AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Komisioneri publik kërkon shkarkimin e prokurores Elisabeta Imeraj

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KP, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Elisabeta Imeraj gjatë seancës dëgjimore në KPK | Foto : LSA

Në limitet e afatit kohor të përcaktuar, Komisioneri Publik Florian Ballhysa dorëzoi të hënën ankimimin e vendimit të konfirmimit në detyrë duke cituar gjerësisht gjetjet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe duke kërkuar shkarkimin nga detyra të Imerajt.

Prokurorja Elisabeta Imeraj gjatë seancës dëgjimore në KPK | Foto : LSA

Komisioneri Publik Florian Ballhysa vendosi ankimimin e konfirmimit në detyrë të drejtueses së prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj duke argumentuar se provat të dëm të saj duhej të kishin sjellë shkarkimin. Ballhysa e dorëzoi vendimin për ankimim mbrëmjen e së hënës, në limitet e afatit ligjor të ankimimit të rivlerësimit të Imerajt, konfirmimi i së cilës nga KPK në prill u pasua nga shqetësime të mëdha mes ndërkombëtarëve, të cilët argumentuan se rasti i saj vë në rrezik “ntegritetin, pavarësinë dhe tërësinë e procesit të vetingut”.

Komisioneri Publik “çmon se ai [vendimi] është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim, nëpërmjet ankimit, juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit,” thuhet në dokumentin e ankimimit.

Imeraj arriti të kalojë shkallën e parë të vetingut pasi paraqiti një kontratë paramartesore të vitit 2007, sipas të cilës, pronat e bashkëshortit, me të cilin u divocua në vitin 2019, i përkasin bashkëshortit dhe ajo nuk është përgjegjëse, një argumentim që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e pranoi si të vlefshëm. Vleftësia e kontratës paramartesore është vënë në dyshim nga ONM si dhe nga Komisioneri Publik. Sipas këtij të fundit, subjekti ka deklaruar pasuri të përbashkët në deklaratat vjetore periodike të pasurisë si dhe në deklaratën për veting, gjë që duhet ta bëjë atë përgjegjëse për justifikimin me burime të ligjshme të kësaj pasurie.

“…rezulton që subjekti i rivlerësimit ka deklaruar në D-Vett. Dhe deklaratat periodike, pasuri të paluajtshme në bashkëpronësi, nga ku nuk dëshmohet se ka një regjim pasuror të pasurive të ndara, pasi një regjim pasuror i caktuar do të kishte efekte dhe pasoja në pasuritë e deklaruara,” shkruhet në dokumentin e ankimimit.

Imeraj argumentoi gjithashtu se pronat për të cilat kërkohet justifikimi i pasurisë janë krijuar para martesës dhe për rrjedhojë ajo nuk mund të mbahet përgjegjëse për to.

Komisioneri Publik citon gjithashtu dy gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit sa i përket kriterit të pastërtisë së figurës. Gjetja e parë është një vendim i Gjykatës së Romës i vitit 2002 që ka dënuar ish-bashkëshortin dhe ish-kunatin e subjektit për trafik qeniesh njerëzore, gjë për të cilën Imeraj ka deklaruar se bëhet fjalë për persona të tjerë. Gjetja e dytë lidhet me kontakte të papërshtatshme të subjektit me persona të njohur për aktivitete kriminale, për të cilën Imeraj thotë se nuk ka pasur dijeni.

Imeraj duhet të përgjigjet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit edhe në lidhje me dy vendimmarrje të saj në të shkuarën si prokurore e krimeve të rënda. Të dy rastet lidhen me veprat penale në fushën e drogës, për të cilat Imeraj ka shpallur moskompetencë duke i transferuar në prokuroritë e zakonshme.

Ndërkombëtarët kanë vënë në dukje edhe faktin që Imeraj ka komunikuar me një vëzhgues si dhe me anëtarë të komisionit që duhej të kryente rivlerësimin e saj, gjë që ata e kanë konsideruar si “Sjellje joetike/ushtrim i ndikimit të paligjshëm në procesin e rivlerësimit”.

Link: Dokumenti i ankimimit

Etiketa: Elisabeta ImerajFlorianFlorian BallhysaGjykatëGjykatësImerajKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKONMParapasojaPasuri të paluajtshmeProkuroreromromërrezikTiranëTrafikUshtrim i ndikimit të paligjshëmVendimVendimiVeting
Tjetri
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Kreshnik Omari

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Kreshnik Omari

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.