Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Project Syndicate

Tragjedia afgane dhe epoka e trazirave

Mark LeonardNgaMark Leonard
09:29 | 10/09/2021
Në Project Syndicate
Kohe leximi: 5 minuta
A A
0
Tragjedia afgane dhe epoka e trazirave

Pamje nga aeroporti i Kabulit ditën e dytë pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Foto: Wikipedia.

Share on FacebookShare on Twitter

Fundi i “luftës së përjetshme” të udhëhequr nga SHBA-ja në Afganistan nuk do të sjellë paqe, sepse metodat që përdorin vendet për të sulmuar njëri-tjetrin kanë ndryshuar rrënjësisht. Bota ka hyrë në një epokë të re konkurrence të përhershme midis shteteve të fuqishme, me rivalitetin SHBA-Kinë në thelbin e saj.

Pamje nga aeroporti i Kabulit ditën e dytë pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Foto: Wikipedia.

Pamjet e afganëve të dëshpëruar që kapërcejnë rrethimin në aeroportin e Kabulit në një përpjekje për të ikur nga sundimi i talebanëve ofrojnë të dhëna të dëshpëruara të momentit gjeopolitik në të cilin ndodhemi. Mënyra brutale në të cilën ish-aleatët e Perëndimit në Afganistan po lihen në fatin e tyre, përmbledh vendosmërinë e administratës së presidentit amerikan Joe Biden për të hequr dorë nga angazhimet e vjetra ndërkombëtare ndërsa ajo përvetëson një strategji të re.

Ka shumë për të kritikuar në lidhje me tërheqjen e nxituar të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, e jo më pak çër mungesën e shqetësimit për të drejtat e grave dhe vajzave afgane, dështimet e inteligjencës dhe mungesën e planifikimit. Por në themel të shumë prej kritikave është një nostalgji e madhe, madje pikëllim, për fundin e një epoke. Ndërhyrja e udhëhequr nga SHBA-ja në Afganistan, e cila filloi 20 vjet më parë, ishte gjurma e fundit e një bote tjetër, e përcaktuar nga kërkimi për një rend ndërkombëtar liberal dhe misioni i deklaruar për të sjellë demokracinë dhe sundimin e ligjit në rajone të largëta. Shumë në Perëndim që sulmojnë politikën e Biden janë në fakt të mërzitur për rikthimin e konkurrencës brutale gjeopolitike.

Për të kuptuar vendimin e Biden, ne duhet të kuptojmë thelbin e kësaj epoke të re. Të njëjtat forca globalizuese që na bashkuan kur filloi misioni në Afganistan tani po na ndajnë. Zinxhirët global të furnizimit, emigrimi masiv dhe flukset e informacionit të menjëhershëm kanë shoqëruar pabarazinë në rritje, duke nxitur një epidemi zilie ku njerëzit në çdo vend e krahasojnë veten me ata më të privilegjuarit në botë. Këto forca kanë ndihmuar në nxitjen e një politike të përqendruar tek ankesat, identiteti dhe një reagim kundër internacionalizmit, i mishëruar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, por i përsëritur në mënyra të ndryshme në të gjithë botën.

Në këtë kontekst, çdo president amerikan duhet t’i kushtojë vëmendje gjendjes emocionale kombëtare – një kombinim i fuqishëm i ndjenjës “Amerika e Para” dhe mosbesimit të përhapur ndaj elitave – duke favorizuar tërheqjen nga mosmarrëveshjet e huaja. Amerikanët duan që qeveria e tyre të rikuperojë kontrollin përballë forcave jopersonale të ndërvarësisë dhe nuk pranojnë më humbje jetësh dhe parash në misione të largëta për të stabilizuar botën, kur ata mendojnë se vetë shtëpia e tyre është e mbushur me probleme.

Biden, përballet me një botë të re, në të cilën vendet sulmojnë njëri-tjetrin duke i kthyer në armë pikërisht gjërat që i lidhin. Në dekadat e fundit, ne hoqëm mure dhe kufij dhe thurëm një rrjet mbarëbotëror që lidh bashkë njerëz dhe vende. Por politika e fuqive të mëdha tani i ngjan një martese pa dashuri: partnerët urrejnë njëri-tjetrin, por nuk janë në gjendje të divorcohen. Duke mos pasur fëmijë ose qen për t’i përdorur për të lënduar njëri-tjetrin, partnerët gjeopolitikë përpiqen të marrin hak duke iu drejtuar tregtisë, financave, emigrimit, pandemive, ndryshimeve klimatike dhe internetit.

Konflikte të tilla janë bërë të zakonshme. Disa vende ndalojnë qasjen në tregti, maskat mbrojtëse, vaksina, financa globale ose minerale. Të tjerë përdorin sulme kibernetike ose dezinformim, ose armatosin grupet e refugjatëve ndërkufitarë. Këto metoda moderne nuk plotësojnë përkufizimin e luftës në librat shkollorë, por ato po vrasin dhe prekin shumë më tepër njerëz sesa konfliktet e armatosura.

Kështu, përfundimi i “luftës së përjetshme” në Afganistan nuk do të sjellë paqe. Talebanët përdorën kontrollin e tyre mbi informacionin për të bindur armiqtë e tyre të brendshëm që të dorëzoheshin pa luftuar. Flukset masive të parashikuara të emigrimit nga Afganistani do të kthehen në një objektiv të pasur për Bjellorusinë dhe shtetet e tjera që duan të minojnë demokracitë perëndimore, me trolle online të sponsorizuara nga shteti, që nxisin frikën dhe mbjellin përçarje. Në të njëjtën kohë, SHBA-ja do të përpiqet të rivendosë ndikimin e saj mbi Afganistanin duke manipuluar flukset e ndihmës dhe qasjen në dollar.

Kjo nuk është lufta që njohim ne, por nuk është as paqe. Përkundrazi, bota ka hyrë në një epokë paqeje ose konkurrence të përhershme midis shteteve të fuqishme, me rivalitetin SHBA-Kinë në thelbin e saj. Administrata Biden pohon se kufiri i ri i lirisë qëndron më pak në hapësirat e pakontrolluara të Afganistanit sesa në kontrollin e ekonomisë globale, infrastrukturës, inteligjencës artificiale dhe teknologjisë. Është vendosmëria e Biden për t’i bërë Shtetet e Bashkuara konkurruese në këtë epokë të re që ka forcuar vendosmërinë e tij për të dalë nga ajo e mëparshmja.

Detyra tjetër e Biden është të ndërtojë një aleancë që mund të menaxhojë epokën e mungesës së paqes. Ai ka filluar keq. Shumë qeveri angazhuan forca në Afganistan me qëllim që t’i hynin në zemër SHBA-së, por e justifikuan angazhimin e tyre duke iu referuar vlerave universale dhe rendit liberal që Amerika pretendonte të mbështeste. Ata nuk do ta harrojnë shpejt një ndryshim kaq të shpejtë të përparësive të SHBA-së, as nuk do t’i fshijnë me lehtësi pamjet e paaftësisë amerikane në Kabul.

Amerika nuk mund të udhëheqë në të ardhmen, siç bënte kur ishte e vetmja superfuqi në botë. Ajo do të ketë nevojë për aleanca që bazohen rreth armëve të lidhshmërisë dhe janë më pak të fokusuara në fuqinë ushtarake. Për shtetet evropiane, kjo është një mundësi dhe një sfidë. Në Afganistan, ata ia transferuan gjeostrategjinë e tyre Amerikës dhe në fund u erdhi keq për humbjen e kontrollit që ata e pranuan me kaq butësi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ata tani duhet të mësojnë të konkurrojnë në fusha të reja të konfliktit para se të kuptojnë se si të bashkëpunojnë në mënyrë efektive me SHBA-në dhe aleatët e tjerë.

Lufta e përjetshme mori fund përfundimisht. Tani ka filluar epoka e trazirave.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate.  The Afghan Tragedy and the Age of Unpeace

Etiketa: afganAfganistanBIRNJoe BidenpaqePerendimiSHBAtaleban
Tjetri
KPK shkarkon gjyqtaren Kaçe Agolli

KPK shkarkon gjyqtaren Kaçe Agolli

Më të lexuarat

Tragjedia afgane dhe epoka e trazirave

Tragjedia afgane dhe epoka e trazirave

09:29 | 10/09/2021
KPA mbyll hetimin gjyqësor për ankimin ndaj konfirmimit të Rilinda Selimit

KPA shkarkon Rilinda Selimin për shkak të kontakteve të papërshtatshme

15:17 | 22/06/2022
KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës

KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës

21:53 | 22/06/2022
Filmi rikrijon “arratisjen me not për liri” nga komunizmi në Shqipëri

Filmi rikrijon “arratisjen me not për liri” nga komunizmi në Shqipëri

11:42 | 20/06/2022
Kolegji dëgjon konkluzionet përfundimtare në çështjen e Rilinda Selimit

Kolegji dëgjon konkluzionet përfundimtare në çështjen e Rilinda Selimit

20:23 | 20/06/2022
KPK shtyn seancën për prokuroren e dorëhequr Esmeralda Ndoci

KPK mbyll me sanksion karrierën e Esmeralda Ndocit në Prokurori

16:19 | 18/06/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.