AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

‘I fyer nga Jacobs’: Besim Hajdarmataj kundërshton pikëpyetjet e ONM

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Korrupsioni, KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj po përballet me ankimin e Komisionerit Publik në KPA. Foto: Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli hetimin gjyqësor për ish-shefin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj –pasi ky i fundit kundërshtoi analizën financiare dhe pikëpyetjet e ONM mbi profesionalizmin.

Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj po përballet me ankimin e Komisionerit Publik në KPA. Foto: Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Ish-shefi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili punon aktualisht në Prokurorinë e Tiranës paraqiti të martën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA qëndrimin e tij ndaj pyetjeve të paraqitura prej vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs në seancën parardhëse më 8 korrik, lidhur me pasurinë dhe profesionalizmin.

Më 8 korrik, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs ngriti pyetje lidhur me mundësinë e kursimeve të Hajdarmatajt si dhe për disa çështje të hetuara nga ai dhe prokurorët e tjerë kur subjekti ishte drejtues.

Në fillim të fjalës së tij, Hajdarmataj tha se ishte ndjerë i fyer nga Jacobs, ndërsa shtoi se gjatë karrierës së tij ishte karakterizuar nga përgjegjshmëria dhe kurajoja.

Sipas Hajdarmataj, Jacobs kishte bërë komente për familjen dhe mënyrën e bashkëjetesës –ndërsa shtoi se përshtypje duhej të bënte nëse ai do të kishte një mënyrë jetese të llojit mondan.

Hajdarmataj kundërshtoi gjithashtu analizën financiare të prezantuar nga Jacobs si të palogjikshme.

“Vëzhguesi përdori logjikë të gabuar financiare kur thotë se sa më e ulët është e ardhura, aq më i lartë është shpenzimi në vitin 1997 dhe sa më e lartë është e ardhura, aq më i ulët është shpenzimi në vitin 2016,” argumentoi Hajdarmataj.

Hajdarmataj solli si shembull deklarimin e kursimit të vlerës 500 mijë lekë në vitin 2016 dhe të gjendjes 300 mijë lekë në llogarinë rrjedhëse, ndërkohë që sipas tij, paga vjetore kishte qenë 1  milion e 888 mijë lekë.

“Pyetjes së vëzhguesit se çfarë kam blerë që nuk e kam deklaruar, i përgjigjem me faktin se nuk kam patur mundësi për të shpenzuar asgjë më tepër, sesa shpenzimet për kostot e jetesës së një kryeqyteti,” tha Hajdarmataj.

Subjekti u ndal edhe në konstatimet dhe pyetjet e ngritura nga Jacobs për aspektin profesional. Lidhur me pushimin e procedimit penal të vitit 2010 në Kurbin, ai pretendoi se kjo çështje ishte hetuar prej tij pasi kishte qenë i gatshëm kur ishte referuar. Hajdarmataj deklaroi se nuk kishte pasur miqësi me një prej personave të kallëzuar dhe se nuk gjendej në kushtet e konfliktit të interesit.

“As nga vëzhguesi dhe as nga Komisioneri nuk ka një referim konkret të datave ku unë kam udhëtuar me këtë person,” pretendoi Hajdarmataj, ndërsa shtoi se Jacobs dhe Sina i referohen një denoncimi dhe jo të dhënave të sakta të TIMS.

Ai këmbënguli se nuk ishte e drejtë dhe objektive që një rastësi në Aeroportin e Rinasit me individë të caktuar të konsiderohet dhe aludohet si udhëtim i përbashkët.

Subjekti paraqiti qëndrim edhe për konstatimet e Jacobs për tre procedimet penale pranë Krimeve të Rënda, për të cilat ai deklaroi se këto çështje për sasi të mëdha cannabis sativa, ishin regjistruar në kohën kur Hajdarmataj ishte drejtues dhe kishin përfunduar në “asgjë”.

Hajdarmataj tha se ndjente keqardhje për ato që i quajti epitete të Jacobs se: “është e turpshme” dhe se “ishte përgjegjës për letrën e banjos”; si dhe për deklarimin e vëzhguesit ndërkombëtar lidhur me mosvëzhgimin e punës së prokurorëve vartës.

Ai tha se vëzhguesi duhet t’i ishte shmangur ngjyrimit të fjalëve, pasi përdorimi i këtyre epiteteve sjell deformim të mënyrës sesi pubiku duhet ta perceptojë këtë proces dhe figurën e një gjyqtari apo një prokurori.

Hajdarmataj sqaroi se dy prej çështjeve që u diskutuan nga Jacobs ishin regjistruar para se ai të ishte drejtues në ish-Prokurorinë për Krime të Rënda.

Për sekuestrimin e 780 kg cannabis sativa në vitin 2014, Hajdaramataj tha se ka ndërhyrë në vitin 2017 kur ishte drejtues, duke zëvendësuar prokurorin dhe caktuar një grup prokurorësh për të vazhduar hetimin e çështjes së ndarë – pasi prokurori i mëparshëm nuk kishte ndërmarrë iniciativë për vijuar hetimin. Ai këmbënguli se kjo çështje nuk ishte transferuar në Shkodër, por ishte transferuar hetimi vetëm individë të caktuar që ishte konkluduar se nuk kishte prova të mjaftueshme për veprën penale të trafikimit,

Sipas subjektit, për këtë çështje Krimet e Rënda kanë dërguar për gjykim pesë të pandehur dhe e konsideroi të pasaktë konstatimin e vëzhguesit ndërkombëtar.

Për një procedim penal të vitit 2015, Hajdarmataj pohoi se kishte ndërhyrë vetë në cilësinë e drejtuesit për ta deleguar për kompetencë në Durrës, duke argumentuar se sasia e lëndës narkotike nuk mundëson klasifikimin si grup të strukturuar kriminal, apo si trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas subjektit, transferimi i kësaj çështje nuk kishte qëllim lehtësimin e pozitës së të pandehurve, por zbatimin korrekt të ligjit. Ai shtoi se të pandehurit janë dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Për rastin e kapjes së 11.3 ton cannabis sativa në Përmet në vitin 2017, Hajdarmataj tha se shkaku i kalimit për kompetencë te Krimet e Rënda ishte sasia e madhe të drogës dhe jo personat e arrestuar, të cilët ishin kryetari i fshatit dhe elektricisti i zonës.

Hajdarmataj sqaroi se pasi prokurori i çështjes kreu hetime për tre muaj, e riktheu dosjen në Përmet. Ai e quajti të pavend konstatimin e Jacobs për “kalim të topit në kuptimin e përgjegjësisë” dhe tha se duhen analizuar shkaqet ligjore se përse kjo çështje u rikthye nga erdhi.

“Në fjalën e tij, vëzhguesi shpreh opinione se nën drejtimin tim, Prokuroria Për Krime të Rënda ishte rikthyer në një prokurori jo për krime të rënda,” vërejti Hajdarmataj, duke e cilësuar subjektiv dhe të pabazuar këtë konstatim. Ai pretendoi se në kohën kur Krimet e Rënda drejtoheshin prej tij kishin arritur rezultate të larta, duke vendosur para përgjegjësië zyrtarë të lartë dhe organizata kriminale me ndikime në vendimarrje.

“Ndërkohë që jam i bindur se edhe vëzhguesi e sheh se rrethanat e çështjes time nuk përbëjnë shkaqe të tilla për shkarkimin tim,”tha ai.

Një denoncim i mbërritur pranë Komisionerit Publik, që shoqërohej me një foto ku pretendohej se ishte edhe prokurori Hajdarmataj, nuk u konsiderua nga Kolegji me argumentin se nuk mund të dallohej nëse ai kishte lidhje me pretendimin e ngritur.

Kolegji vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor për Hajdarmatajn dhe të caktojë seancën e radhës për konkluzionet përfundimtare më 16 korrik, ora 10:30.

Etiketa: 1997AnalizëbesimBesim HajdarmatajcannabisDenoncimDurrësGjykatagjykimGjyqhetimeKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKPAKrimeKurbinONMOrganizata kriminaleParaPërmetprocedimprokurorProkuroreProkuroriProkuroriaProkuroria e Rrethit TiranëProkuroria për Krime të RëndaPunëSHShkodërTHeo JacobsTiranëVëzhguesit
Tjetri
Zbulohen 14 pako të dyshuara me kokainë në Portin e Durrësit

Zbulohen 14 pako të dyshuara me kokainë në Portin e Durrësit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.