AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Organizatat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Ruçit të tërheqë rregulloren që kufizon aksesin e gazetarëve në parlament

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetarët në protestë kundër bllokimit të aksesit për të mbuluar punimet e Komisioneve Parlamentare. Foto: Vladimir Karaj.

Katër organizata ndërkombëtare të lirisë së shprehjes i dërguan të premten një letër të hapur kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ku i kërkojnë tërheqjen e rregullores së re kontroverse që ndalon gazetarët të ndjekin punimet e parlamentit dhe zëvendëson raportimin e pavarur me pamje të gatshme.

Gazetarët në protestë kundër bllokimit të aksesit për të mbuluar punimet e Komisioneve Parlamentare. Foto: Vladimir Karaj.

Organizatat e konsorciumit për Reagim të Shpejtë për çështje të Lirisë së Medias i bënë thirrje të premten kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi të tërheqë rregulloren e re të miratuar për marrëdhëniet me median, duke e cilësuar atë kufizuese për transparencën e parlamentit dhe të dëmshme për demokracinë në vend.

“Ne me respekt të kërkojmë të tërheqësh këto rregulla të reja dhe të mbash standardet aktualisht të larta për akses të gazetarëve dhe të punonjësve të medias. Çdo ndryshim i ri duhet të prezantohet vetëm pas konsultimeve me organizatat e gazetarëve, sindikatat dhe shoqërinë civile,” shkruajnë organizatat në letrën e hapur të publikuar online.

Organizatat nënshkruese, Artikulli 19, Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit (ECPMF), Federata Evropiane e Gazetarëve, (EFJ) dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), janë disa nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së fjalës në botë.

Letra e tyre erdhi pas shqetësimeve dhe protestave të gazetarëve shqiptarë, të cilët paralajmëruan se Kuvendi i Shqipërisë ka në plan të mbyllë efektivisht dyert për raportim të pavarur dhe po krijon një sistem të ngjashëm me ERTV-në, ku pamjet dhe përmbajtja e raportuar është produkt i administratës së kuvendit dhe jo i gazetarëve dhe kameramanëve.

Kuvendi i Shqipërisë deklaroi fillimisht se rregullorja e tyre, e ndërmarrë pa konsultim dhe e miratuar nga Byroja e Kuvendit më datë 2 qershor, është rrjedhojë e rekomandimeve të Bashkimit Evropian, gjë që u përgënjeshtrua nga zyra e BE-së në Tiranë.

Rregullorja sanksionon që gazetarët do të duhet të qëndrojnë vetëm në një dhomë të caktuar në kryesinë e Kuvendit dhe mund të shoqërohen nga rojet e sigurisë nga hyrja deri te kjo dhomë e anasjelltas. Ndryshe nga gazetarët e medias së zakonshme, gazetarët e Agjencisë Telegrafike Shqiptare dhe të Radio Televizionit Publik do të kenë akses të pakufizuar në parlament. Sipas organizatave, një diskriminim i tillë “është arbitrar dhe i pandershëm”. ATSH dhe TVSH janë dy institucione që duhet të jenë politikisht të pavarura, por që historia ka treguar se ato janë nën varësinë e drejtpërdrejtë të pushtetit politik të rradhës dhe përdoren si mjete propagande.

Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë se “aksesi i barabartë, i ndershëm dhe i papenguar mbi proceset parlamentare është kyçe për demokracinë”.

“Ne nxisim Kuvendin e Shqipërisë të aderojë në këto parime,” shkruhet në letër.

Sipas organizatave, “këto masa do të kufizojnë aksesin e gazetarëve te ligjvënësit, duke kufizuar mundësinë për të bërë pyetje kritike dhe për të ndërvepruar në mënyrë të kuptimtë.”

Gazetarët kanë shprehur gjithashtu shqetësime se në të shkuarën Kuvendi i Shqipërisë ka demonstruar gadishmëri për të fshirë pamje filmike, gjë që nuk e përjashton rrezikun e censurimit të debateve parlamentare në të ardhmen.

Etiketa: Article 19BEByroja e KuvenditdiskriminimECPMFEFJERTVgazetarGramoz RuciIPIKrijonKuvendiLiria e MediasMasaparlamentpropagandeSHshqipshqiptareTVSH
Tjetri
Pas protestës dhe kritikave, Kuvendi thërret për konsultim gazetarët për rregulloren

Pas protestës dhe kritikave, Kuvendi thërret për konsultim gazetarët për rregulloren

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.