AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

“Debati” mbi ministret e reja ka zbuluar mendësinë seksiste të Shqipërisë

Ines LeskajngaInes Leskaj
5 years më parë
në Në Fokus, Opinion
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kabineti i ri qeveritar Rama 3. Foto: Edi Rama/Facebook.

Sulmet ndaj kabinetit të ri qeveritar me shumicën gra të Edi Ramës tregojnë se maskilizmi toksik dhe qëndrimet patriarkale ende mbizotërojnë në publikun në Shqipëri.

Kabineti i ri qeveritar Rama 3. Foto: Edi Rama/Facebook.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri një njoftim tepër befasues, i cili siç deklaroi ai vetë, erdhi gjithashtu si një surprizë për vetë personat e emëruar.

Ky njoftim, i një kabineti me shumicën gra, nxiti menjëherë një debat publik, i cili në ditët e sotme zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale, me analiza dhe opinione nga analistë, dhe reagime nga organizatat e shoqërisë civile, dhe nga feministët – të cilat me të drejtë dënuan sulmet seksiste mbi gratë e qeverisë së re të përfshira në artikuj dhe opinione nga gazetarë të njohur.

Sulmet seksiste erdhën gjithashtu nga të gjitha kategoritë dhe grupmoshat që posedojnë një llogari në rrjetet sociale. U shpërndanë gjithashtu meme, të cilat jo vetëm që fokusoheshin te gratë në qeverinë e re, por edhe përcillnin mesazhin se ato “do të përdoren dhe shfrytëzohen”.

Nga këndvështrimi im, si një person që ka punuar për një kohë të gjatë mbi të drejtat e grave si të drejta të njeriut, ky ishte një veprim i mirë i ndërmarrë nga kryeministri, në mënyrë të ngjashme me advokimin dhe lobimin për, dhe përfshirjen e një kuote gjinore në kodin elektoral.

Shumë feministe janë kundër kuotave sepse ato konsiderohen si një formë diskriminimi. Është e vërtetë, por në këtë rast ne po flasim për diskriminim pozitiv në Shqipëri.

Kuotat perceptohen si diskriminuese – dhe ndoshta ato do të ishin jashtëzakonisht diskriminuese në një vend ku përpjekjet për të fuqizuar gratë janë reale dhe kanë prekur të gjitha fushat e jetës.

I njëjti diskutim ka lindur pas emërimit të Ramës në një kabineti të përbërë kryesisht nga gra.

A u zgjodhën ato thjesht sepse janë gra, apo sepse kanë aftësitë profesionale dhe njerëzore për të menaxhuar, kuptuar dhe përfaqësuar qytetarët shqiptarë? Kjo mbetet për t’u parë.

Studimi i përvitshëm i INSTAT, “Gratë dhe burrat në Shqipëri”, thotë: “Numri i grave deputete në Shqipëri u rrit ndjeshëm me përfshirjen e kuotës 30 për qind në ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor në vitin 2008. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, pjesëmarrja e grave në parlament u dyfishua, nga 7 në 16 për qind. Ky trend në rritje u vu re edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, me një pjesëmarrje prej 18 për qind. Nga viti 2013 deri në 2019, trendi në rritje i grave në parlament vazhdoi si rezultat i zëvendësimit të deputetëve meshkuj me deputete gra për shkak të dorëzimit të mandateve nga ana e deputetëve burra.”

Ky është një veprim i mirë edhe sepse ka nxitur një debat publik, edhe pse nuk ka zgjidhur shumë, por, për fat të keq, thjesht ka përforcuar faktin se patriarkalizmi, maskilizmi toksik, seksizmi, mungesa e informacionit bazë mbi të drejtat e njeriut dhe gjuha e urrejtjes dominojnë mendësinë e përgjithshme në Shqipëri.

Shumë qytetarë të zakonshëm, politikanë dhe analistë të njohur zbuluan qëndrimet e tyre seksiste duke përdorur shprehje – të cilat sipas tyre janë shaka të padëmshme – që jo vetëm dezinformojnë, por nxisin urrejtjen ndaj grave dhe vajzave.

Konteksti është se ne jetojmë në një vend ku ka një nevojë urgjente për të punuar drejt informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut në lidhje me të drejtat e grave si të drejta të njeriut – ku një sondazh i kryer mbi normat shoqërore tregoi se 46.5 për qind e komunitetit ku gratë e abuzuara jetojnë besojnë se dhuna në familje duhet të tolerohet, në mënyrë që familja të mbahet e bashkuar.

Dhuna fizike e përjetuar nga gratë në familje shihet kryesisht si pjesërisht faji i tyre, dhe publikimi i përvojës së dhunës jashtë rrethit familjar konsiderohet i turpshëm.

Që nga janari, 16 vajza dhe gra janë vrarë në Shqipëri nga partnerët ose ish-partnerët e tyre, 12 brenda vendit ndërsa katër të tjera ishin vajza dhe gra që jetonin jashtë vendit.

Pra, veprimi i Ramës nuk mund të konsiderohet si “i mirë”, nëse nuk ka angazhime dhe përpjekje reale për të marrë masa pozitive në lidhje me sa vijon: zhvillimin dhe fuqizimin e vajzave dhe grave brenda partive dhe forumeve politike, si dhe në këshillat e të 61 bashkive në vend (kuota prej 30 për qind nuk është e mjaftueshme); përfaqësimin e grave në organet më të larta vendimmarrëse; punësimin dhe fuqizimin ekonomik të vajzave dhe grave; mbështetjen e tyre përmes paketës bazë të shërbimeve sociale, veçanërisht duke u ofruar atyre mbështetje ligjore e cila, për shumë vajza dhe gra, përkthehet në mbrojtje të jetës së tyre.

Sot, Shqipëria është një vend i renditur lart kur bëhet fjalë për numrin ose përqindjen e grave në qeveri. Kjo është një arritje. Megjithatë, është vetëm një arritje e pjesshme dhe jo e plotë, e cila nuk është në përputhje me realitetin në të cilin jetojnë shumica e vajzave dhe grave.

Nëse do të kishte një renditje në nivelin e mbrojtjes sociale të ofruar për qytetarët, ku do të renditej Shqipëria? Unë mendoj se nuk do të renditej mirë.

Çdo ditë, gratë në zona rurale dhe në fshatra përballen me probleme të tilla si, mungesa e punësimit, nevoja për një arsimim të mirë për fëmijët e tyre, barra e punëve të shtëpisë, e cila është një punë e papaguar, dhunë ekstreme dhe mungesë të mundësive ekonomike dhe sociale.

Vajzat dhe gratë kanë një rrezik më të lartë përsa i takon varfërisë dhe përjashtimit social sesa burrat gjatë dy viteve të anketuara dhe në të gjitha kategoritë. Gratë joaktive në tregun e punës kanë një mundësi të madhe rritëse nga 2018 në 2019 për të rënë në varfëri. Vajzat dhe gratë janë më të rrezikuara të bien në varfëri sesa burrat.

Meqë po diskutojmë të drejtat, është gjithashtu e nevojshme të diskutohet për demokracinë dhe transparencën. Procesi i përzgjedhjes së grave dhe burrave si përfaqësues të qeverisë nuk ka qenë transparent. Arsyet për përzgjedhjen e personave të tillë në kabinetin qeveritar nuk janë ndarë me publikun (dhe me sa duket, për të ruajtur elementin e befasisë, madje as me vetë personat e interesuar!)

Kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri ndodh ky fenomen. Kjo ka qenë tradicionalisht e pranishme në politikën e këtij vendi. Debati publik rreth këtyre emërimeve mund të kishte qenë më pozitiv dhe në favor të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave dhe vajzave, nëse të gjitha aftësitë dhe vlerat e këtyre grave përkatëse do të ishin renditur gjatë procesit të përzgjedhjes.

Emërimet nuk duhet të bazohen vetëm në besimin e kryeministrit se gratë punojnë më shumë se burrat, por edhe në vlerat e tyre profesionale dhe njerëzore.

Aktualisht, në Shqipëri, feminizmi dhe kauza e barazisë gjinore ende nuk janë kuptuar plotësisht, nuk janë asimiluar dhe nuk janë përqafuar në disa nivele, përfshirë nga publiku i gjerë, strukturat e qeverisjes vendore dhe qendrore, përfaqësuesit e mediave dhe disa organizata të shoqërisë civile.

Deri atëherë, ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha veprimet e duhura në favor të barazisë gjinore ose, thënë më mirë, në favor të drejtësisë dhe barazisë sociale.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autores dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: aftësitë profesionaleBIRNdeputetdeputetedhunadhuna në familjeDhunëdiskriminimEdi RamEdi RamaFacebookFamiljefeminizemgazetarGjuha e urrejtjesgraINSTATkabinet qeveritarMasamaskilizemmbështetjembrojtjeministre graparlamentPiSPunëRamaRama 3rrezikRrjetet socialeseksizemSeksizmiSHshqipShqipëriShqipëriasondazhtë drejtate drejtat e graveZgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Semiramis Hoxholli – Gjykata Administrative Tiranë

Skeda e pasurisë së deklaruar –Semiramis Hoxholli – Gjykata Administrative Tiranë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.