AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Berat, pjesëmarrja e ulët dhe 77 vota minus për LSI favorizuan PS

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Partia Socialiste arriti të marrë 5 mandate në qarkun e Beratit, një më shumë se sa në tre zgjedhjet e fundit, por mandati i pestë u fitua me vetëm 77 vota diferencë.


Pjesëmarrja në zgjedhje në qarkun e Beratit më 25 prill 2021 ishte më e ulëta e shënuar ndonjëherë, vetëm 44% ose afro 81 mijë vota të hedhura në kuti. Por pjesëmarrja e ulët u reflektua në rënie për qeverinë dhe opozitën njëkohësisht, ku rritja mbresëlënëse e Partisë Demokratike nuk mjaftoi për të mbuluar rënien dramatike të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në fund, të shtatë mandatet e qarkut u ndanë, pesë për PS, 2 për PD dhe zero për LSI. Megjithatë, LSI e humbi mandatin e saj pasi mori vetëm 77 vota më pak nga sa i nevojiteshin. LSI ka ankimuar në Këshillin e Ankimimeve dhe Sanksioneve të KQZ-së duke kërkuar shpallje të pavlefshme të rezultateve në disa qendra votimi në këtë qark. Sipas LSI, pamjet filmike tregojnë se së paku 80 vota të saj janë tjetërsuar.

LSI mori në zgjedhjet e 25 prillit në Berat gati 8,400 vota, 11 mijë më pak nga sa pati marrë më 2017, por këto vota duket se nuk i shkuan Partisë Socialiste. PS, e cila garoi me dy ish-deputetë të LSI me synimin për të gërryer vota nga kjo parti, mori 42 mijë vota në qark, 3 mijë më pak se sa katër vjet më parë dhe rezultati më i dobët i saj që nga viti 2013. Partia Demokratike arriti të marrë 23 mijë vota, ose 7 mijë më shumë se sa zgjedhjet e kaluara, duke marrë kështu dy mandate. Por rritja e saj nuk ishte e mjaftueshme për të kompensuar rënien e LSI-së. PD dhe LSI sëbashku morën 4,300 vota më pak se sa më 2017, ndërsa humbjet e PS-së ishin 3 mijë vota.

Rreth 85% e votuesve dhanë një votë pëlqyese për një kandidat ndërsa kandidatet gra morën 17% të votave pëlqyese.

Blendi Klosi ishte kandidati më i pëlqyer nga socialistët e Beratit me 12 mijë vota personale, pasuar nga Bardhyl Kollçaku me gati 6,400 vota. Mes demokratëve, Tomorr Alizoti mori 5 mijë vota pëlqyese ndërsa Kasëm Mahmutaj mori gati 4,300 vota.

Kandidati i dytë i LSI-së, Bernard Nonaj mori gati 2500 vota pëlqyese, duke mposhtur kryesuesin e listës, Ardit Çelën me 1500 vota.

Qarku i Beratit ka pësuar ndryshime të mëdha përgjatë katër zgjedhjeve të fundit parlamentare. Në vitin 2009, PS mori 4 mandate, PD 3 dhe LSI 1, në një kohë kur në qark dilnin tetë deputetë. Në zgjedhjet e vitit 2013, LSI arriti t’i marrë një mandat PD-së, e cila ra në dy mandate ndërsa PS ruajti katër mandatet e saj. Në zgjedhjet e vitit 2017 Berati nxori shtatë mandate, një më pak se sa më parë, për shkak të rënies së popullsisë. Mandati mangët u humb nga Partia Demokratike, e cila në këtë qark u bë parti e tretë pas PS-së dhe LSI-së.

Në Berat ashtu si edhe në qarqe të tjera, pjesëmarrja e votueseve gra në zgjedhje ishte më e ulët se sa ajo e burrave.

Deputetët e ardhshëm të Beratit do të jenë:

Për Partinë Socialiste: Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollçaku, Fadil Nasufi, Nasip Naço dhe Blendi Klosi.

Për Partinë Demokratike: Tomor Alizoti dhe Kasëm Mahmutaj.

Etiketa: AKUBeratBlendi KlosideputetFadil NasufigraKASKasëm MahmutajKQZLSImandatetNasip NaçoPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistePDPSSHTomorrTomorr AlizotiVotaVotimizgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
Ramazani i dytë në pandemi, një sfidë për mylsimanët në Ballkan

Ramazani i dytë në pandemi, një sfidë për mylsimanët në Ballkan

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.