AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

ONM rekomandon ‘vlerësim negativ’ për profesionalizmin e gjyqtarit Gerd Hoxha

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi vlerësim negativ për profesionalizmin e gjyqtarit të Tiranës, Gerd Hoxha, bazuar në tre gjetje, dy prej të cilave kishin të bënin me vendimmarrjen si anëtar i KLD-së. Hoxha vlerësoi hetimin e KPK dhe kërkoi konfirmim në detyrë.

Gjyqtari i Tiranës, Gerd Hoxha pas seancës dëgjimore me KPK-në. Foto: Vladimir Karaj.

Dy vendimmarrje të gjyqtarit Gerd Hoxha gjatë kohës që ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe një dosje penale e shqyrtuar prej tij u paraqitën të martën në seancë dëgjimore në KPK si gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në kriterin e profesionalizmit. Relatorja Genta Tafa (Bungo) theksoi se ONM i cilësonte problematike të tre gjetjet dhe kërkonte vlerësim negativ në këtë kriter, duke i cilësuar vendimmarrjet e Hoxhës si anëtar i KLD-së si cenim i besimit të publikut te drejtësia.

Nga sa u relatua, bëhej fjalë për vendimet e KLD-së në dhënien e lejes për ish-gjyqtarin Gjin Gjoni dhe rrëzimin e kërkesës së Ministrit të Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtarit Petrit Aliaj. Gjetja e tretë e ONM-së ishte mbi një dosje penale në ngarkim të një infermiereje dhe farmacistes të QSUT-së për abuzime me barnat për të sëmurët me kancer.

Gjyqtari Hoxha, i cili ishte shortuar për rivlerësim që në nëntor 2018, akuzoi Këshillin e Lartë Gjyqësor për një hetim të përciptë sa i përket problemeve në dosjen penale, për të cilat tha se kishte provuar të kundërtën. Ai tha gjithashtu se ndante të njëjtin qëndrim me ONM në lidhje me vendimin për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, por pretendoi se ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhej të zbatonte vendimin e gjykatës.

Hoxha iu nënshtrua rivlerësimit nga një trupë e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Genta Tafa Bungo, anëtare Brunilda Bekteshi, ndërsa ONM përfaqësohej nga Marie Tuma.

Gjatë relatimit, KPK vuri në dukje disa mungesa burimesh financiare sa i përket pasurive që gjyqtari kishte së bashku me ish-bashkëshorten Elbana Lluri, po ashtu gjyqtare. Lluri u konfirmua nga KPK, por me rekomandim të ONM-së, Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për të.

Gerd Hoxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës prej 18 vitesh. Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Hoxha ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Gjetjet e ONM-së

Relatorja Tafa lexoi gjatë seancës tre gjetjet e ONM-së ndaj Hoxhës, përfshi edhe rekomandimin për t’i cilësuar këto si ‘cenim i besimit të publikut te drejtësia”.

Tafa vuri në dukje se gjetja e parë kishte të bënte me dosjen penale për “shpërdorim detyre”. Sipas relatimit, KLGJ në vlerësimin profesional të Hoxhës e kishte cilësuar këtë si një dosje me probleme proceduriale –ku mungonin njoftimet e palëve, kishte pasur një përplasje me prokurorin dhe një kërkesë për përjashtim të Hoxhës, që nuk gjendej në dosje dhe po ashtu në dosje nuk gjendeshin disa materiale të tjera. Ndërkohë, 45 seanca kishin dështuar. ONM i kishte cilësuar këto gabime serioze.

Hoxha nuk e lexoi mbrojtjen e tij, por i pyetur nga vëzhguesja ndërkombëtare, kundërshtoi gjetjet dhe tha se ONM ishte keqinformuar prej raportit të KLGJ-së, të cilin e quajti të cekët.

Gjyqtari shtoi se kishte kthyer përgjigje të detajuara dhe pasi kishte parë dosjen që ndodhej në Gjykatën e Lartë kishte gjetur se nuk mungonin materialet e pretenduara. Ai fajësoi KLGJ-në për këtë dhe tha se KPK kishte informacion të mjaftueshëm për të vlerësuar. Ai shtoi se nga 45 seancat, vetëm katër kishin dështuar për “faj” të tij dhe paraqiti arsyet pse kishte munguar në të katër rastet.

Rasti i dytë i referuar nga ONM kishte të vënte me vendimin për dhënie të lejes ndaj ish-gjyqtarit Gjin Gjoni. Tafa lexoi gjetjet e KPK-së në këtë rast, në të cilat vihej në dukje se Hoxha si magjistrat mbante përgjegjësi për qëndrimin dhe votën e tij në këtë vendim edhe pse vendimi ishte marrë nga një organ kolegjial. Hoxha nuk dha shpjegime në lidhje me këtë rast.

Rasti i tretë siç kuptoi BIRN kishte të bënte me vendimin e KLD-së për të rrëzuar kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj. Aliaj, i cili u shkarkua nga KPK për shkak të problemeve me pasurinë, ishte gjetur i pafajshëm në një hetim të vitit 2017 nga prokuroria e Elbasanit.

ONM pretendonte se Hoxha kishte qenë aktiv në diskutime në mbledhjen e KLD-së, në të cilën ishte vendosur rrëzimi i kërkesës së ministrit dhe se çështja penale në procesin administrativ ishte marrë gabimisht parasysh, pasi edhe pse ishin bazuar mbi të njëjtin fakt, ato nuk ishin të lidhura dhe nuk pengonin njëra- tjetrën. Vëzhguesi në këtë pikë arsyeton se vendimmarrja e Hoxhës, pavarësisht se ishte pjesë e një organi kolegjial, kishte “cënuar besimin e publikut te drejtësia”.

Sa i përket kësaj çështje, Hoxha tha se ndante të njëjtin qëndrim me ONM, sa i përket lidhjes mes çështjes penale dhe asaj administrative. Ai megjithatë tha se vendimi i KLD-së, që kishte rrëzuar shkarkimin e Aliajt, ishte i detyruar për shkak të vendimit të formës së prerë të gjykatës. “KLD kishte detyrë të zbatonte vendimet e Gjykatës Kushtetuese,”  tha Hoxha.

Gjetjet në kriterin e pasurisë

Relatorja Tafa tha se Hoxha i ishte nënshtruar një hetimi të thelluar sa i përket pasurisë, që kryesisht kishte të bënte me asetet e ndara 50 me 50 me ish- bashkëshorten.

Nga hetimi, KPK veçoi se i kishte kaluar Hoxhës barrë prove për të dokumentuar pagesën e detyrimeve tatimore për kursimet 2.5 milionë lekë të deklaruara prej tij në vitin 2003 para fillimit të detyrës. Këto kursime ishin përdorur në shumën 1.5 milion lekë në blerjen e apartamentit 125 metra për 6.5 milionë lekë nga ish-baxhanaku dhe motra e ish-bashkëshortes.

Mungesa e dokumentacionit për këtë shumë ishte edhe një nga arsyet e rekomandimit të ONM për apelim të vendimit për ish-bashkëshorten.

Barrë prove Hoxhës iu kalua edhe për një hua prej 25 mijë eurosh, që ish-bashkëshortja kishte marrë tek prindërit e saj përpara martesës. KPK tha se prindërit e ish-bashkëshortes nuk kishin pasur të ardhura dhe një pagesë prej 40 mijë lekësh e deklaruar si dhuratë mujore prej vajzës tjetër, nuk ishte e dokumentuar.

Hoxha tha se prindërit e ish-bashkëshortes kishin pasur të ardhura dhe se motra e ish-bashkëshortes i kishte ndihmuar në vijim. Ai shtoi se sikur një pjesë e vogël e pagesës të konsiderohej e kursyer, ata i kishin të ardhurat për këtë hua.

KPK i kaloi Hoxhës barrë prove për një bilanc negativ prej 900 mijë lekësh dhe po ashtu edhe për mospërputhje të deklarimeve dhe dokumentacionit në shit-blerjen e disa mjeteve.

Komisioni vuri në dukje se kishte hetuar edhe një makinë të babait të Hoxhës e blerë për shumën 37 mijë euro në vitin 2011. Hoxha kishte kontratë huapërdorje për këtë mjet, ndërsa sipas hetimit, babait të Hoxhës i mungonin të ardhurat e ligjshme për blerjen e tij. Automjeti ishte blerë me dy hua nga të afërm që rezultuan pa probleme.

I pyetur nga kryesuesi Olsi Komici mbi marrëdhëniet me këtë mjet, për të cilin ONM në apelin për ish-bashkëshorten Lluri ka ngritur dyshime se ishte pasuri e fshehur e vetë gjyqtarit, Hoxha pretendoi se babai e kishte blerë për shkak të gjendjes shëndetësore. Ai tha se i ati nuk mund të përdorte mjete të tjera për shkak të problemeve me shëndetin dhe se ai vetë e kishte përdorur atë shumë rrallë në udhëtime të gjata. Ai tha se kur babai u sëmur, makina u shit dhe paratë janë në llogarinë bankare të të atit.

Hoxha u gjet pa probleme në kriterin e figurës. Ai vlerësoi procesin e zhvilluar nga Komisioni. Tha se kishte pasur mundësinë të sillte materiale dhe të provonte të kundërtën e barrës së provës dhe e cilësoi hetimin shterues. Seanca e njoftimit të vendimit u caktua në 3 qershor.

Etiketa: AdministrativeApelimBIRNBrunilda BekteshidosjeDrejtësiaElbana LluriEuroGenta Tafa BungoGerd HoxhaGjin GjoniGjykata e Rrethit TiranëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarGjyqtareHetimhuaKLGJKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfirmimKPKkryetarkushtetueseMakinaMASONMOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitParaPetrit AliajProkuroriaQSUTSeancaSHShpërdorim detyreshqipTiranëVendimVendimiVlorë
Tjetri
Tre të arrestuar në Durrës u kapën me 3.4 kg eksploziv

Tre të arrestuar në Durrës u kapën me 3.4 kg eksploziv

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.