AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Durrësit i mbaron hapësira për të varrosur të vdekurit

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
5 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Varreza e re qe u hap ne vitin 2000 | Foto : Gëzim Kabashi

Bashkia po përmbyll procedurat për t’i shtuar një sipërfaqe shtesë toke varrezave ‘të reja’ të qytetit të cilat u ndërtuan 20 vjet më parë.

Varrimet përtej murit rrethues në varrezat ‘e reja’ të qytetit të Durrësit | Foto : Gëzim Kabashi

Remzi Mali u habit kur arkivoli me trupin e motrës së tij që humbi jetën pas një sëmundjeje të gjatë u varros jashtë territorit të varrezës së Durrësit.

“Kishin thyer murin rrethues të varrezës dhe po bënin edhe varrime të tjera matanë murit,” kujton ai. “Unë e kuptova që  nuk ka më vende për varrime,”  shtoi Mali.

Sipas tij kjo ka ndodhur në muajin gusht dhe ceremonia e varrimit u zhvillua jashtë murit rrethues, atje ku ishin hapur edhe varre të tjerë.

Prej disa javësh sipërfaqja matanë murit të varrezave është mbushur plot me varre të rinj dhe askush nuk e di nëse kjo sipërfaqe i takon varrezës që u hap 20 vjet më parë në veri të qytetit.

Tashmë varrimet në territorin prej rreth 2,000 metra katrore jashtë varrezës e kanë kaluar numrin 100, por sipas drejtuesve të Ndërmarjes së Shërbimeve Komunale (NSHK) të bashkisë, me ritmet prej 10 varrimesh në ditë edhe kjo sipërfaqe shtesë mund të plotësohet brenda një muaji.

Pas një kërkese për informim nga BIRN, bashkia u përgjigj duke thënë se vitin e kaluar në varrezën e re ishin kryer 1,280 varrime gjithsej, ndërsa gjatë muajit janar 2021 numri i varrimeve ditore varionte nga 10-12 në ditë.

Në të njejtën përgjigje Bashkia pranoi se territori i varrezave ishte thuajse plot dhe se vetëm në 6 vitet e fundit janë kryer rreth 6,200 varrime.

Soren Dedja, nëndrejtor i NSHK, tha për BIRN se bashkia ka kërkuar prej disa kohësh plotësimin e territorit të varrezës me një sipërfaqe shtesë, e cila do ta zgjidhte për një periudhë afatgjatë problematikën e varrimeve në varrezën e vetme funksionale të qytetit.

Sipas të njejtit burim, kërkesa e bashkisë është miratuar dhe Ministria e Financave ka kompensuar pronarët e trojeve, që do ti shtohen territorit të varrezës aktuale.

Ai shprehet se ky vendim do të konkretizohet, atëhere kur i gjithë trualli i ri të hipotekohet në emër të bashkisë së Durrësit nga zyra e regjistrimit të pasurive në Kadastër.

Lidhur me varrimet që po bëhen jashtë varrezës, Dedja sqaron se ky territor në fakt i përkiste varrezës së re, që kur ajo u hap në vitin 2000 në krah të rrugës “Aleksandër Goga”.

“Dy dekada më parë, kur ndërtuesit realizuan rrethimin me mur, një pjesë e terrenit gabimisht u la jashtë,” tha Soren Dedja për BIRN.

“Para 4 muajsh, në territorin e varrezës mbeti shumë pak vend i lirë dhe ne prishëm këtë pjesë të murit e filluam varrimet, pikërisht në këtë sipërfaqe të vogël që dokumentohej prej kohësh si pjesë e varrezës,” shtoi zyrtari, i cili beson se brenda kësaj kohe do të mundësohet edhe legalizimi i pjesës shtesë, që do ti jepte një zgjidhje afatgjatë deri në 15 vjet të tjera territorit, ku tre muaj më parë nuk mbeti asnjë vend i lirë për varre të reja.

Varret e rinj përtej murit përfundojnë thuajse ngjitur me një banesë përdhese, për të cilën punonjësit thonë se është ndërtuar në mënyrë abuzive.

Ndërsa pak më tej, ndodhet një banesë tjetër, e papërfunduar, që vazhdon procesin e legalizimit.

“Zgjidhja e situatës për dy banesat i takon institucioneve të tjera, por ne po përpiqemi që varreza të zgjerohet për ti shërbyer familjeve qytetare,” theksoi Dedja.

“Madje bashkia ka miratuar një shumë prej 20 milionë lekë, me të cilat është parashikuar sistemi i infrastrukturës rrugore, ndriçimi dhe sistemimi i shkallareve që lehtësojnë lëvizjen drejt pjesës kodrinore të varrezës së re,” shtoi ai.

Durrësi ka një histori të hershme me varrezat, e cila daton që nga krijimi i tij, thuajse tre mijë vjet më parë.

Pjesa më e madhe e varreve qindravjeçare janë gjetur në pjesën kodrinore në veri dhe veriperëndim të qytetit, por nuk mungojnë edhe rastet e zbulimeve që u përkasin periudhave të ndryshme të zhvillimit edhe në lagjet aktuale të qytetit, në amfiteatër apo në forumin rrethor.

Nga hulumtimi i tyre janë arritur përfundime të rëndësishme për historikun e jetës qytetare, madje nga leximi i kolonave mbi varre është hartuar edhe lista me rreth 300 emra ilirë të banorëve të hershëm të Durrësit.

Varret e fundit të mesjetës së hershme u gjetën gjatë gërmimeve të javës së kaluar në lulishten e sheshit “Pranvera”, çka vërteton rëndësinë që ka studimi i tyre për historinë antike dhe mesjetare të qytetit.

Varreza e fundit që u përdor gjërësisht deri në fund të shekullit të kaluar ndodhet vetëm 3 kilometra larg qendrës, në rrugën që i drejtohet Porto Romanos.

Në territorin e saj lejohen vetëm mbivendosje varresh familjare, që kanë kaluar kohën 15-vjeçare të varrimit.

Në hyrje të varrezës, disa shitës ofrojnë lule të freskëta apo plastike, ndërsa ndonjë punëtor ndihmon për pastrimin e varreve.Një prej tyre, Rajmondi vazhdon të kryejë ndonjë punë ditore, për llogari të familjarëve që sistemojnë varret e vjetër.

“Ka shumë njerëz që vijnë dhe kujdesen për varret e të afërmëve dhe unë i ndihmoj me veglat e punës,”thotë Rajmondi për BIRN.

Soren Dedja shpjegon se varrezat e vjetra ishin planifkiuar për një qytet me 80 mijë banorë, ndërkohë që popullësia e Durrësit është trefishuar në dekakadat e fundit. Sidoqoftë, ai thekson se bashkia synon që ta risistemojë plotësisht sipërfaqen e varrezës së vjetër, duke lejuar vetëm vendosjen e varreve të ndonjë familjari mbi varrin e të afërmëve.

Që nga viti 2014 bashkia e qytetit ka vendosur ta privatizojë shërbimin e kujdesit për të dy varrezat e qytetit, por deri tani procesi ka dështuar për mungesë të paraqitjes së ofertave nga operatori ekonomik.

Etiketa: BanorëBashkiaBIRNMaliMinistria e FinancaveParaplastikePunëPunëtorSHVendim
Tjetri
Kërcënime dhe procedurë: Si e gjunjëzoi drejtësinë Emiljano Shullazi

E drejta e informimit dhe ‘sekreti shtetëror’; KLGJ dorëzohet pasi u padit në gjykatë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.