AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Serbia nuk lejon ekipin e Kosovës të konkurrojë në Kampionatin e Boksit

Përparim IsufingaPërparim Isufi
5 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ekipi kombëtar i Kosovës në boks duke pritur në pikën kufitare të Serbisë më 23 tetor 2021. Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës/Twitter.

Serbia ka refuzuar të lejojë kombëtaren e Kosovës në boks të hyjë në vend dhe të marrë pjesë në kampionatin botëror që po zhvillohet në Beograd.

Ekipi kombëtar i Kosovës në boks duke pritur në pikën kufitare të Serbisë më 23 tetor 2021. Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës/Twitter.

Një ekip kombëtar boksi nga Kosova e kaloi fundjavën duke udhëtuar tri herë nga Kosova drejt kufirit me Serbinë në përpjekje për një udhëtim të planifikuar për në Kampionatin Botëror të Boksit për meshkuj në Beograd, përpara se të kthehej përfundimisht në shtëpi pasi Serbia refuzoi t’i lejonte të hynin në vend.

Kampionati, i cili do të zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor, mbledh më shumë se 500 atletë nga mbi 88 vende për të garuar në 13 kategori peshash.

Federata e Boksit e Kosovës ka qenë anëtare e plotë e Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit AIBA që nga nëntori 2014 një muaj para se Komiteti Olimpik i saj të bëhej anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Të shtunën, AIBA tha se ekipi i Kosovës pritej të merrte pjesë në kampionat dhe sugjeroi që delegacioni i Kosovës “nuk do të trajtohet ndryshe nga delegacioni i çdo anëtari tjetër të AIBA-s”.

“AIBA synon të garantojë një shtëpi mikpritëse për çdo boksier dhe bota e boksit nuk ka kufij. Ne besojmë se të gjithë atletët duhet të kenë një shans të drejtë për të garuar dhe për të demonstruar aftësitë e tyre më të mira në ring. Sporti synon t’i bashkojë njerëzit dhe duhet të jetë i lirë nga politikat kombëtare”, tha AIBA, duke shtuar se është në kontakt me organizatorin e eventit, Federatën Serbe të Boksit, në një përpjekje për të korrigjuar situatën.

Por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, IOC, fajësoi AIBA-n se nuk ishte në gjendje të siguronte të drejtën e sportistëve kosovarë për të marrë pjesë në një turne në Beograd.

“Duket se AIBA nuk ka zbatuar kujdesin e nevojshëm para se t’ia caktojë këtë turne Beogradit, pavarësisht faktit se IOC ka këshilluar vazhdimisht federatat ndërkombëtare për domosdoshmërinë e një kujdesi të tillë të duhur”, Reuters citoi të ketë thënë një zëdhënës i IOC.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Besim Brahimi, tha të hënën për televizionin Klan Kosova se AIBA u ka kërkuar atyre që të shkojnë në Serbi pa i shfaqur simbolet e tyre kombëtare.

“AIBA na dërgoi një mesazh duke na kërkuar që të marrim pjesë pa simbole shtetërore, nën flamurin e AIBA-s, por kjo do të ishte një fyerje për Kosovën sepse ne jemi anëtarë të plotë si çdo shtet tjetër”, tha Brahimi.

Blerimi, Vela, shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, e quajti ndalimin një “shkelje të qartë të vlerave universale sportive” dhe i bëri thirrje AIBA-s që “të gjobisë rëndë Serbinë për promovim të qëndrimeve politike”.

Kjo nuk ishte hera e parë që atletët e Kosovës dhe Serbisë po paguajnë çmimin e mosmarrëveshjeve të gjata politike mes dy vendeve.

Në maj të vitit 2018, një ekip i karatesë nga Kosova nuk u lejua të hyjë në Serbi për të garuar në Kampionatin Evropian të Karatesë në qytetin verior serb të Novi Sadit.

Kjo erdhi disa ditë pasi Federata e Futbollit e Kosovës refuzoi të lejonte ekipin e Yllit të Kuq të Serbisë të luante një ndeshje në qytetin e Graçanicës.

Në mars të vitit 2019, Beogradi u detyrua të anulojë një ndeshje të planifikuar midis ekipeve të hendbollit për femra nga Serbia dhe Kosova, mes tensioneve në rritje dhe frikës nga përplasjet mes tifozëve serbë dhe policisë.

Në tetor të atij viti, autoritetet e Kosovës ndaluan zhvillimin e një ndeshje futbolli në veriun me shumicë serbe midis klubit serb Ylli i Kuq dhe një ekipi lokal, Trepça, i cili nuk njihet nga autoriteti i futbollit të Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, pasi u shkëput në vitin 1999 si rezultat i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave serbe në krahinën e atëhershme.

Shumica e vendeve perëndimore, duke përfshirë SHBA-në, e njohën Kosovën shumë kohë më parë, por shtetësia e saj ende kontestohet ashpër nga Serbia dhe Rusia, ndër të tjera.

Si rezultat, Serbia ngurron të lejojë çdo angazhim sportiv me Kosovën që mund të sinjalizojë njohjen de facto të Kosovës si shtet.

Etiketa: Beogradbesimboksekip kombetargraGraçanicëKlanKlan KosovaKomiteti OlimpikKosovaKosovëKufiNATOndalimParaRusiaSerbiSerbiaSHBATrepçaTwitterVjosaVjosa Osmani
Tjetri
Prokurori Ardian Braho përballet me pyetje për pasurinë

Prokurori Ardian Braho përballet me pyetje për pasurinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.