AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Problemet e pasurisë vënë në pikëpyetje karrierën e gjyqtarit Albert Spiro

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari Albert Spiro pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.

Gjyqtari i Gjykatës së Vlorës u përball me pyetje mbi shitjen e një apartamenti dhe blerjen e dy të tjerëve, ndërsa Komisioni vuri në dukje mungesë burimesh, që lidheshin me një hua, dy kontrata kontradiktore shitjeje dhe mosdeklarimin e pakësimeve në gjendjen cash në vite –gjetje të cilat u kundërshtuan nga subjekti.

Gjyqtari Albert Spiro pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.

Gjyqtari i Gjykatës së Vlorës, Albert Spiro u përball të mërkurën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me barrë prove në kriterin e pasurisë, ndërsa iu kërkuan edhe shpjegime mbi çështje të lidhura me profesionalizmin.

Nga relatimi i Etleda Çiftjes, pjesë e trupës së kryesuar nga Brunilda Bekteshi dhe me anëtare Pamela Qirko, u la të kuptohej se problemet kryesore të Spiros ishin në kriterin e pasurisë. Sipas relatimit, pasja e dy kontratave me vlera të ndryshme për shitjen e një apartamenti në Gjirokastër krijonte dyshime për shmangie të tatimit, ndërsa linte pa burime të ligjshme subjektin për blerjen e një apartamenti në Vlorë. Ndërkohë, KPK tha se nuk kishte përfshirë në analizë financiare edhe një hua prej 50 mijë euro e përdorur për blerjen e një apartamenti në Tiranë, që bashkë me mungesa të tjera krijonin një bilanc negativ të madh për Spiron.

Gjyqtari i kundërshtoi gjetjet e Komisionit. Ai këmbënguli se kontrata e kaparit 6.2 milionë lekë duhej marrë parasysh për shitjen e apartamentit në Gjirokastër dhe se sipas llogaritjeve të tij, ai kishte paguar tatim për 5.7 milionë lekë vlerë, ndërsa pjesa tjetër ishte vlerë mobiljesh. Ai po ashtu këmbënguli që huaja të konsiderohej si burim dhe të përfshihej në analizë financiare. Mungesat e tjera në disa vite Spiro i justifikoi me vlerësimin sipas tij të gabuar të shpenzimeve. Gjyqtari tha me shaka se “ishte nga Gjirokastra”, duke iu referuar një klisheje për kursimin dhe kërkoi që shpenzimet të rishikoheshin.

Albert Spiro e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtar në Gjykatën e Tepelenës. Prej vitit 2006, Spiro e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit të Vlorës.

Në qershor të këtij viti, Spiro u akuzua publikisht nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin nga qelia të Edison Begajt –një person me precedentë të mëparshëm penale. Gjykata e Vlorës u përgjigj se masa e “arrestit shtëpiak” ishte kërkuar nga prokurori.

Problemet e apartametit të shitur

Relatorja Çiftja vuri në dukje gjatë relatimit se KPK e cilësonte problem faktin që kontratat e lidhura për shtëpinë në Gjirokastër ishin me çmime të ndryshme. Relatorja tha se çmimi në kontratën e kaparit, që në fakt justifikonte blerjen e një apartamenti me një çmim të ngjashëm në Vlorë në të njëjtën kohë, ishte ulur me gati 2 milionë në kontratën e shit-blerjes.

Relatorja po ashtu ngriti dyshime edhe mbi mënyrën se si ishte përfituar apartamenti në Gjirokastër në vitin 1998 dhe burimet e ligjshme për ndërtimin e tij në shumën 26 mijë dollarë.

Duke iu referuar si çmim atij në kontratën e shitjes, Çiftja vuri në dukje se kjo e nxirrte gjyqtarin me diferencë negative prej gati 1.9 milionë lekësh në blerjen e një apartamenti në Vlorë për 6.5 milionë lekë në vitin 2008.

Gjyqtari pranoi ekzistencën e dy kontratave, por mohoi se ato ishin përdorur për të shmangur tatimet. Ai tha se në kontratën e shitjes ishte përdorur çmimi i referencës, sipas këshillës së noteres, ndërsa vuri në dukje se apartamenti ishte shitur me mobiljet që nuk mund të tatoheshin. Ai tha se kishte paguar detyrimet dhe bazuar në ligjin dhe normat e kohës i rezultonte se kishte paguar tatime sikur apartamenti të ishte shitur në shumën 5.7 milionë lekë. Sipas tij, pjesa që nuk mbulohej ishte minimale dhe se KPK duhej të mbante në konsideratë se në çmim përfshiheshin edhe mobiljet, shitja e të cilave nuk tatohej.

I pyetur për dyshimet e ngritura nga KPK mbi mospagimin në kohë të kësteve dhe mosdeklarimin e disa transaksioneve, Spiro tha se mungesa e korrektesës në këtë rast kishte qenë e dykahshme. “Edhe ne, edhe kompania nuk kemi qenë korrektë”, tha ai.

Ai këmbënguli se kishte pasur shumën 26 mijë dollarë të fituara në Greqi si emigrant me vizë turistike. Ai vuri në dukje se nuk kishte pasur dokumente pune dhe në atë kohë nuk kishte pasur as interes për të bërë të tilla në Greqi. Ai tha se dëshmitë e transfertave dhe vendosjes së parave në banka ishin humbur dhe se ishte në pamundësi objektive.

Huaja 50 mijë euro

Nga relatimi doli se veç apartamentit në Vlorë, Spiro kishte blerë një apartament në Tiranë, që siç tha ai, ishte përdorur nga fëmijët gjatë kohës së studimeve. Çiftja tha se si burim për apartamentin e blerë në kryeqytet ishte një hua nga një i afërm, kumbara e vajzës, në shumën 50 mijë euro.

KPK vuri në dukje se nga hetimi rezultonte që huadhënësi kishte pasur të ardhura të mjaftueshme, por se në momentin e dhënies së huasë në llogaritë bankare të huadhënësit nuk kishte asnjë gjurmë transaksioni dhe arka e kompanisë së tij mbante vetëm sasi të vogla cash. Po ashtu sipas KPK-së nuk kishte gjurmë dokumentare të dhënies së huasë dhe as të kthimit të saj. Hetimi administrativ po ashtu tha se huadhënësi kishte bërë investime në të njëjtën kohë në vlera të mëdha, që ngrinin dyshime për mundësitë e dhënies së huasë në atë moment.

Spiro këmbënguli në fjalën e tij se burimi i huasë ishte i ligjshëm, duke referuar të ardhurat e huadhënësit. Por në pyetje, trupa i bëri me dije se në rastin konkret vihej në dyshim mjaftueshmëria dhe lëvizja e parave në atë kohë kur ishte dhënë huaja dhe jo burimi i tyre.

Gjyqtari këmbënguli në marrëdhënien e posaçme dhe citoi nevojën që kishte pasur në atë kohë. Ai tha se huadhënësi mund të kishte përdorur burime të tjera, por ai nuk qe në gjendje të thoshte cilat ishin ato. Ai tha se shtëpia në Tiranë kishte qenë në kushte minimaliste dhe këmbënguli se mobilimi i saj, që e nxirrte me minus financiar në disa vite ishte i shpërndarë ndryshe nga sa ishte llogaritur në KPK.

Spiro kërkoi nga KPK me këmbëngulje të rishiheshin shpenzimet jetike, duke iu referuar faktit se ishte në një rajon të ndryshëm nga Tirana dhe se atje shpenzimet ishin më të vogla. Ironisë së Çiftjes se në fakt shpenzimet që llogariteshin ishin minimumi i mbijetesës, Spiro iu përgjigj se kërkonte që të përdorej minimumi për zonën e Vlorës dhe jo atë të Tiranës.

Dhënia e 10,500 eurove për një makinë, që më pas ishte deklaruar e blerë në shumën 4500 euro bashkë me shpenzime udhëtimi nga Gjermania, u cilësua po ashtu e dyshimtë nga KPK. Komisioni tha se deklarimet e subjektit se makina kishte pasur defekte bënin të dyshimtë udhëtimin e saj nga Gjermania në Shqipëri.

Spiro këmbënguli se kjo ishte ajo që kishte ndodhur.

Disa pyetje mbi profesionalizmin, të cilat KPK i relatoi vetëm përciptazi po ashtu morën përgjigje të shkurtra nga Spiro, që këmbënguli se kishte zbatuar ligjin siç duhej. Po ashtu ai tha se nuk gjykonte që kishte qenë në kushte të konfliktit të interesit në marrëdhëniet me një avokat, edhe pse pranoi se qëndrimi ndaj këtyre situatave kishte ndryshuar dhe si drejtues i Gjykatës së Vlorës së fundmi, ai i pranonte kërkesat për dorëheqje për të mos komplikuar situatën.

Ai tha se vite më herët këto kërkesa rrëzoheshin. Ndërkohë, i pyetur nga trupa ai tha se kishte përfunduar studimet me korrespondencë.  Gjyqtari u vlerësua pozitivisht në kriterin e figurës dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Etiketa: Albert SpiroBledi ÇuçiBrunilda BekteshiEuroGjermaniaGjykataGjykata e Rrethit VlorëGjykatëGjykatësgjyqtarGjyqtareGreqihuainvestimeKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKMakinaMasaPamela QirkoProkurorirajonSHshpenzimeshqipShqipëriTatimeTiranaTiranëVlorë
Tjetri
Gjyqtarja Zegjine Sollaku përballet me probleme për justifikimin e pasurisë

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Zegjine Sollaku

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.