AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

“E kam amanet nga vjehrri’: Prokurori Erjon Çelaj jep shpjegime për pasurinë dhe figurën

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Erion Çelaj pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurori i Vlorës, Erion Çelaj dha shpjegime në seancën dëgjimore për një apartament që pretendon se ia ka dhuruar vjehrri si dhe për një udhëtim në Kosovë me një person me precedentë penalë. 

Prokurori Erion Çelaj pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurori Erion Çelaj i Prokurorisë së Vlorës u përball të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore iu komunikua barra e provës për të tre kriteret e rivlerësimit.

Procesi i vetingut për prokurorin Çelaj po kryhet trupa gjyqësore e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Etleda Çiftjen dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pransishme Elka Ermenkova.

Erion Çelaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar fillimisht si prokuror në Përmet dhe në Fier. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Problemet për pasurinë

Relatimi i KPK-së për pasurinë u fokusua më së shumti në një apartament në Selitë të Tiranës, i blerë nga subjekti në vitin 2012 kundrejt çmimit 48 mijë euro, pasuri për të cilën Çelaj pretendoi se nuk kishte shpenzuar asnjë “centezë” dhe se i ishte dhuruar nga vjehrri.

Relatorja Çiftja sqaroi se subjekti kishe deklaruar si burim krijimi të kësaj pasurie në vitin 2012 marrëveshjen e vjehrrit të ndjerë më një shoqëri ndërtuese. Nga verifikimi i pronës ka rezultuar se është e regjistruar në dy apartamente të ndryshme, që janë bashkuar në një.

Çelaj ka shpjeguar për KPK-në se vjehrri i tij së bashku me ortakun kanë dakordësuar një marrëveshje në vitin 2007 me firmën ndërtuese për të kryer gjithë instalimet elektrike kundrejt vlerës 94 mijë euro ose në këmbim të dy apartamenteve, që përbëjnë banesën e blerë nga subjekti.

Komisioni vëren se kontrata e shitblerjes ishte nënshkruar nga prokurori Çelaj dhe se është shënuar se vlera 48 mijë euro është likujduar plotësisht. Sipas relatores, subjekti ka shpjeguar se kontrata ishte nënshkruar vetëm prej tij, pasi bashkëshortja ishte e angazhuar në disa situata familjare.

Komisioni i ka kaluar barrën e provës prokurorit Erion Çelaj se duket se nuk provohet që apartamenti të jetë përfituar nga vjehrri, pasi në aktin e shit-blerjes nuk përcaktohet marrëveshja e vitit 2007 si burim, si dhe është shënuar se subjekti ka shlyer çmimin 48 mijë euro. Sipas KPK-së, nga hetimi administrativ nuk është provuar marrëdhënia mes ndërtuesit dhe vjehrrit dhe as përfitimi i ndonjë apartamenti nga ortaku i tij.

Prokurori Çelaj kërkoi që burimi i deklaruar prej tij për apartamentin të konsiderohet i ligjshëm. “Deklarohej se apartamenti është përfituar nga vjehrri dhe se kjo është ezauruar në vitin 2007 kur është bërë marrëveshja. Nuk kam asnjë kontribut dhe e ftoj Komisonin ta vlerësojë me objektivitet këtë çështje,” tha Çelaj.

Prokurori sqaroi se e kishte pasur të pamundur të siguronte dokumentacion provues për marrëdhënien mes vjehrrit, ortakut të tij dhe shoqërisë ndërtuese pasi kishte kaluar kohë e gjatë. Ai kërkoi që Komisioni të vlerësonte edhe në frymën e vendimarrjeve të tjera, si dhe të analizonte duke konsideruar informalitetin. “Kjo pasuri është lënë amanet nga vjehrri i ndjerë dhe është realizuar vullneti i tij,” pohoi Çelaj.

Komisioni konstatoi gjithashtu pamundësi financiare për krijimin e një depozite 100 mijë lekë në vitin 2009 si dhe mungesë financiare në blerjen e dy automjeteve.

Çelaj shpjegoi në seancë se kishte harruar t’i deklaronte kursimet cash të vitit 2008 dhe i konsideroi harresë dhe pakujdesi edhe mosdeklarimin e transaksioneve për dy automjetet.

Sipas KPK, nuk është provuar burimi i ligjshëm i krijimit të dy depozitave në emër të dy fëmijëve në shumat nga 3990 USD secila. Sipas Çiftjas, subjekti ka deklaruar se vlerat e këtyre depozitave janë dhuruar nga vëllai i bashkëshortes që ka jetuar dhe punuar në Itali për periudhën 2007-2011 dhe se i kishte deklaruar ato saktësisht.

Komisioni ngre dyshime për trajtim preferencial në blerjen e një automjeti tip Benz në vitin 2004 kundrejt shumës 500 mijë lekë. Sipas Çiftjes, shitësi e kishte blerë këtë makinë 20 ditë më parë në shumën 743 mijë lekë. Çelaj pretendoi se këtë makinë e kishte parë kur kalonte në qytetin e Fierit dhe se nuk e njihte shitësin.

Në seancë u evidentua edhe mosdeklarimi i zotërimit të 50 aksioneve në Shqërinë Albtelecom. Sipas relatores, subjekti nuk i ka deklaruar asnjëherë në vite këto aksione. “Duket se subjekti gjendet në shkelje të ligjit ‘Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike’, pasi ka zotëruar aksione në një shoqëri që ka përfituar fonde publike”, tha Çiftja.

Subjekti deklaroi në seancë se nuk kishte pasur më parë dijeni për këto aksione, por e kishte mësuar në fillim të vitit 2011 kur ILDKPKI i kishte kërkuar disa informacione gjatë procedurës për ngritjen në detyrë. Ai shpjegoi se babai kishte qenë punonjës i Albtelecom dhe se ai kishte shënuar edhe emrin e tij kur shoqëria ishte privatizuar. “Këto aksione janë në vlerë minimale e të papërfillshme. Nuk kam pasur arsye pse t’i fshihja po t’i dija”, tha ai.

Nga analiza financiare e përgjithshme, Komisioni ka konstatuar mungesë financiare në shumën 361 mijë lekë në vitin 2007; 7000 USD në vitin 2009; 182 mijë lekë në 2010-ën dhe për vitin 2012 është konsideruar balancë negative e gjithë vlera e apartamentit.

Çelaj e kundërshtoi analizën financiare dhe pretendoi se të gjitha të ardhurat e familjes së tij rridhnin nga burime të ligjshme.

Gjetjet për figurën e profesionalizmin

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK e ka ndryshuar raportin e parë pozitiv për prokurorin Çelaj, duke konstatuar papërshtatshmëri në të dytin.

Sipas raportit të dytë të DSIK-së, janë ngritur dyshime se subjekti mund të jetë përfshirë në korrupsion pasiv para dhe gjatë periudhës së rivlerësimit.

Çiftja sqaroi se Komisioni ka marrë akses në informacionin e klasifikuar të DSIK-së nga ka konstatuar se mund të kishte informacione që cenojnë figurën e gjyqtarit.

Çelaj i kundërshtoi me forcë konstatimet e DSIK-së dhe i konsideroi ato qëndrime dashakeqe dhe të njëanshme. Duke ju referuar relacionit të Komisonit që sipas tij e rrëzon DSIK-në, Çelaj kërkoi të konsiderohet i përshtatshëm për figurën.

Nga verifikimi i sistemit TIMS, KPK ka konstatuar se në dhjetor të vitit 2013 subjekti ka udhëtuar jashtë shtetit me një shetetas që ka rezultuar se ka qenë i dënuar disa herë për disa vepra penale.

Sipas KPK, Çelaj ka qenë në dijeni të këtyre fakteve, pasi ka qenë drejtues i Prokurorisë së Vlorës kur shtetasi në fjalë është proceduar. I pyetur nga Komisioni, Çelaj ka deklaruar se shtetasin F.T. e njeh si pronar të një restoranti, por se nuk ka pasur kontakte dhe se nuk ka udhëtuar ndonjëherë me atë person.

Komisioni i ka kaluar subjektit barrë prove për këtë gjetje lidhur me faktin se ai e ka ditur që F.T. ka qenë i proceduar, si dhe se nuk ka qenë i sinqertë gjatë dhënies së shpjegimeve.

Çelaj dha shpjegime dhe u pyet gjatë lidhur me konstatimin për shtetasin F.T. Ai mohoi të kishte pasur njohje me të dhe u shpreh se nuk i kujtohej nëse kishin udhëtuar bashkë në vitin 2013. Sipas subjektit, së bashku me tre shokë kishte shkuar në Kosovë për të qenë i pranishëm në një ceremoni atje dhe një nga shokët i kishte thënë për të marrë edhe F.T. me vete.

Ai pretendoi se në kohën kur ishte regjistruar procedimi penal ndaj F.T., nuk kishte qenë drejtues prokurorie.

KPK ka siguruar informacion nga Ministria e Drejtësisë lidhur me një ankesë të kryer nga një avokat që është konfliktuar me pronarin e apartamentit ku jeton me qira subjekti i rivlerësimit. Sipas ankuesit, subjekti e ka klasifikuar si ‘plagosje të lehtë me dashje’ veprimin e kryer nga pronari i apartamentit dhe jo ‘konflikt për shkak të detyrës’.

Relatorja Çiftja pohoi se subjekti ka qenë drejtues në këtë periudhë dhe se prokurori i çështjes ka kërkuar dënimin më të ulët me 90 mijë lekë gjobë, për pronarin e shtëpisë ku jeton Çelaj. “Duket se subjekti ka kryer ndikim të paligjshëm,” pohoi Çiftja.

Çelaj shpjegoi në seancë se vetëm i kishte sugjeruar pronarit të shytëpisë ku jetonte që të mos kryente kallëzim penal ndaj personit tjetër, pasi bëhej fjalë për një konflikt civil. Ai këmbënguli se përcaktimi i prokurorit bëhej nëpërmjet listës së gatishmërisë dhe se e hartonte këtë listë në ditët e fundit të muajit. Ai shtoi se nuk ka arritur të gjejë atë dokument për shkak të kohës së largët.

Sipas Çelajt, mes denocuesit dhe pronarit të shtëpisë kishte pasur veprime të ndërsjellta. Ai mohoi të kishte pasur ndikim dhe solli në vëmendje se gjykata e kishte dënuar.

Në seancë u relatua edhe një çështje tjetër e hetuar nga subjekti lidhur me veprat penale “plagosje e lehtë me dashje” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”. Sipas Komisionit, duket se subjekti ka favorizuar dy të pandehurit dhe nuk ka kryer hetime për të zbuluar dhe vendosur para përgjegjësisë penale autorin e tretë.

Çelaj u mbrojt duke pretenduar se kishte kërkuar dënimin me burg të dy të pandehurve dhe se personi i tretë nuk ishte identifikuar nga informacionet operative të Policisë Gjyqësore.

Prokurori Çelaj u pyet gjatë nga anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesja e ONM-së më së shumti për mënyrën e përfitimit të apaartamentit dhe udhëtimin me shtetasin F.T., i proceduar disa herë.

Në fund të seancën dëgjimore, ai kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se seanca për shpalljen e vendimit do të zhvillohet më 21 shtator, ora 12:45.

 

 

Etiketa: Analiza financiareAnalizëBurgDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarDSIKElka ErmenkovaErjon ÇelajEuroFierFondeGjykataGjyqhetimeILDKPKIItaliKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfliktKorrupsionkorrupsion pasivKPKlulzim hamitajMarrëveshjamarrëveshjendikimONMParaPërmetPiSplagosjeProcedimiProcesi i vetingutprokurorProkuroreProkuroriProkuroria e Rrethit VlorëSeancaSHshtatorTiranëVëzhguesitVlorë
Tjetri
Rama rilind ministrinë e propagandës

Rama rilind ministrinë e propagandës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.