AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Aktivistët durrsakë për mbrojtjen e kafshëve në betejë me pasigurinë dhe indiferencën

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zamira Kuçi dhe shoqja e saj Elca Godina në strehën e ngritur në Shkozet. Foto:Gëzim Kabashi.

Beteja e aktivistët e mbrojtjes së kafshëve për të mbajtur hapur një strehë për qentë e braktisur në Durrës ndeshet me indiferencë, ndërsa zona ku ngrihet qendra vijon të përdoret për depozitim mbetjesh dhe e ardhmja është e pasigurt.

Zamira Kuçi në strehën për qentë e braktisur në Shkozet. Foto:Gëzim Kabashi.

Gaetano Castello tregon se herë pas here gjen pranë portës së banesës, qenushë të braktisur. Ndonjëherë ata janë të gjallë por të sëmurë dhe Castello 80-vjeç, biznesmen nga Italia, që banon prej gati tre dekadash në të dalë të Durrësit, kujdeset për ta.

Herë të tjera qentë apo këlyshët janë të mbytur në kanalin pranë rrugës. Në këto raste Castello thotë se  i varros me dhemshuri në një cep të oborrit të banesës së tij.

“Më ka rënë rasti të gjej qen të mbytur në kanalet pranë rrugës dhe i kam varrosur në një qoshe të oborrit, sikur t’i kisha rritur vetë”, -thotë ai.

80-vjeçari është një prej vullnetarëve të  heshtur në mbrojtje të kafshëve të rrugës në Durrës.  Por ai, edhe pse ende nuk e di, nuk është vetëm. Pak metra nga banesa e tij është ndërtuar tashmë një strehë, në të cilën aktualisht dy vullnetare punojnë për t’i ardhur në ndihmë rreth 40 kafshëve të moshave të ndryshme.

Por vullnetaret i thanë BIRN se i gjithë projekti që kishte shpëtuar tashmë dhjetra kafshë të braktisura, ishte ende në mëshirë të vendimeve të pushtetit vendorë dhe pasigurisë.

Zamira Kuçi, një prej vullnetareve thotë se pasiguria e shqetëson. “Na e ka vënë në dispozicion bashkia e Durrësit, por bashkë me vështirësitë e deritanishme, ne nuk e dijmë se cila do të jetë e ardhmja e saj”, thotë Kuçi për strehën.

Streha ndodhet në zonën e Shkozetit, pranë ish-ndërmarrjes së Tullave, rreth 2 kilometra larg nga qendra e qytetit. Bashkia ia ka besuar atë hapësirë vullnetarëve në mbrojtje të kafshëve, por aty vijon të depozitojë mbetje dhe e ardhmja e qendrës është e pasigurtë.

Vështirësitë nuk i kanë dekujaruar aktivistët. Foto:Gëzim Kabashi.

Të rrethuar nga qenushë dhe pasiguri

Gjenovefa Muller Hasanaj drejtuese e Organizatës joqeveritare “Jeta, kafshët dhe njerëzit” me qendër në Zvicër, thotë se ajo dhe vullnetarët prej vitesh përpiqen të sigurojnë një kontratë 10 vjeçare me bashkinë për të ndaluar vrasjen e kafshëve të rrugës.

Hasanaj thotë se deri sëfundmi nuk kanë pasur përgjigje, ndërsa janë përfshirë prej pasigurisë edhe për qendrën në të cilën kanë investuar 6 mijë euro dhe që vijon të përdoret për mbetjet.

”E njëjta garanci kërkohet edhe për territorin e Shkozetit, ku ne punojmë, të cilin fatkeqësisht bashkia po e shfrytëzon edhe si landfill për grumbullimin e mbeturinave”, thotë Hasanaj.

Ajo dhe vullnetaret Zamira Kuçi e Elca Godina kujdesen për qentë e braktisur në këtë qendër e mjaft të tjerë që i mbajnë në oborret e shtëpive, por pasiguritë për të ardhmen i shqetësojnë.

Hasanaj thotë se ata kanë investuar 6 mijë euro, por ende nuk kanë garanci prej bashkisë që vijon ta përdorë zonën si landfill.

“Nuk kemi asnjë dijeni se ku do të shkojmë, nëse do të kemi një territor tjetër për veprimtarinë tonë krejtësisht vullnetare” – shprehet drejtuesja e projektit, duke shtuar.

Zamira Kuçi tregon se  përveç grupit që ndodhet në strehë, ka në banesën e saj private edhe 22 “qenushë” të tjerë, siç i quan ajo kafshët edhe pse janë të moshave të ndryshme.

Vajza thotë se i është dashur punë të binte edhe familjen e saj që t’ia pranojë këtë pasion.

“Mamaja ime në fillim shqetësohej për kafshët që mbanim në shtëpi, ndërsa tani ndodh e kundërta. Ajo mërzitet kur ndonjë nga qenushët adoptohet dhe largohet nga banesa” – thotë Zamira për BIRN.

Në zërin e saj të butë ndjehet pasioni, i cili e mund lodhjen e përditshme për të shpëtuar qentë e rrugës, për tu siguruar ushqimin apo për t’i adoptuar pranë famijeve të ndryshme.

Vullnetaret në fushatë sesibilizimi. Foto: Gëzim Kabashi.

Përpjekje për sensibilizim

Zamira tregon se bashkë me shoqen e saj Elca Godina, po bëjnë të gjitha përpjekjet që të sensibilizojnë bashkëqytetarët e tyre për kujdesin ndaj “qenushëve”.

Por kjo nuk është gjithmonë e lehtë.

“Javën e kaluar një nga qentë e rrugës kafshoi në këmbë një shoqen tonë dhe u shqetësuam jo pak”, thotë Vera Hamiti, një grua pensioniste që shëtit çdo ditë në orët e para të mëngjesit në shëtitoren “Taulantia”. Gruaja thotë se la frikë edhe nga qentë e shoqëruar nga të rinjtë apo familjarët, dhe që nuk mbajnë maskat e detyruara nga ligji.

Eror Zylyftari, mjek veteriner, që bashkëpunon me vullnetarët  e Durrësit për sterilizimin e kafshëve të rrugës, thotë se duhet më shumë vëmendje prej pushtetit lokal. Zylyftari thotë se qentë shpesh kanë sjellje të papritura, por shton se situata mund të kontrollohet nëse shmanget shumimi i pakontrolluar.

Zylyftari thotë 2-3 viteve të fundit në bashkëpunim me vullnetarët kanë bërë mjaft punë në këtë drejtim.

“Lidhja me organizatën zvicerane e ka bërë më konkrete veprimtarinë tonë” – thotë ai për BIRN.

“Vetëm gjatë periudhës së pandemisë në klinikën time u sterilizuan mbi 400 qen rruge femra, ndërsa numri i përgjithshëm në këto tre vite arrin në rreth 1000 qen të sterilizuar dhe kastruar”, – shprehet mjeku veteriner, që nënvizon rëndësinë e këtij procesi dhe nevojën që bashkia të mbështesë aktivistët.

Aktivistët në mbrojtje të kafshëve janë si rrallë të tjerë të apasionuar pas asaj që bëjnë dhe shumë prej tyre nuk heqin dorë edhe kur vetë janë në vështirësi të mëdha.

Një prej tyre Donika Hamzai mbeti pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëtorit 2019.  Por edhe në banesën ku jeton aktualisht me qira ajo mban dhe kujdeset për qen të braktisur. “Tani mbaj qen të vegjël, qenushë, se nuk dua që të bëjnë zhurmë” – thotë Donika.

Hamzai gëzohet kur vullnetaret e tjera po mundësojnë adoptimin e qenushëve jashtë vendit. “Ndihem më e qetë, kur shoh fotot e tyre pranë familjeve në Gjermani, Hollandë apo Itali”, thotë ajo, duke shtuar se edhe këtu familjet adoptuese kanë tashmë një qëndrim më të mirë ndaj kafshëve.

Megjithatë ajo është gjithmonë e shqetësuar. “Ka raste, edhe kur nuk kujdesen për shëndetin e tyre, kur nuk i ushqejnë dhe kur në fund i lenë përsëri në mes të rrugës” – përfundon Donika.

Etiketa: aktivistAktivistëBashkiaBashkia e DurrësitBIRNBiznesmenDurrësEuroGaetano CastelloGjermaniHasanajItaliItaliaKuçlandfillmbetjembrojtjeMjaftMjekParapasiguriSHShkozetStrehaTaulantiavullnetarëZvicër
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar -Irena Plaku -Gjykata e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar -Irena Plaku -Gjykata e Tiranës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.