AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shqipëria, e gatshme të strehojë emigrantë politikë nga Afganistani

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat. Foto: LSA

Kryeministri Edi Rama konfirmoi përmes një statusi në Facebook gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të strehuar përkohësisht emigrantë politikë afganë të rrezikuar nga talebanët, pas një kërkese të ditëve të fundit nga qeveria amerikane.

Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat. Foto: LSA

Kryeministri Edi Rama deklaroi të dielën përmes një statusi të gjatë në Facebook se qeveria e Shqipërisë është e gatshme që të strehojë një numër emigrantësh politikë afganë, pas një kërkese të mbërritur ditët e fundit nga qeveria amerikane.

Rama konfirmoi gjithashtu se kishte mikpritur më herët dy kërkesa të tjera nga ‘institucione shoqërore’ në Shtetet e Bashkuara për strehimin e përkohshëm në Shqipëri të qindra personave nga rrethet intelektuale afgane, mes të cilave edhe gra aktiviste, jeta e të cilëve rrezikohet nga talebanët.

“Është e vërtetë po, se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara,” shkroi Rama në Facebook.

“Dhe padiskutim që ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria,” shtoi Rama, ndërsa evokoi si shembull rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi të premten se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden po zhvillonte bisedime me Shqipërinë dhe Kosovën për strehimin e përkohshëm të qindra afganëve që punuan për qeverinë amerikane dhe që tashmë janë në rrezik për shkak të pushtimit të shpejtë të Afganistanit nga talebanët.

Sipas Reuters, disa shtete të tjera në kufi me Afganistanin kishin hezituar më parë, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe situatës së pandemisë së COVID-19.

Në statusin e tij në Facebook, kryeministri Rama nuk sqaroi detaje të tjera nga bisedimet me qeverinë amerikane apo të dhëna mbi numrin e emigrantëve politikë afganë, që Shqipëria është e gatshme të mikpresë.

Ai replikoi megjithatë me valën e kundërshtive të shprehura në rrjetet sociale, për të cilët tha se nuk do ta ndryshonin qëndrimin e tij dhe të shumicës qeverisëse për të mikpritur “të panjohurit në rrezik”.

 

 

Etiketa: AdministrataafganafganeAfganistaniBidenbisedimeCOVIDCOVID-19Edi RamaFacebookgraJoe BidenKosovëKryeministri Edi RamaKufiQeveriaRamarrezikRrjetet socialeSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareShtetet e Bashkuarataleban
Tjetri
Shqipëria dhe Kosova marrin lavde për pranimin e refugjatëve afganë

Shqipëria dhe Kosova marrin lavde për pranimin e refugjatëve afganë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.