AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia dhunon gazetarët pasi dështoi të arrestojë të dyshuarin për drogë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gazetari Ergys Gjençaj i shtrirë përtokë nga një polic pasi ky i fundit ka dështuar të ndalojë një të dyshuar. Printscreen nga Balkanweb.com

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pasi policia e shtetit ndaloi me dhunë gazetarin Ergys Gjençaj dhe shtyu kolegen e tij Klodiana Lala, pasi këto të fundit u gjetën në vendin e ngjarjes dhe filmuan dështimin e tre oficerëve në arrestimin e një të dyshuari për trafik droge.

Gazetari Ergys Gjençaj i shtrirë përtokë nga një polic pasi ky i fundit ka dështuar të ndalojë një të dyshuar. Printscreen nga Balkanweb.com

Policia shqiptare dhunoi dy gazetarë mesditën e së martës pasi dështoi në mënyrë spektakolare të ndalonte një të dyshuar për drogë në kryeqytet – në një episod të xhiruar nga dëshmitarë të rastit.

Pasi nuk arritën të ndalonin të dyshuarin që u largua me një automjet Benz Mercedez me xhama të errët, oficerët e policisë e shfrynë frustrimin e tyre duke dhunuar dy gazetarët e gjetur në vendngjarje rastësisht.

Pasi shtrinë përtokë gazetarin Ergys Gjençaj, policët i sekuestrojnë atij celularin. Ato gjithashtu shfaqen duke shtyrë gazetaren Klodiana Lala, ndërsa kjo e fundit po protestonte ndaj keqtrajtimit të kolegut.

Gjençaj i tha BIRN se policia e mbajti të shtrirë përtokë për shumë minuta me rradhë dhe se njëri prej oficerëve i kishte kontrolluar xhepat.

“Kam njëzet vjet punë si gazetar dhe nuk më ka ndodhur kurrë diçka e tillë,” tha Gjenccaj.

Gazetarja Klodiana Lala i tha BIRN se ata ishin gjendur në vendngjarje rastësisht ndërsa po shkonin në redaksi dhe ishin qartësisht të indetifikueshëm si gazetarë.

“Unë i thashë policëve se personi që kishin ndaluar është gazetar dhe automjeti me të cilin ne udhëtonim ishte me logo nga të gjitha anët,” tha Lala.

Pyetur nga BIRN, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se “do të urdhëroj menjëherë SHÇBA të hetojë ngjarjen.”

Edhe Prokuroria Tiranës tha nëpërmjet një deklarate se kishte nisur hetimet sëbashku më SHÇBA për dhunimin e gazetarëve.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin,” tha organi akuzës në një njoftim për shtyp.

“Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policisë për të përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve të tyre,” shtoi prokuroria.

SHÇBA, Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa, është zyra e policisë që heton abuzimet e mundshme nga forcat e policisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për koment deri në publikimin e këtij lajmi.

Në një deklaratë për shtyp Këshilli Shqiptar i Medias dënoi dhunën ndaj gazetarëve duke theksuar se ky nuk është rast i veçuar.

“Është e paimagjinueshme për një vend që synon të integrohet në BE, që gazetarët të trajtohen në mënyrë brutale thjesht sepse po raportojnë nga vendngjarja – çka është dhe misioni e detyra e tyre,” tha KSHM.

“Shqetësimi bëhet edhe më i madh, kur shihet se ky incident nuk mund të konsiderohet i veçuar por është tashmë një frymë e Policisë së Shtetit, që në pamundësi që t’i përgjigjen krimit, e orientojnë dhunën drejt gazetarëve që raportojnë,” shtoi KSHM.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideroi ngjarjen “një incident i rëndë” dhe “arrogancë policore”.

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon ashpër këtë akt dhunues dhe brutalitetin policor të demonstruar ndaj reporterit dhe kërkon vënien para përgjegjësisë së punonjësve me uniformë policie, të cilët janë aktorë të kësaj dhune dhe arrogance mbi gazetarin në detyrë,” shkruhet në deklaratë.

Një video e publikuar nga TV News 24 shfaq dy oficerë civilë dhe një polic me unfirmë që ndalojnë një makinë dhe i kërkojnë që të hapë derën. I dyshuari brenda makinës refuzon të hapë derën ndërsa në vendngjarje shfaqet makina me logo të Neës 24 nga ku dalin gazetarët Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala.

Gjençaj nxjerr celularin për të xhiruar ngjarjen ndërsa shoferi i automjetit injoron thirrjet e policisë dhe ikën nga vendngjarja.

Të njëjtët policë që dështuan të ndalojnë të dyshuarin, në vend që ta ndjekin atë, i drejtohen gazetarit Ergys Gjencaj duke i rrëmbyer celularin dhe duke e shtrirë përtokë dhunshëm. Ndërsa gazetarja Klodiana Lala proteston ndaj keqtrajtimit të Gjençaj, një person i veshur civil e shtyn atë tutje.

Dhuna e policisë ndaj gazetarëve nuk është fenomen i ri por ngjarja në fjalë duket se përbën një rekord të ri negativ ndërsa rastet e dhunimeve në të shkuarën duket se kanë mbetur pa u ndëshkuar.

Në vitin 2019, policia e Dibrës dhunoi gazetarin Enver Doçi, i gjendur gjithashtu në vendngjarje. Policia e Shtetit pranoi incidentin dhe shprehu keqardhje por organizatat ndërkombëtare vunë në dukje mungesën e hetimeve dhe ndëshkimeve të policëve përgjegjës të sulmit.

Në dhjetor të vitit të kaluar policia ndaloi dhe kërcënoi disa gazetarë ndërsa këta të fundit po raportonin nga protestat e dhunshme të të rinjve që u shkaktuan nga vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një oficer policie.

Gazetarët Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani u ndaluan ndërsa ishin duke raportuar. Edhe në këtë rast nuk pati hetime dhe masa ndëshkuese për policët dhunues ndërsa thirrjet e organizatave të shoqërisë civile për Edi Ramën dhe Ardi Veliun për të dënuar dhunimin e gazetarëve ranë në vesh të shurdhët.

Etiketa: Ardi VeliuBEBIRNBledi ÇuçidhunaDhunëdhunuesDrogeEdi RamEnver DoçigazetarGjyqhetimeHetimetKlodianaKlodiana LalaMakinaMasaNews 24ParaPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e TiranësProtestatSHshqiptareTiranëTrafikTrafik DrogevideoVrasja
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Denisa Asko– Prokuroria e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Denisa Asko– Prokuroria e Tiranës

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.