Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Gjykata e Fierit lë në burg Elton Metën i akuzuar se vrau ish-bashkëshorten 23 vjeç

Valbona DavidhiNgaValbona Davidhi
20:20 | 14/09/2021
Në Lajme, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Eksperimenti hetimor 15 vjet pas ngjarjes, “shpëton” të dënuarin për vrasje të dyfishtë

Gjykata e Fierit | Foto nga : Edmond Hoxhaj

Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Fierit caktoi masë sigurimi arrest me burg për Elton Metën, i cili akuzohet se vrau ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj. Familjarët e viktimës akuzuan sistemin e drejtësisë për lirimin e  Metajt nga akuzat e mëparshme, ndërsa vendimet e gjykatave zbulojnë qëndrime kontradiktore të mjekëve që ndoqën rastin.

Gjykata e Fierit | Foto nga : Edmond Hoxhaj

Gjyqtarja e Gjykatës së Fierit Olkeda Lice vendosi të martën të lërë në masë sigurie në burg pa afat Elton Metajn, i akuzuar se vrau ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj, të premten që kaloi në fshatin Zhupan të Fierit.

Në seancë Metaj u shfaq i penduar dhe pretendoi se ishte shumë i prekur, por pas një ndërprerje të gjyqit pretendoi se ishte kërcënuar nga ish-vjehrri dhe se për këtë arsye kishte blerë edhe armën.

Qëndrimet emocionale të Metajt megjithatë nuk ndryshuan vendimin e gjykatës që caktoi atë me masë sigurimi me burg.

Ngjarja ka ngjallur debat, pas një procesi kontrovers gjyqësorë që i dha Metajt lirinë në korrik të këtij viti, pasi u shpall i papërgjeshëm mendërisht. Ndaj Metaj ishin ngritur në shtator 2020 akuzat për “dhunë në familje” ndaj viktimës dhe ajo e “armëmbajtjes pa leje”, pasi ai u paraqit me kallashnikov në dyert e shtëpisë së vjehrrit për të kërkuar ribashkim të çiftit.

Por në dhjetor 2020 një akt ekspertize psikiatrike nga ekspertet mjeko ligjore Ilda Aliko dhe Anila Kazaferaj e shpalli atë të papërgjegjshëm me “çrregullim psikotik të papërcaktuar”. Në mars edhe pse e cilësoi të rrezikshëm ish-gjyqtari Piro Sota me kërkesë të prokurorit Çlirim Sina e pushoi çështjen penale dhe caktoi mjekim të detyruar për Metajn. 5 muaj më vonë i njëjti gjyqtarë pas një rivlerësimi psikiatrik nga mjekët Ilda Aliko dhe Dorian Skënderaj vendosi ta lërë atë të lirë me mjekim ambulatorë.

Familjarët e viktimës ngrenë akuza se ky lirim i Metajt solli edhe vrasjen. “Përgjegjësinë duhet ta mbajë gjyqtari Piro Sota, prokurori Çlirim Sina dhe mjekët që dhanë ekspertizën që ai të dilte nga spitali”, tha Partizan Bengaj babai i vajzës së vrarë.

Sotaj, i cili dha dorëheqjen duke shmangur përballjen me procesin e vetingut, nuk qe i arritshëm për koment.

Por prokurori Sina i qëndroi vendimmarrjes. “Unë nuk mund ta dërgoja në burg një person që s’ka përgjegjësi penale. Nga aktet e ekspertimit doli që ai s’ishte i shëndetshëm mendërisht ndaj akuzat ndaj tij duhet të pushoheshin”, tha Sina për BIRN.

Ndërkohë mjekët që e vizituan dhe patën nën kujdes Metajn kanë dhënë deklarime kontradiktore.

Ekspertet mjekoligjore Ilda Aliko dhe Anila Kazaferaj thanë se kishin vlerësuar drejt situatën e Metajt.

“Ai është vlerësuar 2 herë, në të parën i është dhënë masa mjekësore e trajtimit të detyruar dhe është trajtuar me medikamente. Pastaj u përmirësua, u vunë re ndryshime në kartelën klinike dhe gjendjen e shtetasit dhe u caktua në masë e ndryshme nga e para duke parë gjendjen e tij psikike”, tha Aliko që ishte pjesë e të dy ekspertizave.

Aliko tha se Metaj mund të mos kishte marrë mjekimet pas lirimit.

Ekspertja Anila Kazaferaj po ashtu tha se i qëndronte aktit të ekspertizës dhe se Metaj kishte pasur probleme.

Por mjeku psikiatër i spitalit të burgut të Krujës, në të cilin Metaj është mbajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar pas ekspertizës që e cilësoi me probleme të rënda, citohet në vendimin e gjykatësit Sota për lirimin në korrik 2021  se 31-vjeçari nuk kishte probleme psikotike dhe as ishte mjekuar për të tilla gjatë qëndrimit në spitalin e burgut.

“Nuk ka manifestuar simptomatikë psikotike apo afektive akute duke mos qenë i nevojshëm trajtimi i tij me ndonjë terapi”, citohet mjeku psikiatër Taulant Pengili në vendimin e .

Njësoj u shpreh edhe drejtoresha e spitalit të Fierit Nevila Shuke. Shuke thotë se pas lirimit nga gjykata Metaj ka bërë një vizitë te mjekja psikiatre Ina Prifti bashkë me babanë. Shuke thotë se sipas mjekes ai “Nuk ka paraqitur shenja të problemeve mendore”. Po ashtu ajo thotë se ai nuk ka pasur kartelë të trajtimit të mëparshëm psikiatrik nga spitali i Krujës.

Tjetri
Gjykata lë në fuqi gjobën ndaj Elton Debreshit për shkeljen e masave ndaj pandemisë në fushatën zgjedhore

Gjykata lë në fuqi gjobën ndaj Elton Debreshit për shkeljen e masave ndaj pandemisë në fushatën zgjedhore

Më të lexuarat

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

17:38 | 31/01/2023
Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

Shqetësime mbi transparencën e biznesit në Ballkan të Tony dhe Cherie Blair

11:10 | 30/01/2023
Eksperimenti hetimor 15 vjet pas ngjarjes, “shpëton” të dënuarin për vrasje të dyfishtë

Gjykata e Fierit lë në burg Elton Metën i akuzuar se vrau ish-bashkëshorten 23 vjeç

20:20 | 14/09/2021
Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

17:36 | 01/02/2023
Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

Suela Beluli kundërshton dyshimet e Komisionit për kontakt të papërshtatshëm

16:24 | 30/01/2023
Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

Anita Mici përballet sërish në KPA me vendimin e lirimit të Lulzim Berishës

19:25 | 31/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.