AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Krim në familje, burri vret gruan në derë të gjykatës

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia në vendin e ngjarjes në Elbasan. Foto:Bardha Nergjoni

Një grua u vra nga bashkëshorti pranë Gjykatës së Elbasanit, ndërsa avokati i viktimës dhe një kalimtar u plagosën. Autori i dyshuar u arrestua pak minuta pas ngjarjes së rëndë.

Policia në vendin e ngjarjes në Elbasan. Foto:Bardha Nergjoni

Koçi Buzo 58 vjeç, u arrestua të enjten nga policia vetëm pak minuta pasi dyshohet se vrau me kallashnikov bashkëshorten e tij Liljana Buzo 54 vjeç. Policia e Elbasanit njoftoi se nga të shtënat me armë mbeti i plagosur edhe avokati i viktimës Gëzim Toçila dhe një kalimtar i rastit.

Ngjarja ndodhi mesditën e së enjtes rreth 100 metra nga godina e Gjykatës së Elbasanit, në rrugën mes këtij institucioni dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut.

Viktima u transportua menjëherë drejt spitalit kirurgjik, por gjendja e saj ishte e rëndë dhe ajo u nda nga jeta pa mbërritur në spital. Ndërkohë avokati Gëzim Toçila mori një plumb në këmbë, ndërsa kalimtari mbeti i plagosur në dorë. Ata iu nënshtruan ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

BIRN mësoi nga dëshmitarë se ngjarja ka ndodhur menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore divorci mes bashkëshortëve Buzo. Dëshmitarët thanë se viktima pas seancës ka qenë e shoqëruar nga avokati Gëzim Toçila dhe njëri nga djemtë. Autori i dyshuar Koço Buzo i ka ndjekur nga pas duke qëlluar me breshëri automatiku gruan 54 vjeçare.

Dëshmitarë okularë thanë se autori i dyshuar u çarmatos nga një burrë rreth 60 vjeç, pronar i një rrobaqepësie në rrugën ku ndodhi ngjarja. Policia konfirmoi për BIRN se i dyshuari ishte ndaluar fillimisht nga banori i lagjes që e ka çarmatosur.

58 vjeçari ka tentuar të largohet në rrugicat e lagjes, por është kapur në një kohë të shkurtër nga policia. Më parë ai ka qenë efektiv i policisë dhe vitet e fundit punonte si roje private pranë një kompanie sigurie. Çifti ka tre fëmijë në moshë të rritur.

Dhuna në familje që përshkallëzon në krime të rënda mbetet një prej krimeve më shqetësuese në vend. BIRN ka gjetur në një sërë shkrimesh të mëparshme që institucionet e drejtësisë dhe të tjerë të ngarkuar me ligj kanë dështuar në vijim të ofrojnë mbrojtje efektive për viktimat e dhunës në familje, duke sjellë shpesh krime si ai i të enjtes në Elbasan.

Etiketa: BashkëshortiBIRNdëshmitarëdhunadhuna në familjeDhunëelbasanFamiljeGjykatëGjykatësGjyqKallashnikovKrimKrimeLigjmbrojtjePoliciaPolicia e ElbasanitSpitalviktimaViktimat e dhunës
Tjetri
Shpërthimi në nënstacionin e naftës, plagoset një naftëtar

Plagosja e naftëtarit, gjykata cakton detyrim paraqitjeje për drejtuesin e sigurimit teknik

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.