AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ballkan: Dhjetëra të arrestuar nën dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vatër zjarri në Kosovë. Foto Urim Krasniqi/BIRN.

Ndërsa flakët kanë përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit, policia ka arrestuar dhjetëra njerëz të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në fusha dhe pyje.

Vatër zjarri në Kosovë. Foto Urim Krasniqi/BIRN.

Policia shqiptare të martën tha se 15 persona ishin arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme që nga 25 korriku në lidhje me zjarret që kanë ndodhur për rreth dy javë në vend.

Zjarret kanë shkatërruar qindra hektarë pyje në Shqipëri, ndërsa autoritetet janë përpjekur për ditë të tëra për t’i vënë ato nën kontroll. Të hënën autoritetet i kërkuan Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK -së, t’i ndihmonte ata në shuarjen e zjarreve që kërcënojnë autostradën që lidh Shqipërinë dhe Kosovën.

Të mërkurën, policia njoftoi se një person tjetër ishte arrestuar për “shkatërrim të pyjeve dhe mjedisit pyjor” dhe tre persona u shpallën në kërkim. Ndaj një personi tjetër filloi procedimi penal.

Në Kosovën fqinje, 20 persona janë arrestuar së fundmi për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa janë identifikuar 41 të dyshuar të tjerë.

“Policia e Kosovës identifikoi 109 raste zjarrvënieje; 71 raste ‘shkaktimi të rrezikut të përgjithshëm’ dhe 95 incidente zjarri ‘që rrezikojnë jetën e qytetarëve, por edhe pronën në përgjithësi, si private ashtu edhe shtetërore’”, tha policia për BIRN.

Policia tha se kishte filluar procedimin penal për të gjitha rastet e lartpërmendura dhe 41 të dyshuar të tjerë ishin identifikuar dhe 20 prej tyre ishin arrestuar.

Në Greqi, tre persona janë arrestuar për zjarret e ndezura në vend. Sipas faqes greke ethnos.gr, një 43-vjeçar i akuzuar për zjarrvënie në Kryoneri po hiqej si vullnetar; një 47-vjeçar akuzohet se u përpoq t’i vinte zjarrin Petroupolit dhe Agios Dimitriosit në Athinë dhe një grua u arrestua në një park në Athinë.

Në Turqi, të dhënat e sakta për numrin e njerëzve të arrestuar për shkak të zjarreve mungojnë, megjithëse javën e kaluar katër persona u arrestuan në Antalia dhe Bodrum për role të dyshuara në zjarrvënie.

Në Bullgari, më 10 gusht, një burrë në fshatin Petrichko pranë Blagoevgradit u arrestua për shkaktimin e një zjarri. Pavarësisht zjarreve të të mëdha në Kyustendil, Blagoevgrad, Sliven dhe resortin dimëror Borovetz, nuk ka pasur shumë aktivitet policor përsa i përket arrestimeve.

Maqedonia e Veriut, e cila që nga java e kaluar pati dëme të mëdha për shkak të zjarreve në të gjithë vendin, deri më tani ka ndaluar 14 persona nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarre.

Shumica u vunë re nga autoritetet ndërsa silleshin në afërsi të zjarreve, tha Ministria e Brendshme. Në disa raste, fajtorët e dyshuar pranuan se kishin shkaktuar zjarre.

Të hënën, pranë kryeqytetit Shkup, policia ndaloi një person të moshuar për ndezjen e një sasie kashte që shkaktoi një zjarr më të vogël. Sipas autoriteteve, ai e kishte pranuar se e kishte bërë këtë.

Etiketa: arrestimeautostradBallkanBIRNBullgariFushaGreqiKosovëMaqedoniMaqedoniaMaqedonia e VeriutMinistria e BrendshmeMjedisitPoliciaPolicia e KosovësProcedimiPYJeShkupshqipShqipërishqiptareTuriqTurqiZjarrzjarrezjarrvenie e qellimshme
Tjetri
red flag on top of brown concrete building during daytime

“Duhet të jetë ndonjë gabim”: Hakmarrja globale e Turqisë nuk duket se ka fund

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.