AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar Desart Avdulaj –Gjykata e Apelit Durrës

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Skeda, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Desart Avdulaj do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtari Desart Avdulaj i Gjykatës së Apelit të Durrësit do të përballet të premten më 21 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Roland Ilia, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine.

Desart Avdulaj ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Durrësit, u emërua gjyqtar në Gjykatën e Gjirokastrës. Prej vitit 2013, ai e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Durrësit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Desart Avdulaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari i Apelit të Durrësit, Desart Avdulaj nga viti 2003 deri në fund te vitit 2017.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Desart Avdulaj nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 18.5 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 1.3 milionë lekësh.

Ai zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 15.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 703 mijë lekësh, kursime në cash prej 600 mijë lekësh si dhe një automjet me vlerë 420 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 21.7 milionë lekë, nga të cilat 65% e totalit burojnë nga paga dhe mësimdhënia e Z.Avdulaj, 27% nga të ardhurat e bashkëshortes dhe gati 6% nga dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” huatë e marra për blerjen e një apartamenti si dhe përdorimin e kursimeve cash në shtëpi për kryerjen e investimeve.

Në vitin 2015, subjekti Desart Avdulaj deklaron shtesë aseti, apartament banimi në Tiranë me sipërfaqe 169.8 m2, me vlerë 101,880 euro. Si burim financimi për këtë aset rezultojnë 4 kontrata huamarrje pa interes ndaj personave fizikë në vlerën 50,000 euro dhe 15,000 Paund, ndërsa diferenca është plotësuar përmes kursimeve në gjendje cash, të akumuluara deri në atë moment në shtëpi.

Në vitin 2017, subjekti deklaron gjithashtu blerje garazhi në vlerë 10,000 euro dhe sistem kondicionimi në banesë me vlerë 1,367,800 lekë, me burim financimi gjendjen cash të akumuluar dhe të mbajtur në shtëpi.

Në vitin 2017, ai deklaron gjithashtu se ka shlyer huatë në vlerë 40,000 euro dhe 15,000 Paund që shërbyen për blerjen e apartamentit, me burim një kredi bankare në vlerën 60,000 euro.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNblerjeBrunilda BekteshiDesart AvdulajDurrësEuroflamuj të kuqGjykataGjykata e ApelitGjykata e Apelit DurrësGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollikredipasuriaraportreporterreporter.alRoland IliaSHSkedaXhensila Pine
Tjetri
Dosja 184: Gjykata u mbyll dyert gazetarëve me pretekstin e masave anti-COVID

Dosja 184: Gjykata u mbyll dyert gazetarëve me pretekstin e masave anti-COVID

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.