AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Rama ankohet për “baltosjen” e fitores dhe shpall qeverinë me “më shumë gra”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp pas Samitit të Ballkanit Perëndimor. Foto: LSA

Duke u ankuar për sharjet mbi makinerinë e tij elektorale si dhe duke pranuar se politika e vendeve të punës për vota është bërë faktor shumë i rëndësishëm për suksesin e tij elektoral, kryeministri Edi Rama shpalli qeverinë e re, e cila do të ketë edhe më shumë gra se sa e shkuara. Më i suksesshmi në zgjedhje, Taulant Balla, duket se u mënjanua.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp pas Samitit të Ballkanit Perëndimor. Foto: LSA

Kryeministri Edi Rama shpalli kabinetin e ri qeveritar në përfundim të një fjalimi që zgjati mbi një orë, në të cilin, ai deklaroi se ndjehej krenar për suksesin e makinerisë së tij elektorale ndërsa u ankua për ato që i quajti “baltosje” të suksesit të tij elektoral, një referencë për kritikat për keqpërdorim të burimeve shtetërore përmes sistemit kontrovers të patronazhistëve të votës. Ai shpalli gjithashtu se synimi i mandatit të tretë qeverisës do të jetë fitorja e një mandati të katërt.

“Fjala kryesore në çdo takim nuk mund të jetë punësimi në shtet i anëtarëve, apo familjarëve të anëtarëve apo kushërinjve të anëtarëve. Një mbledhje e tillë duhet të konsiderohet e dështuar,” deklaroi Rama.

Rama fitoi zgjedhjet e 25 prillit 2021 mes akuzave për krijimin e një makinerie elektorale që ushqehet me keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe që përdor metoda shantazhi për të detyruar qytetarët të votojnë këtë parti. Pak para zgjedhjeve, një databazë e socialistëve e rrjedhur në media zbuloi se si mijëra zyrtarë të kësaj partie, kryesisht të punësuar në shtet, shënjojnë çdo votues një më një të armatosur me të dhënat personale të qytetarëve, përfshirë punëdhënësit dhe punësimet e familjarëve apo probleme të ndryshme ligjore, kryesisht me titujt e pronësisë. Por në së paku një rast, një person I dënuar për trafik droge në Elbasan ishte gjithashtu patronazhist.

Rama nuk e mohoi faktin që suksesi i tij elektoral i dedikohet makinerisë ndërsa u ankua ndaj kritikave. “[Zgjedhjet] ishin një arritje e re e makinerisë sonë politike, e cila është krenaria e kësaj partie,” deklaroi ai ndërsa iu referua kritikëve si persona që “flasin por nuk e dinë se çfarë flasin”.

Në qeverinë e re, Erjon Braçe humbi pozicionin dhe u zëvendësua nga Arben Ahmetaj. Braçe nuk u përmend as në ndonjë funksion në Partinë Socialiste. Ai ka qenë zëvendëskryeministër gjatë viteve të fundit dhe në përgjithësi personi që ka firmosur aktet e qeverisë në mungesë të kryeministrit.

Olta Xhaçka u konfirmua në postin e ministres së jashtme ndërsa Niko Peleshi në atë të mbrojtjes.

Etilda Gjonaj humbi postin në qeveri dhe u zëvendësua nga Ulsi Manja, më parë kryetar i komisionit të ligjeve në parlament.

Anila Denaj humbi postin në qeveri për t’u zëvendësuar nga Delina Ibrahimi, ish-këshilltare e Ramës, aktualisht drejtoreshë e tatimeve.

Blendi Klosi, i cili mori lavde për suksesin elektoral në fjalim, humbi postin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit për t’u zëvendësuar nga  Mirela Kumbaro.

Surprizë ishte Frida Krifca, aktualisht Drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillimi Bujqësor dhe Rural, u bë ministre e Bujqësisë.

Rama konfirmoi në detyrë Ogerta Manastirliun në Ministrinë e Shëndetësisë, Belinda Ballukun në të Infrastrukturës, Elvis Kushin te Arsimi dhe Elva Margaritin te Ministria e Kulturës.

Rama shtoi edhe katër “ministra pa portofol” të njohur si “ministra shteti”, Elisa Spiropalin, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Edona Bilalin, ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bora Muzhaqin ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Milva Ekonomni ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet.

Rama shpalli gjithashtu ndryshime në partinë e vet, ku ndryshimi më i rëndësishëm duket se ishte mënjanimi i Taulant Ballës, i cili arriti sukses në zgjedhjet në Elbasan, mes akuzave për lidhje me krimin e organizuar. Balla u shpall drejtues politik i qarkut të Fierit dhe do të mbetet kreu i grupit parlamentar.

Ndërkohë Damian Gjiknuri, ish-ministër i infrastrukturës në kohën e skandalit DH Albania, u shpall sekretar i përgjithshëm duke zëvendësuar Taulant Ballën.

Etiketa: AhmetajAnila DenajArben AhmetajArsimiBlendi KlosiDamian GjiknuriDH AlbaniaDrogeEdi RamaelbasanErjon BraçeEtilda GjonajFrida KrifcagraKryeministri Edi RamakryetarKumbaroMbledhjeMediaMinistria e KulturësMirela KumbaroMjedisitNiko PeleshiOlta XhaçkaParaparlamentPunëPunësimiRamaSHTaulant BallaTrafikTrafik DrogeUlsi ManjaVotaVotueszgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
“Pasaporta në shitje”: Mali i Zi mbyll skemën pas paralajmërimit të BE-së

“Pasaporta në shitje”: Mali i Zi mbyll skemën pas paralajmërimit të BE-së

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.