AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Prokuroria malazeze heton vjedhjen e cigareve në portin e Tivarit

Samir KajosevicngaSamir Kajosevic
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Porti i Tivarit në Mal të Zi. Foto: Qeveria malazeze.

Vjedhja e raportuar e 1,160 kutive me cigare me vlerë gjysmë milioni euro nga porti kryesor i vendit ka ardhur si një tjetër kujtesë se Mali i Zi ka ende një problem me kontrabandën e duhanit.

Porti i Tivarit në Mal të Zi. Foto: Qeveria malazeze.

Zyra e Prokurorit të Shtetit të Malit të Zi të hënën kërkoi miratimin nga Gjykata Themelore të një urdhri për kontrollimin e të gjithë hangarët në portin e Tivarit pas vjedhjes së 1,182 kutive duhan nga porti.

Më 10 korrik, Zyra e Prokurorit nisi një hetim për bastisjen e një hangari në port dhe vjedhjen e një numri të madh cigaresh “Marble” me vlerë 500,000 euro.

“Prokuroria kërkoi një urdhër për realizmin e një inventari të të gjithë mallrave që ndodhen në hangar. Ne gjithashtu i kërkuam gjykatës që të kontrollojë magazinat e tjera brenda portit të Tivarit”, tha Radovan Djurisiç, nga Zyra e Prokurorisë në Tivar, për gazetën e përditshme Vijesti.

Më 10 korrik, TV Vijesti raportoi se persona të panjohur hynë në hangarin e kompanive Aurora dhe Atlant Mont dhe vodhën 1,160 kuti cigare me vlerë 500,000 euro.

Mediat njoftuan se hangarët janë në pronësi të Dragan Vujaciç i cili u gjykua para Gjykatës së Lartë për kontrabandë cigaresh në 2005, por u lirua nga akuzat në 2013.

Sipas mediave, cigaret e vjedhura u transportuan nga porti me kamion, ndërsa Zyra e Prokurorit tha se do të monitorojë videot e mbikëqyrjes nga kamerat e sigurisë për të gjetur autorin/ët.

Menaxhmenti i portit më 10 korrik u kërkoi autoriteteve të hetojnë çështjen, duke pretenduar se shërbimi i tyre i brendshëm i sigurisë monitoron automjetet e ngarkesave që largohen nga zona e portit, por se ata nuk kanë “kompetencë për të verifikuar vlefshmërinë e dokumentacionit për ngarkesën që transportojnë”.

Një nga udhëheqësit e partisë në pushtet, Fronti Demokratik, Nebojsa Medojeviç, tha se autoritetet duhet ta hetojnë çështjen sa më shpejt të jetë e mundur.

“Si është e mundur që të vidhen mallra nga një depo doganore kur ajo ishte e mbyllur me dy kyça? Dikush vodhi pothuajse një ton cigare dhe autoritetet pretendojnë se nuk e dinë kush e bëri atë”, postoi ai në Twitter.

Që nga shpërbërja e Jugosllavisë në vitet 1990, Tivari ka qenë një qendër e njohur për kontrabandën e cigareve.

Policia në vitin 2019 sekuestroi 1.7 milion paketa cigaresh me vlerë rreth 3.9 milionë euro. Në gusht 2018, policia arrestoi 10 zyrtarë doganorë nga porti për kontrabandë cigaresh, po kjo nuk u shoqërua me ndonjë dënim.

Në maj të vitit 2019, një investigim i BIRN tregoi se Mali i Zi ishte kthyer përsëri në qendrën e një mashtrimi global të kontrabandës së duhanit, duke futur në BE miliona cigare të falsifikuara përmes përdorimit të anijeve “fantazmë” dhe duke përdorur dokumente të rreme.

Më 2 korrik, qeveria njoftoi fillimin e një procesi ligjor për të ndaluar magazinimin e cigareve në portin e Tivarit si pjesë e masave për të parandaluar kontrabandën e duhanit dhe cigareve, për të cilat vendi ka një reputacion shumë të keq.

Në progres raportin e Malit të Zi për vitin 2020, Komisioni Evropian paralajmëroi se numri i ndjekjeve penale të filluara për këtë çështje ishte i pamjaftueshëm, duke marrë parasysh shkallën e vlerësuar të kontrabandës së duhanit në të gjithë vendin.

Etiketa: BEBIRNcigareduhanEuroGjykataGjykatëGjykatësHetimInvestigimKomisioni EvropiankontrabandëMal i ZiMal të ZiMaliMali i ZiParaPoliciaportiprogresProkuroriaQeveriaSHTivarTwittervjedhje
Tjetri
Prokurorja Riselda Fishta përballet me probleme për profesionalizmin

Prokurorja Riselda Fishta përballet me probleme për profesionalizmin

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.