AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Joshja nga kanabisi thellon varfërinë në fshatrat e largët të Skraparit

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Kubikë kanabisi të sekuestruara nga policia.

Të dhënat e Policisë tregojnë për një shtim të rasteve të kultivimit mes familjeve të varfra nga zonat e thella të qarkut të Beratit, duke i përplasur ato me procese të kushtueshme penale dhe varfëri të shtuar.

Kubikë kanabisi të sekuestruara nga policia e Beratit në fillim të majit. Foto: Drejtoria Vendore e Policisë Berat.

Mesditën e nxehtë të 29 korrikut, një grua e veshur me të zeza i fshihet diellit nën një çadër kashte, ndërsa lexon me vëmendje këndin e njoftimeve në hyrjen e Gjykatës së Beratit. Gruaja kërkon mes rreshtave ndonjë informacion për gjyqin e të birit –i arrestuar në fund të majit nga policia për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

54-vjeçarja është nga fshati Zgërbonjë i Skraparit dhe siç i tha BIRN në kushtet e anonimatit, kishte mbetur pa avokat për të birin, pasi nuk kishte mundësi ta paguante.

“Djali u kap se kishte mbjellë pesë a gjashte kubikë me hashash pas shtëpisë, mes misrit. Unë dhe im shoq ishin në një vaki dhe vetëm kur erdhëm në shtëpi e morëm vesh se çfarë kishte ndodhur,” tha ajo, ndërsa fshiu djersët me një napë të bardhë.

Histori të ngjashme familjarësh të varfër nuk janë të rralla në dyert e Gjykatës së Beratit, ndërsa qarku po shënon një rritje të numrit të kultivuesve të arrestuar për mbjellje të bimëve narkotike.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Policisë së Beratit që BIRN analizoi, 22 persona janë arrestuar nga marsi deri në fillim të gushtit, mes të cilëve edhe dy gra, pasi kishin mbjellë në tokat apo oborret e shtëpive të tyre sasi të vogla të kanabisit.

Të arrestuarit i përkasin kryesisht zonave të thella të Skraparit dhe më pak në fshatrat e Poliçanit dhe Kuçovës. Katër kryepleq janë gjithashtu në procedim për shpërdorim detyre, pasi në fshatrat që ata mbulojnë janë gjetur në mënyrë të përsëritur bimë kanabisi.

Drejtoria e Policisë së Beratit nuk iu përgjigj një kërkese të BIRN mbi sasitë e bimëve narkotike të sekuestruara gjatë këtij viti, por një burim brenda Policisë që foli në kushtet e anonimatit, tha se bëhej fjalë për kultivime në sasi të vogla.

“Zonat e thella të Skraparit janë të varfra, të vështira përsa i përket kushteve ku banorët jetojnë, në mungesë totale të rrugëve në pjesën më të madhe dhe janë zbuluar raste që tregojnë për kultivim në sasi minimale, me fidanë që ndonjë herë numërohen me gishtat e njërës dorë,” tha punonjësi i Policisë.

Toleranca ndaj kultivimit të kanabisit, pavarësisht sasive, po përkeqëson kushtet ekonomike të familjarëve të të arrestuarve nga zonat e thella dhe po i përball ata me procese të kushtueshme gjyqësore.

Avokatët nga Berati, të cilët kanë mbrojtur të akuzuar për kultivim kanabisi, i thanë BIRN se shumica e tyre vijnë nga familje të varfra dhe me probleme të theksuara sociale. Sipas tyre, ky fenomen është rritur gjatë pandemisë.

“Rastet që unë kam ndjekur dhe kam dëgjuar dhe nga kolegë, tregojnë se kemi të bëjmë me një kategori personash që vetëm me synimin për t’i shtuar familjes pak të ardhura, janë kapur me disa kubikë dhe përballen me mjaft vështirësi qoftë për të ndjekur proceset, qoftë për të ndjekur dënimin,” tha avokatja Flutura Eskiu.

Berti Sinjari, një tjetër avokat në Berat thotë se përpjekjet për të përfituar nga kanabisi i zhysin më keq në borxhe të afërmit e këtyre personave.

“450 mijë lekë me marrëveshje i kushton një familjeje pagesa për një person nën akuzë të ndiqet nga seanca e parë deri në dhënien e vendimit, në shkallën e parë,” tha Sinjari.

“Por ajo që vihet re është se familjet që vijnë nga zonat e thella kanë vështirësi në aksesshueshmërinë e menjëhershme, nuk sigurojnë dot kontrata,  kanë pamundësi në pagesat dhe këto vihen re gjatë kohëve të fundit, sidomos gjatë pandemisë,” shtoi ai.

Gjykata e Beratit | Foto Erjola Azizolli

Edhe Kujtim Shahini, kryeplak i fshatit Potom në Skrapar, i tha BIRN se kanabisi po josh së fundmi të varfrit. Ai shtoi se kjo po rrit problemet sociale, pasi prindërit marrin përsipër përgjegjësinë e fëmijëve, ndërsa gratë të burrave apo të djemve.

“Familjet që unë njoh, që janë kapur persona për kanabis vuajnë për bukën e gojës. Nuk kanë të ardhura, pasi toka në këto zona nuk prodhon, nuk kanë pasur mbështetje dhe janë gënjyer duke mbjellë kush disa rrënjë e kush ka gjetur ndonjë farë për të mbjellë,” tha Shahinaj.

Ai e quan me fat faktin që nuk ka pasur raste nga fshati Potom, që mund të kishin sjellë implikime ligjore edhe për atë vetë.

“E di sa lekë marrë unë që jam kryeplak? 35 mijë lekë të vjetra, se aq banorë kam në zonë dhe për kaq lekë mund të përballem dhe me ligjin, por për fat të mirë vitet e fundit nuk kam pasur asnjë rast në fshatin Potom,” shtoi Shahinaj.

Të dhënat e siguruara nga Gjykata e Beratit tregojnë se shumica e të arrestuarve për kultivim kanabisi përfundojnë të dënuar.  Në vitin 2019 u regjistruan pesë çështje, nga të cilat 4 u dënuan, ndërsa në vitin 2020 u regjistruan katër çështje me tre të dënuar, ndërsa njëra u mbart për vitin 2021.

Ndërsa rastet e shtuara gjatë vitit 2021 pritet t’i japin pasojat më vonë, avokatët bëjnë apel për më shumë informim dhe ndërgjegjësim mes komuniteteve të varfra në zona të thella.

Avokatja Flutura Eskiu i tha BIRN se për këtë kategori të akuzuarish, dënimet janë shumë të rënda dhe nevojitet që të punohet më shumë në drejtim të informimit. Ajo shtoi se në shumë raste, kultivimi ngatërrohet me debatin për legalizimin dhe në raste të tjera, justifikohet më kot me përdorimin vetjak.

“Ka raste që të arrestuarit ngelen pa fjalë kur dëgjojnë për dënimet që parashikon ligji, shprehin jo vetëm pengesë, por ndihen të braktisur, pasi mendojnë gjithë barrën që duhet të kalojë familja në ndjekje të procesit dhe kohën e vuajtjes së dënimit,” tha Eskiu.

“Të gjithë hallkat e sistemit duhet të bëjnë më shumë. Pse jo duhet menduar dhe ndonjë rishikim ligji,” shtoi ajo.

Në hyrje të gjykatës së Beratit, 54- vjeçarja në Skrapari luhatet mes shqetësimit për të birin dhe kostove që do t’i duhet të përballojë për të ndjekur procesin e tij. Ajo ankohet për kostot e larta të transportit dhe shton se përveç krahut të punës dhe 3-4 kokë bagëtive, nuk kanë asnjë të ardhur tjetër që mund t’u vijë në ndihmë.

“S’e di përse më futi im bir në këtë hall,” thotë gruaja –ndërsa e justifikon më tej se si 25-vjeçar, mund të ketë pasur nevojë për lekë. “Zoti e di si do ta ndjek unë tani këtë punë me shtetin,” përfundoi ajo.

 

Etiketa: ApelBanorëBeratBIRNBorxheDrejtoria e Policise BeratFamiljeGjykataGjykatëGjykatësGjyqgraHashashkanabisKanabisiKuçKultivimi i kanabisitmarrëveshjembështetjeMjaftPiSPoliciaPotomprocedimPunërishikimSeancaSHShpërdorim detyreSkraparToka
Tjetri
Bumi i ndërtimit i kthen kantieret e Tiranës në kurthe vdekje

Bumi i ndërtimit i kthen kantieret e Tiranës në kurthe vdekje

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.