AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova nxjerr policinë ndërsa serbët protestojnë për çështjen e targave

Xhorxhina BamiMilica StojanovicngaXhorxhina BamidheMilica Stojanovic
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia e Kosovës në veri të vendit me shumicë serbe të hënën. Foto: BIRN

Kosova nxori disa njësi speciale të policisë ndërsa serbët bllokuan rrugët pranë pikave të kalimit kufitar me Serbinë, pasi qeveria e Prishtinës vendosi rregulla të reja duke i detyruar ata të përdorin targa të përkohshme të Kosovës kur hyjnë në vend.

Policia e Kosovës në veri të vendit me shumicë serbe të hënën. Foto: BIRN

Të hënën në mëngjes autoritetet vendosën njësi speciale në disa pika në veriun me shumicë serbe të Kosovës, pasi qindra serbë bllokuan rrugët pranë pikës kufitare të Jarinjes dhe në komunën e Zubin Potokut në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për t’i detyruar ata të përdorin targa të Kosovës në vend të targave serbe.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Svecla shkroi në Facebook se vendimi “obligon sigurimin e targave të përkohshme për të gjitha automjetet që kanë targa serbe dhe që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës në të gjitha pikat e kalimit kufitar”.

Në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti këmbënguli se masat e reja “nuk janë të drejtuara kundër komunitetit serb”.

“Asgjë e jashtëzakonshme apo diskriminuese nuk po ndodh sot. Ne sapo kemi filluar të zbatojmë një marrëveshje për të cilën Serbia dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord”, u tha Kurti deputetëve në seancën e parlamentit të së hënës.

“Veprimet e sotme të ndërmarra nga institucionet përkatëse … nuk kanë për qëllim të cenojnë të drejtën e qytetarëve serbë për lëvizje të lirë ose të provokojnë ndonjë destabilizim”, shtoi ai.

Mes tensioneve në rritje, presidenti serb Aleksandër Vuçiç caktoi një seancë urgjente të Këshillit të tij të Sigurisë Kombëtare të martën në mëngjes, në të cilin tema kryesore do të jenë ngjarjet në Kosovë, njoftoi agjencia e lajmeve Tanjug.

Goran Rakiç, kryetari i Listës Serbe, i bëri thirrje Vuçiçit t’i përgjigjet vendimit të qeverisë së Prishtinës.

“Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për njerëzit që po shqetësohen se si do t’u sigurojnë bukë fëmijëve të tyre. Ne gjithashtu kemi informuar të dërguarin special të Bashkimit Evropian për Kosovën, Miroslav Lajçak, dhe kemi kërkuar ndihmë nga BE-ja. Dhe i bëj thirrje presidentit Vuçiç: ‘Vuçiç, reago’”, tha Rakiç ​​në pikën kufitare të Jarinjes, raportoi Tanjug.

Vendimi i qeverisë së Kosovës imponon një parim reciprociteti duke kërkuar heqjen e targave serbe dhe zëvendësimin e tyre me targa të përkohshme të Kosovës. Tashmë prej dy dekadash, njerëzit që përdorin makina me targa të Kosovës janë detyruar të bëjnë të njëjtën gjë kur hyjnë në Serbi. Ata gjithashtu duhet të paguajnë një tarifë siguracioni. Kosova gjithashtu vendosi një tarifë siguracioni në kufi të hënën, raportoi N1 TV.

Serbia nuk njeh as Kosovën dhe as targat me shkronjat RKS, për Republikën e Kosovës.

Vendimi për të kërkuar reciprocitet erdhi pasi zv/kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi njoftoi më 9 shtator se Prishtina nuk do të vazhdojë me marrëveshjen e saj ekzistuese për targat me Beogradin, e cila u nënshkrua në 2011.

Sipas marrëveshjes, e cila skadoi më 15 shtator, automjetet me targa KS mund të hynin lirisht në Serbi, ndërsa ato me targa RKS duhej t’i ndryshonin ato në kufi dhe të merrnin targa të përkohshme letre. Automjetet me targa serbe mund të hyjnë lirshëm në Kosovë, pa procedura shtesë.

Në Kosovë ka dy lloje targash. Ato që fillojnë me KS (për Kosovën) dhe RKS (për Republikën e Kosovës). Targat me shkronjat KS janë lëshuar nën administrimin e mëparshëm të OKB-së në Kosovë.

Qeveria e mëparshme e Kosovës nxori një vendim në mes të shtatorit 2020 për të ndaluar dhënien e targave të reja KS dhe Svecla tha të hënën se që nga 15 shtatori, targat me shkronjat KS nuk janë më në qarkullim në Kosovë.

Që kur erdhi në detyrë këtë vit, kryeministri Kurti është zotuar vazhdimisht se qeveria e tij do të kërkojë reciprocitet në të gjitha fushat nga Serbia.

Etiketa: Albin KurtiAleksandër VuçiçBashkimi EvropianBEBIRNdeputetFacebookKosovaKosovëKufiMakinamarrëveshjemosmarreveshjeOKBpoliciPoliciaPolicia e KosovësPrishtinaprotesteQeveriarakireciprocitetSerbiSerbiashtatorTanjugtargaVendimVendimivuçiç
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Lorenc Mërkuri – Prokuroria e Sarandës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Lorenc Mërkuri – Prokuroria e Sarandës

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.