AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave në Mal të Zi e shqetësuar për masat kundër COVID-19

Samir KajosevicngaSamir Kajosevic
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kamarierë me maska mbrojtëse para një kafeneje në Podgoricë. Foto: BIRN/Samir Kajosevic

Një anëtar i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale paralajmëron se sipas masave të fundit shëndetësore, persona të paautorizuar mund të marrin të dhëna personale shëndetësore të qytetarëve, të cilat, sipas ligjit, kanë të drejtë t’i shohin vetëm mjekë të trajnuar.

Kamarierë me maska mbrojtëse para një kafeneje në Podgoricë. Foto: BIRN/Samir Kajosevic

Një anëtar i Këshillit të Malit të Zi të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Muhamed Gjokaj, të mërkurën paralajmëroi se masat e reja kundër COVID-19 mund të vënë në rrezik të dhënat personale të qytetarëve.

Ai tha se druhej se persona të paautorizuar mund të marrin njohur mbi të dhënat personale të qytetarëve dhe i bëri thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të ishte më e saktë në lidhje me masat e saj të reja shëndetësore.

“Ministria e Shëndetësisë duhet të shpjegojë në bazë të cilave norma ligjore specifike ka përcaktuar që kamerierët kanë të drejtë të përpunojnë të dhënat personale të qytetarëve që hyjnë në një kafene apo restorant.”

“Nëse nuk ka bazë ligjore të përshtatshme, qytetarët mund të padisin të gjitha ato subjekte që kërkojnë të inspektojnë të dhënat e tyre personale, të cilat lidhen edhe me informacionet shëndetësore”, tha Gjokaj për të përditshmen Pobjeda.

Më 30 korrik, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se klientët e klubeve të natës, diskotekave dhe restoranteve duhet të tregojnë mjetet e tyre të identifikimit dhe Certifikatën kombëtare të COVID-19 para se të hyjnë në ambientet e brendshme.

Certifikata kombëtare e COVID-19 është një dokument i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, i cili dëshmon se një person është vaksinuar, ose ka një test PCR negativ të kohëve të fundit, ose ka kaluar COVID-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, certifikata duhet t’i tregohet kamerierit ose stafit të klubit.

Ligji i Malit të Zi për Mbrojtjen e të Dhënave Personale specifikon që të dhënat personale që lidhen me kushtet shëndetësore mund të inspektohen vetëm nga personeli mjekësor. Ai ndalon inspektimin e të dhënave personale nga personel i paautorizuar.

Më 30 korrik, kreu i Drejtorisë Digjitale të Shëndetit, Aleksandar Sekulic, tha nën këto masa nuk po ndodhte asnjë shkelje e të dhënave personale të qytetarëve, pasi në Certifikatën e COVID-19 ishin të shënuara vetëm emri dhe data e lindjes së personit.

“Ne nuk zbulojmë të dhëna shëndetësore përmes certifikatave, por vetëm të dhënat që qytetarët duan të japin. Ata ranë dakord vullnetarisht të japin një sasi të caktuar të dhënash”, tha Sekulic në një konferencë për shtyp.

Më 3 gusht, një juriste, Andrijana Razic pretendoi se Ministria e Shëndetësisë kishte shkelur ligjin me masat e reja shëndetësore, duke e akuzuar atë se i kishte detyruar qytetarët të vaksinoheshin. Ajo tha se qytetarët e pa vaksinuar nuk duhet të diskriminohen në asnjë mënyrë.

“Është plotësisht e qartë se punonjësit në një restorant apo klub nate nuk kanë absolutisht të drejtë të identifikojnë qytetarët, ose t’u kërkojnë informacione shëndetësore që janë sekret me ligj. Qeveria duhet të marrë parasysh seriozisht pasojat e mundshme të ndjekjes së një politike të tillë diskriminuese dhe të rrezikshme shëndetësore, bazuar në një shkelje drastike të të drejtave themelore të njeriut”, tha Razic për gazetën e përditshme Dan.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në vend janë 1,667 raste të regjistruara aktive me COVID-19. Kryeqyteti Podgorica dhe qyteti bregdetar i Budvës kanë numrin më të madh të rasteve. Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë tha se 34.5 për qind e popullsisë së rritur ishin vaksinuar kundër COVID-19.

Etiketa: BIRNcertifikataCOVIDCOVID-19EmrikoronavirusLigjMal i ZiMal të ZiMasamasa kufizueseMaskambrojtje te dhenashMjekmjekëParaPodgoricaQeveriarreziksekretSHte dhenavaksinim
Tjetri
KLD pezullon nga detyra gjyqtaren Pajtime Fetahu

ILD kërkon procedim disiplinor ndaj gjyqtares të akuzuar për rryshfet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.