AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Banesat monument kulture në Kavajë në rrezik shembjeje

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
5 years më parë
në Faqja e pare, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banesa e familjes Haxhialushi në Kavajë | Foto: Gëzim Kabashi

Të dëmtuara nga tërmeti dhe koha, banesat e Haxhialushëve dhe e Arkaxhijëve presin restaurimin nga institucionet përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.   

Banesa e familjes Haxhialushi në Kavajë | Foto: Gëzim Kabashi

Vetëm 500 metra larg qendrës së Kavajës ndodhen dy nga godinat më të hershme të qytetit.

Godinat njihen me mbiemrat e familjeve, të cilat i kanë ndërtuar dhe që kanë jetuar në to për vite e vite me radhë.

Megjithëse janë ndërtuar afro dy shekuj më parë, fati i këtyre ndërtesave ka qenë i ndryshëm.

Ndërsa banesa e Arkaxhinjve funksionon si muzeu etnografik i zonës që prej afro një gjysëm shekulli, godina tjetër pranë saj – në pronësi të familjes Haxhialushi, rrezikon të shembet si pasojë e mungesës së vemendjes nga ana e institucioneve.

Bujari është një nga pinjollët e familjes së Haxhialushëve, një nga më të  njohurat në Kavajë, jo vetëm për kontributet dhe jetën e trazuar të familjes, por edhe për banesën e veçantë ku janë rritur dhe formuar anëtarët e saj.

“Tërmeti e ka dëmtuar edhe më shumë banesën tonë 2-katëshe,” thotë Bujar Haxhialushi për BIRN.

Zotëria që pas disa ditësh do të festojë 80-vjetorin e lindjes prej kohësh banon në një shtëpi tjetër, po në lagjen Zguraj, ku ka lindur dhe është rritur.

Në shtëpinë e madhe, e cila po i humbet çdo ditë karakteristikat e saj fillestare tashmë thuajse nuk jeton askush.

E konceptuar si një shtëpi me katër pjesë, krejtësisht të njëllojta, banesa e Haxhialushëve ka pësuar vetëm një ndërhyrje restauruese, pasi morri statusin “Monument kulture i klasit të parë” në vitin 1971.

Në secilën nga pjesët e barabarta, funksiononin hamami, avdes’hania, apo elemente të tjerë  të jetës së përditshme në një familje të shtresës së lartë.

“Për fat të keq, restaurimi ishte mjaft sipërfaqësor dhe nuk i evidentoi dot  vlerat e vërteta të banesës,” thotë 80-vjeçari.

“Shtëpia është ndërtuar nga katragjyshi ynë, Alushi, gati 3 shekuj më parë – I rikthehet Bujari historikut të banesës së tij.

Në mjedist e saj banonin zakonisht katër familje, që të gjitha me të njejtin mbiemër, Haxhialushi.

Por tashmë interesi i institucioneve për banesën që mban titullin “Monument kulture” ka rënë ndjeshëm.

Bujari thotë se banesa pësoi mjaft dëmtime pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Por askush nuk shkon ta monitorojë gjendjen e saj, ndërsa vetë banesa është fshehur pas avllive të larta të lagjes.

Shumë pranë shtëpisë së Haxhialushëve, Muzeu etnografik i Kavajës duket se është më fatlum.

Tashmë është bërë publik vendimi i ministrisë së Kulturës për restaurimin e Muzeut, që është ngritur në banesën e Arkaxhinjve në mesin e viteve 1970.

Stefanaq Sotja, punonjës i këtij Muzeu, tha për BIRN, se edhe kjo godinë u dëmtua pas tërmetit që goditi Shqipërinë e mesme dy vjet më parë.

“Në po përgatitemi për restaurimin dhe rreth 800 objektet që ka në inventor muzeu i kemi sistemuar në sëndukë brenda godinës, për ti ruajtur të padëmtuara gjatë procesit restaurues”, shton Sotja.

Muzeu etnografik i Kavajës u hap në vitin 1975, dhe ishte një nga objektet më të vizituara të trashëgimisë kulturore të qytetit deri në fund të vitit 2019, kur i mbylli dyert për  shkak të rrezikshmërisë nga dëmtimet e tërmetit.

Banesa njëkatëshe që ndodhet në mes të një oborri të gjelbëruar vazhdon të jetë në gjendjen e dy viteve më parë, por tani i ka shanset të rikthehet në gjendjen e saj të parë, çka duket se I mungon banesës së Haxhialushëve pranë saj.

Studiuesi Isuf Sukaj në një botim mbi urbanistikën në qytetin e Kavajës, e quan godinën e Haxhialushëve si një “shembull të zhvilluar të banesës shqiptare në përgjithësi”.

Më pas studiuesi ndalet në elementet arkitektonikë të trajtimit përqark dritareve, portës së hyrjes apo korniza e strehës së çatisë, që japin një efekt estetik shumë të bukur.

Bujar Haxhialushi i rikthehet disa afreskeve të realizuara në tavanet e banesës së familljes së tij që në kohën e ndërtimit.

Një lule me ngjyra të forta zinte vend në mesin e godinës me çardak, por tashmë ajo, bashkë me afresket e tjerë e kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm.

Por a mund të kthehet banesa në gjendjen e saj të parë?

“Ne familjarët  trashëgimtarë të kësaj banese, mund ta shohim edhe mundësinë e vënies në dispozicion të shtetit,” shprehet Bujar Haxhialushi, të cilit i pëlqen ta shohë banesën e të parëve të tij ashtu siç e meriton.

“Për fat të keq deri tani shteti nuk ka treguar asnjë interesim për këtë vlerë të trashëgimisë sonë kulturore në qytetin e Kavajës,” përfundoi ai.

Etiketa: BIRNFamiljeKultureMjaftMonument KultureMuzeuPiSRestaurimirrezikSHshqipshqiptareVendimi
Tjetri
Kërcënime dhe procedurë: Si e gjunjëzoi drejtësinë Emiljano Shullazi

Mbledhje të mbyllura, KLGJ thotë se të dhënat e kandidatëve janë ‘sekret shtetëror’

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.