AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Në Shqipëri mund të ketë rektorë me plagjaturë, thotë ish-ministrja

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini, duke folur në një konference shtypi ku njoftoi se mësimi do të pezullohet për 2 javë në të gjitha shkollat dhe universitetet e vendit, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit COVID-19 | Foto : LSA

Ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini, sugjeroi në një koment në Facebook se aktualisht ka disa universitete në Shqipëri që drejtohen nga rektorë që kanë fituar tituj me plagjaturë, pa dhënë prova apo emra konkret të të dyshuarve.

Ish-Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini, duke folur në një konference shtypi | Foto : LSA

Ish-ministrja e Arsimit në qeverinë e socialistëve, Besa Shahini, deklaroi të hënën në një koment në Facebook se në Shqipëri një pjesë e rektorëve të universiteteve bëhen pengesë për luftën kundër plagjaturës pasi janë vetë të pajisur me tituj akademikë të fituar përmes studimeve të plagjiarizuara. Shahini, 39 vjeç, drejtoi ministrinë e Arsimit nga janari i vitit 2019 deri në shtator 2020, kohë gjatë së cilës, zyrtarë të ndryshëm të qeverisë shqiptare, përfshirë edhe deputete socialiste, u përballën me akuza publike se kanë bërë plagjaturë në studimet e tyre pasuniversitare apo në doktoraturë. Kjo e nxiti qeverinë të propozojë rishikim të titujve akademikë ndërkohë që zyrtarët e akuzuar për plagjaturë thjeshtë mohuan akuzat dhe vijuan të mbajnë të njëjtat pozicione partiake.

Por Shahini thotë se propozimi i qeverisë për rishikim të titujve mbeti vetëm propozim për shkak se rektorët e refuzuan procesin.

“Rektorët refuzuan këtë proces pasi disa nuk mund ta kalonin kontrollin, ndërsa të tjerët e kishin më të rëndësishëm kolegjialitetin me kolegët se sa zhdukjen e kësaj sëmundje që ka kalbur sistemin e arsimit të lartë përbrenda,” deklaroi Shahini.

“Qeveria nuk kishte mundësi ligjore t’i detyronte, duke qenë se ligji i arsimit të lartë i jep autonomi të plotë akademike universiteteve dhe nuk lejon ndërhyrje nga jashtë. Si rezultat, disa nga universitetet publike me shumë gjasë, sot udhëhiqen nga rektorë që kanë marrë titujt akademik me punime të plagjiarizuara,” shtoi ajo. Shahini gjithsesi nuk përmendi emra konkret të rektorëve të dyshuar për tituj të fituar me plagjaturë.

Plagjatura, ose kopjimi u studimeve të të tjerëve dhe prezantimi si studim i plagjiarizuesit, besohet se është fenomen i gjithëpërhapur në qarqet akademike shqiptare ku shpesh, përkthimet e studimeve të huaja janë prezantuar si studime origjinale. Në universitetet e ndryshme nëpër botë, studimet apo esetë që studentët dorëzojnë te profesorët për vlerësim, i nënshtrohen fillimisht një kontrolli automatik për plagjaturë, kontroll që kryhet me programe kompjuterike, të cilat krahasojnë punën e prezantuar me një bazë të dhënash nga studimet ekzistuese.

Shahini thotë që qeveria shqiptare e ka krijuar sakaq një program të tillë edhe për të kontrolluar studimet në gjuhën shqipe por sipas saj, kjo platformë dixhitale ka skaduar tashmë prej disa muajsh.

Shahini propozoi që socialistët të kryejnë ndryshime ligjore në mënyrë që të detyrojnë universitetet shqiptare të nisin procesin e rishikimit të titujve akademikë dhe kontrollit të tyre për plagjaturë.

“…kontrolli anti-plagjiaturë nuk duhet të bëhet nga jashtë universitetit sepse autonomia akademike duhet të ruhet me rigorozitet. Ligji i arsimit të lartë duhet të detyrojë vetë universitetet të pastrojnë strukturat akademike nga plagjiatura,” deklaroi Shahini.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ndryshoi ligjin për arsimin e lartë në vitin 2015 duke premtuar rritje të cilësisë. Strukturat e reja të krijuara, si bordi i administrimit, gjithsesi u kritikuan në vijimësi si struktura të mbushura me militantë socialistë, interesi i të cilëve ishte dukshëm politika e emërimeve dhe shkarkimeve nga puna të stafeve ndihmëse.

Etiketa: akademikeAkuzaBesa ShahinideputeteEdi RamaFacebookkonferenceKontrollindryshime ligjorePunaPunëQarqetQeveriaQeveria shqiptareRamaRinisë dhe SporteverishikimshqipShqipërishqiptareshtatorstudentUniversitetet publike
Tjetri
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Julian Çafka

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Julian Çafka

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.