AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia plagos të dyshuarin si roje parcele kanabisi

Valbona DavidhingaValbona Davidhi
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forca të policisë gjatë aksionit në Gjorgoz, Fier. Foto: Valbona Davidhi

Një 29 vjeçar u plagos gjatë një operacioni të policisë në Fier kundër kanabisit. I riu sipas policisë u gjet i armatosur pranë një parcele me fidanë të kanabisit, ndërsa refuzoi të hidhte armën.

Forca të policisë gjatë aksionit në Gjorgoz, Fier. Foto: Valbona Davidhi

Banorët e fshatit Gjorgoz në Patos panë mëngjesin e të hënës se si dhjetëra forca të policisë zbarkuan në fshatin e tyre. Policia rrethoi një zonë që njihet si “Përroi i Murtajës”, prej nga pak minuta më vonë u dëgjuan edhe të shtëna armësh.

Policia e Fierit njoftoi më vonë se një 29-vjeçar i identifikuar si Griseld Shpataraku u plagos në përballje me forcat e rendit ndërsa u gjet i armatosur pranë një zone të mbjellë me fidanë të kanabisit.

Policia tha se një nga punonjësit e saj kishte qëlluar Shpatarakun, pasi ky kishte refuzuar të hidhte kallashnikovin që mbante dhe ua kishte drejtuar atë oficerëve.

Në njoftimin zyrtar për shtyp policia tha se 29-vjeçari tentoi të mbushë armën kur pa policinë dhe nuk iu bind thirrjeve për ta hedhur atë.

Banorët thanë se ishin frikësuar nga prania e personave të armatosur që ruanin parcelat. “Ne nuk kemi patur raste të tilla këtu në fshat, ama atje në atë zonë shkojmë për dru dhe mund të më qëllonte të përballesha unë më atë që mbante kallashin në dorë”, tha një banor shtëpia e të cilit ndodhet  pranë vendit ku ndodhi përplasja e policisë me të riun.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Fierit ku mjekët konstatuan një plagë plumbi në shpatull nga e cila nuk i rrezikohet jeta.

Policia njoftoi po ashtu gjetjen e fidanëve të kanabisit. “Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në afërsi të vendit ku u konstatua shtetasi me armë kishte dhe fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njoftoi se po vazhdon kërkimet në zonë ndërsa pritet të marrë në pyetje 29-vjeçarin. Ndërkohë një hetim i brendshëm për rrethanat e ngjarjes ka nisur nga SHÇBA.

Etiketa: AMAArmëBanorëcannabisFierHetimKanabisiMjekmjekëoperacioniPatosPoliciaPolicia e FieritSHValbona
Tjetri
Gjyqtarja Flojera Davidhi përballet me vetingun

Gjyqtarja Flojera Davidhi përballet me vetingun

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.