AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Muzeu për piktorin Ibrahim Kodra mbetet në letër

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
5 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Piktori Ibrahim Kodra

Ngritja e muzeut kushtuar piktorit kubist me famë europiane, Ibrahim Kodra vazhdon të jetë thjesht një projekt.

Piktori Ibrahim Kodra

Edhe pse kanë kaluar 15 vjet nga vdekja e piktorit Ibrahim Kodra, ende nuk është  përcaktuar vendi se ku do të ndërtohet muzeu kushtuar veprës së tij.

Isuf Shehu, kryetar i shoqatës “Ishmi” tha për BIRN, se ata kanë propozuar prej kohësh, që muzeu ku do të përmblidhen të gjitha objektet më të rëndësishme të jetës së piktorit, si dhe një pjesë e madhe e tablove të karrierës së tij 60-vjeçare, të ndërtohet pranë vendit ku eshtrat e Kodrës pushojnë që nga viti 2006.

“Bashkëfshatari ynë i famshëm është varrosur pak metra larg kalasë mesjetare, në qendër të zonës,” tha  Shehu, sipas të cilit “ky do të ishte vendi më i përshtatshëm për muzeun-galeri të Ibrahim Kodrës”.

Që nga viti 1942, kur u kthye nga Italia për herë të parë, Ibrahim Kodra, ka ardhur katër herë në atdhe, dhe ka ndaluar thuajse përherë në vendlindje, në fshatin Likmetaj të Ishmit.

“Kur ndërroi jetë, më 7 shkurt 2006, fshatarët e Ishmit vunë në dispozicion menjëherë truallin për vendvarrimin e artistit dhe kjo është arsyeja që e shohim muzeun të lidhur edhe me pllajën, ku ai prehet që  prej 15 vitesh,” kujton Shehu.

Bashkëfshatarët e Mjeshtrit janë të përmbajtur në entuziasmin e tyre për ndërtimin e muzeut, edhe pse mund të ngrihet larg vendvarrimit të Kodrës.

Ditët e fundit shoqata “Rrënjët shqiptare” ka marrë miratimin e qeverisë për ndërtimin e 44 shtëpive, ku do të strehohen po aq familje ishmake, të cilave tërmeti i 26 nëntorit 2019 ua dëmtoi rëndë banesat.

Financuesit presin miratimin edhe për ngritjen e një biblioteke për fëmijë, si dhe për ndërtimin e muzeut kushtuar Ibrahim Kodrës.

Lagjia e re, me dy institucionet e kulturës, ka nisur të ndërtohet pranë fshatit Lalëz, rreth 4 km para se të mbërrish në vendvarrimin e piktorit nga Ishmi.

Përfaqësuesit e komunitetit mendojnë se Muzeu do të jetë larg vendit, që mund të vizitohet edhe nga turistët vendas dhe të huaj.

“Ne do ta pranojmë zgjidhjen e muzeut në lagjen e re të fshatit Lalëz, se përballë zvarritjeve shumëvjeçare, e quajmë më të rëndësishme ngritjen e tij, kudo që të jetë,” tha për BIRN, Lulzim Bega, kryetari I shoqatës “Ibrahim Kodra”.

Sipas Begës, alternativa e paraqitur pprej shoqatës që ai drejton, lidhej me shtëpinë ku ai lindi në vitin 1918.

“Shtëpia në Likmetaj nuk ekziston më, por në oborrin ku ai u rrit mund të ngrihej një banesë muze, që do ti shërbente krejt trevës së Ishmit,” thotë Bega.

Një muaj më parë, në galerinë e arteve pamore të Durrësit u paraqitën rreth 80 tablo nga po aq autorë italianë.

Por shumë pak nga vizitorët e kujtojnë se si kanë mbërritur  ato në qytetin e lashtë.

Punimet i përkasin fondit “Kodra” dhe kanë mbërritur në qytetin bregdetar pak muaj para se piktori Ibrahim Kodra të ndërronte jetë, më 7 shkurt 2006.

Emiljan Metaj, ish-drejtues I kulturës në Durrës, kujton se nisma ishte ndërmarrë nga mjeshtri Kodra, dhe kolegët e tij të huaj i dhuruan bashkisë së Durrësit 127 vepra, shumica në telajo, dhe pak prej tyre në skulpturë.

Që nga ajo kohë veprat janë magazinuar në depo të ndryshme, por as nuk janë ekspozuar asnjëherë të plota, dhe as nuk kanë mundur të jenë pjesë e një katalogu, muzeu apo të një galerie, siç u premtua 15 vjet më parë.

Duke u kthyer te muzeu i pritur prej kohësh, specialisti i turizmit Tasim Besho tha për BIRN se propozimet për  vendin e ndërtimit të godinës duhen diskutuar me grupet e interesit në njësinë administrative të Ishmit, që  i përket bashkisë së Durrësit.

“Një muze i plotë ngrihet me elementet dhe objektet, të cilat mund të kërkohen pjesërisht në trevën ku mjeshtri Ibrahim Kodra lindi dhe u rrit,”  shprehet Tasim Besho, duke nënvizuar nevojën e kontakteve mes ndërtuesve dhe komunitetit.

Ishmi ka një potencial të madh turistik, ku përveç zoonës kodrinore dhe bregdetit, gjen rrënojat e Bazilikës së Gjuricajt, kalanë e Ishmit dhe kështjellën e Skenderbeut në Kepin e Rodonit.

“Muzeu kushtuar Kodrës do ti shtojë vlerat turistike të Ishmit,” shton Besho, duke kujtuar se vendvarrimi i Kodrës dhe kalaja mesjetare janë kthyer në vende mjaft të vizituara nga studentët dhe tashmë ai është një vend I preferuarpër qytetarët nga Kosova.

Etiketa: AdministrativeBIRNDurrësFamiljeGaleriIbrahim KodraIshmiIsuf ShehuItaliaKosovakryetarMjaftMuzeunismaParaSHshqiptarestudentturist
Tjetri
Nik Gjeloshaj i Tuzit: Mali i Zi diskriminon shqiptarët

Nik Gjeloshaj i Tuzit: Mali i Zi diskriminon shqiptarët

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.