AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria mbështet Durrësin me 30 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve

Besar LikmetangaBesar Likmeta
5 years më parë
në Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punonjës të NSHK Durrës duke pastruar qytetin | Foto : Geri Emiri

Këshilli i Ministrave ka vendosur të miratojë kërkesën e bashkisë Durrës për mbështetje financiare për depozitimin mbetjeve në landfillin e Sharrës në Tiranë.

Punonjës të NSHK Durrës duke pastruar qytetin | Foto : Geri Emiri

Kompania koncesionare që menaxhon nëpërmjet një kontrate partneriteti publik privat landifllin e Sharrës, dot të përfitojë të paktën 3.8 miliardë lekë (30 milionë euro) në 10 vitet e ardhshme për depozitimin e mbetjeve të Durrësit.

Me 30 korrik Këshilli i Ministrave ka miratuar një kërkesë së bashkisë Durrës për mbështetje financiare për menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane, e cila kap një vlerë prej 430 milionë lekësh në vitet 2022-2024 dhe pastaj ulet gradualisht deri në 395 milionë lekë në vitin 2030.

“Shuma e mbështetjes financiare, sipas tabelës  bashkëlidhur këtij vendimi, negociohet çdo vit fiskal gjatë hartimit të projektbuxhetit afatmesëm  dhe atij vjetor, ndërmjet Ministrisë së Financave  dhe Ekonomisë dhe Bashkisë Durrës, në varësi të  aftësive fiskal,” shkruhet në vendimin e Këshillit të Ministrave të botuar në fletoren zyrtare.

Sipas bashkisë së Durrësit, sasia e mbetjeve që evadohet çdo ditë nga qyteti është 206 ton ose 75,500 ton në vit.  Në një mbledhje të jashtëzakonshme të enjten 4 gusht, Këshilli Bashkiak Durrës miratoi një vendim për përdorimin e fondit të miratuar nga qeveria për dërgimin e mbetjeve në Sharrë.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako theksoi se me miratimin nga Këshilli të përdorimit të këtij fondi, bashkia do të procedojë me lidhjen e marrëveshjes me koncesionarin për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Sako theksoi se vendimi që po merrte Këshilli ishte i ligjshëm, pasi kishin ndërmarrë disa hapa ligjorë për të marrë opinionin e institucioneve për menaxhimin e mbetjeve.

“Ka qenë një vit i vështirë por kemi qenë skrupuloz ke pjesa e zbatimit të ligjit,” tha ajo.

Sipas Sakos Durrësi do mbulojë fillimisht 10% të kostos së depozitimit të mbetjeve në Sharrë gjatë tre viteve të para. Më vonë kjo kosto do të rritet gradualisht deri në 15%.

Kryebashkiakja e Durrësit i tha Këshillit se kostot e depozitimit të mbetjeve në Sharrë bazoheshin në një studimi të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, AKUM, i cili ishte miratuar edhe nga Komiteti i Menaxhimit të Mbejteve.

Etiketa: AKUMBashkiaBashkisë DurrësDurrësEmiriana SakoEuroGeri EmiriKEKëshillit të MinistravekostombështetjeMbledhjepaktParaPartneriteti Publik PrivatQeveriaSHSharrëUjësjellësVendimVendimi
Tjetri
Turqi: Mijëra njerëz evakuohen ndërsa zjarret arrijnë në një termocentral

Turqi: Mijëra njerëz evakuohen ndërsa zjarret arrijnë në një termocentral

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.