtojë nesër vendimin për sekuestrimin e kopjuterëve të publikimit online Lapsi.al. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se urdhri cënon lirinë e shtypit.

/r/n/r/nBUSHATI AND SHKULLAKU AT SPAK – Well-known journalists Andi Bushati and Armand Shkullaku, coming out of the Special Prosecution Against Corruption and Organized Crime (SPAK), which has summoned the administrators of the portal Lapsi.al, regarding the investigation into the data of 920 thousand voters used by the Socialist Party (SP). SPAK has requested the blocking of the Lapsi.al server for a period of several months, in order to investigate the documents and publications made by journalists about the data file used by the Socialist Party to influence voters (the so-called patronage scheme).
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, CPJ, një organizatë ndërkombëtare për lirinë e medias, i bëri thirrje SPAK të heqë dorë menjëherë nga hetimi i Lapsi.al dhe të sigurohen që të gjithë gazetarët të mbrojnë burimet e tyre konfidenciale. CPJ, e cila në Shqipëri njihet në veçanti për shpalljen e ish-presidentit Sali Berisha si një nga dhjetë armiqtë më të mëdhenj të shtypit në botë në vitin 1997, bëri të ditur në një njoftim për shtyp të mërkurën se urdhri i gjykatës cënon rëndë shtypin e lirë.
“Është me rëndësi jetësore që gazetarët të jenë në gjendje të mbrojnë burimet e tyre konfidenciale dhe autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë këtë shtyllë mbajtëse të lirisë së shtypit,” deklaroi Gulnoza Said, koordinator i CPJ për Europën dhe Azinë Qendrore. “Marrja në pyetje nga prokurorët shqiptarë të botuesit Andi Bushati dhe përpjekjet për të detyruar Lapsi.al të dorëzojë të gjitha pajisjet elektronike, përbën presion të papërshtatshëm mbi këtë media dhe mund të ketë efekt frikësues për gazetarinë investigative”, shtoi ai.
Lapsi.al publikoi më 11 prill lajmin se Partia Socialiste ka në posedim një databazë me emrat e 910 mijë votuesve të qarkut Tiranë krahas të dhënave të tjera personale, të tilla si punësimi dhe preferenca e votuesve në zgjedhjet e kaluara, si dhe faktin që kjo parti ka përcaktuar një patronazhist për çdo votues.
Ndërsa qytetarët ngritën pikëpyetje se me çfarë të drejte dhe nga çfarë burimesh partia në pushtet ka përvetësuar të dhënat personale të tyre, SPAK mori në pyetje drejtuesit e Lapsit për këtë çështje, por nuk hetuan Partinë Socialiste, të cilës besohet se i përket databaza.
Mbi drejtuesit e Lapsit nuk ka akuza të ngritura, por ekspertët e lirisë së medias vërejnë se edhe vetë marrja në pyetje apo urdhri i sekuestrimit të pajimeve përbën presion të papërshtatshëm mbi median.
Sipas njoftimit për shtyp të CPJ-së, zyra e kryeministrit Edi Rama dhe SPAK nuk iu përgjigjën kërkesës së saj për koment.







