AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ministri Çuçi sulmoi gjyqtarin, KLGj ankohet në përgjithësi ndaj ndërhyrjeve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Një ditë pasi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi sulmoi një gjyqtar në Gjirokastër për shkak të vendimmarrjes së këtij të fundit në mbrojtje të një qytetari, Këshilli i Lartë Gjyqësor shprehu “keqardhje për mosrespektim të pavarësisë”, por pa përmendur Çuçin me emër.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Në vendet normale të shtetit të së drejtës, qytetarët kanë të drejtë të ankohen ndaj një vendimi të qeverisë në një gjykatë të pavarur, e cila, mbron qytetarët nga abuzimi me pushtetin. Kjo është ajo çfarë bëri një qytetar, ‘viktimë’ e një urdhri të qeverisë për shembje objekti, për të cilin, qeveria aludon se është pa leje. Dhe gjykata administrative e Gjirokastrës urdhëroi pezullimin e aktit administrativ në pritje të gjykimit të çështjes.

Gjithçka deri këtu rrodhi siç duhet; ku qeveria është subjekt i ligjit dhe i kontrolluar nga një gjykatë e pavarur. Por këtu normaliteti mori fund dhe dy pushtetet, ekzekutivi dhe gjyqësori u përplasën në distancë, ku ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i dha të drejtë vetes të sulmojë publikisht një gjyqtar, vetëm për shkak se ky i fundit dha një vendim në mbrojtje të një qytetari.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili është institucioni mbikëqyrës i gjyqtarëve, lëshoi një deklaratë të enjten, duke kërkuar nga “persona publikë” që të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Çuçi deklaroi në një letër të publikuar gjerësisht në media se gjyqtari Elidon Papazisi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër kishte thyer ligjin duke “pranuar pjesërisht kërkesën e paditësit për marrjen e masës së sigurimit të padisë”, një vendim që sipas Çuçit, është ndërmarrë “pa u thelluar në arsyetimin e saj dhe duke mos i dhënë rëndësinë e duhur kundërvajtjes së ndërtimit pa leje”.

Ky krim sipas Çuçit, ka sjellë pezullim të planit të qeverisë për të shembur një ndërtim që sipas saj, është pa leje, sipas fragmenteve të letrës të publikuar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare.  [Link].

Në atë që mund të konsiderohet si një kërcënim i hapur ndaj gjyqtarëve, letra e Çuçit paralajmëron se ai do të përdorë burimet njerëzore të ministrisë së tij për të shqyrtuar “çdo vendim të ndërmarrë nga çdo gjyqtar” që guxon të marrë vendime që bien ndesh me dëshirat e qeverisë, pa shpjeguar se mbi çfarë baze ligjore Ministrisë së Brendshme i lind e drejta të mbikëqyrë apo denoncojë publikisht vendimet e gjykatave.

Ndryshe nga Çuçi, i cili nuk është zyrtari i vetëm shtetëror që i jep të drejtë vetes të gjykojë punën e gjykatave, Këshilli i Lartë Gjyqësor deklaroi se ndërhyrje të tilla në veprimtarinë e gjykatave “passjell përgjegjësi sipas ligjit”.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton se ditët e fundit janë bërë deklarata nga persona publikë që shprehin pakënaqësi ndaj vendimeve të dhëna nga gjykatat,” deklaroi KLGJ të enjten, pa e përmendur Çuçin me emër.

“Dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi, ndërhyrjeje të subjekteve publike ose private. Ky është kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës,” deklaroi KLGJ.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka ndërmarrë një operacion tjetër propagandistik duke deklaruar se do të shembë ndërtimet pa leje. Qeveria nuk ka shpjeguar se për çfarë arsyeje, ndërtimet pa leje janë lejuar të ngrihen gjatë muajve të mëparshëm.

Etiketa: AdministrativeBledi ÇuçiEdi RamaElidon PapazisiGjykataGjykata AdministrativeGjykata Administrative e GjirokastrësGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKrimMASmbrojtjeMediaNaureda LlagamioperacionPunëQeveriaRamashembjeshqiptareVendimVendimetVendimi
Tjetri
Prokurorja Irma Balli kërkon përmbysjen e shkarkimit në Kolegj

Prokurorja Irma Balli kërkon përmbysjen e shkarkimit në Kolegj

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.