AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

“Shpirti” mban në burg 18 të proceduar për trafik droge

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 18 të ndaluarit në kuadër të një oeprackioni itali-shqiptar kundër trafikut të drogës, edhe pasi u njoh me pretendimet e të dyshuarave. 

Foto: Print Screen nga konferenca për shtyp.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të dielën të lërë të pandryshuar masat e sigurive për 18 të ndaluarit nga policia, prej 28 të procedurarve për trafik droge në kuadër të një hetimi antidrogë italo-shqiptar disavjeçar, rezultatet e të cilit u komunikuan nga SPAK gjatë një konference të përbashkët për shtyp me autoritetet e prokurorisë italiane të premten më 2 korrik. 

Gjyqtarja Irena Gjoka tha se, pas shqyrtimit të provave dhe pretendimeve të avokatëve të të pandehurve gjatë seancës së komunimimit të masave të sigurisë, mbetet në fuqi “arresti në burg” për 14 prej të ndaluarve, konkretisht për Aleks Memaj, Aleksandër Neço, Mareglen Çaçi, Shkëlzen Kamberi, Klajdi Ademi, Erind Hysomenaj, Elton Kushi, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Çezar Gjomeno, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Artan Zylyftari dhe Erlind Zylyftari. Për katër prej të ndaluarve, prokurorin e Vlorës Maksim Sota, shefin e antitrafiqeve Ilirjan Balla dhe Artur Krasniqin e Luan Zylyftarin, u la në fuqi masa e sigurisë “arrest shtëpie”. 

SPAK njoftoi të premten arrestimin e disa zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarë të policisë, si dhe një prokuror të Vlorës e dhjetëra të dyshuar të tjerë në përfundim të një hetimi shumëvjeçar të autoriteteve shqiptare dhe italiane, të koduar me emrin “Operacioni Shpirti”. Gjithashtu, u njoftua se u ndaluan edhe dy oficerë policie, të cilët, në kohën kur është kryer trafikimi i lëndës narkotike në vitin 2016, bënin pjesë në grupin e shoqërimit të ish-Ministrit të Brendshëm, që në atë kohë ishte Saimir Tahiri, edhe pse ky i fundit nuk u përmend me emër nga SPAK.  Tahiri u gjykua për trafik ndërkombëtar droge por u gjet i pafajshëm në shkallë të parë për këtë vepër penale dhe u dënua për “shpërdorim detyre”. Çështja e tij është në proces rigjykimi. Tahiri është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave.

Ky operacion lidhet me valën e kultivimit dhe trafikimit masiv të kanabisit në Shqipëri para zgjedhjeve të vitit 2017 dhe hedh dritë për kriminalizimin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit deri në nivelet e saj më të larta në atë kohë. 

Gjatë konferencës për shtyp prokurorët thanë se katër grupet kriminale të goditura merreshin jo vetëm me trafik marihuane por edhe me trafik heroine e kokaine.

Sipas prokurorit Vladimir Mara të SPAK, operacioni shumëvjeçar ka identifikuar shumë episode të trafikut të drogës ndërsa të premten u kryen sekuestrime preventive të katër kompanive dhe 11 pronave të paluajtshme në Vlorë, Kavajë e Tiranë. Mes pronave të paluajtshme, tha Mara, përfshihen restorante, hotele dhe troje ndërtimi.

Në vitet 2016 dhe 2017, Shqipëria njohu një lulëzim masiv të prodhimit të kanabisit në të gjithë territorin e vendit, një fenomen që u shoqërua nga akuzat e opozitës kundër qeverisë për kriminalizim të përgjithshëm si pjesë e strategjisë për fitoren elektorale të vitit 2017.

Prokurori italian Federico Cafiero de Raho, deklaroi se hetimi u mundësua nga një grup hetimor i përbashkët shqiptaro-italian dhe falënderoi për bashkëpunimin.

Mes të procedurarve është edhe prokurori i Vlorës Maksim Sota, ish-kandidat për prokuror në SPAK, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Etiketa: ademiArrestarrest shtëpieBurgDrogeGjokaGjykataGjykata e PosaçmeGrupet kriminaleheroineHoteleIrena GjokaItalikokainekonferenceMaksim SotaMasaoperacionoperacioniParaPoliciaprokurorProkuroriSaimir TahiriShpërdorim detyreshqipShqipëriShqipëriashqiptareSPAKTrafikTrafik DrogeVladimir MaraVlorë
Tjetri
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Dritan Marku

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Dritan Marku

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.