AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ahmetaj konsideron “punë në proces” malin me borxhe të ujësjellësve ndaj OSHEE-së

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zv/kryeministri Arben Ahmetaj në Tiranë më 27 tetor 2021. Foto: LSA

Një mal me fatura të papaguara me vlerë të përgjithshme prej 20.37 miliardë lekësh përbën një shqetësim madhor për Ministrinë e Financave dhe për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Por pyetur nga BIRN, zëvendëskryeministri deklaroi se ato nuk janë borxhe të papaguara por “punë në process”.

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj në Tiranë më 27 tetor 2021. Foto: LSA

Ministria e Financave përfshiu për herë të parë në relacionin shoqërues të projektbuxhetit një kapitull mbi rreziqet që mbartin problemet financiare të kompanive të ndryshme publike, të cilat, ndonëse punojnë si shoqëri aksionere, kryejnë funksione të tilla kyçe, si ujësjellës apo furnizim me energji, të cilat nuk mund të lejohet të falimentojnë kështu që taksapaguesit do të detyrohen të mbulojnë humbjet e tyre. Kapitulli mbi menaxhimin e kompanive publike thekson se shumë prej kompanive janë me humbje pavarësisht se zotërojnë monopole apo situata thuajse monopoliste në treg. Posta Shqiptare sh.a., p.sh., raportoi në Ministrinë e Financave 53 milionë lekë humbje në vitin 2020 ndërsa Hekurudha Shqiptare humbi 2 miliardë lekë. Por këto janë detaje jo shumë të rëndësishme në krahasim me telashin kryesor: një sasi marramendëse faturash të papaguara të energjisë elektrike nga ana e kompanive të ujësjellësve dhe kanalizimeve për OSHEE Group, fatura që sipas Ministrisë së Financave, arrijnë në 20.37 miliardë lekë (afërsisht 170 milionë euro).

“Detyrimet e shoqërive të Ujësjellës – Kanalizimeve ndaj OSHEE Group Sh.a vazhdojnë të mbeten në një vlerë të konsiderueshme. Totali i këtyre detyrimeve deri në Qershor 2021, sipas Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve pas rakordimit të të dhënave me OSHEE Group, raporton se detyrimet e akumuluara të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve rezultojnë të jenë në vlerën 20.37 miliardë LEK,” shkruhet në relacionin e projektbuxhetit.

“Sipas të njëjtit raportim 11.05 miliard LEK janë detyrime të faturuara ndaj kompanisë dhe 9.32 miliard LEK janë detyrime për kamatëvonesa,” vijon më tej relacioni.

Por ndryshe nga sa shkruhet në relacion [link], zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i konsideroi këto 170 milionë euro “një punë në proces”.

‘Nuk ka borxhe të papaguar, janë punë në proces,” deklaroi Ahmetaj i pyetur nga BIRN. Ai deklaroi se kryeministri ka në plan të paraqesë diçka të cilën e quajti “reforma e ujit”, por nuk shpjegoi se për çfarë arsyeje ndërmarrjet e ujësjellësve kanë krijuar kaq shumë borxhe të papaguara dhe se çfarë planesh kanë, nëse kanë plane, për t’i shlyer.

Faturat e papaguara i përkasin ujësjellësve në disa bashki të administruara tradicionalisht nga socialistët. Durrësi është bashkia rekord me 6.43 miliardë lekë (54 milionë euro) fatura të papaguara, Vlorë UK me 2.2 miliardë, Patos UK me 1.58 miliardë, Fier UK me 1.27 miliardë dhe Krujë UK me 0.93 miliardë lekë detyrime. Të gjitha këto bashki vështirë se mund të mbulojnë këto pagesa. Bashkia e Durrësit, p.sh., pati 1.2 miliardë lekë të ardhura vjetore në vitin 2020 ndërsa detyrimet e ujësjellësit të kësaj bashkie ndaj OSHEE-së janë të barabarta me të ardhurat e pesë viteve. Vlora pati të ardhura në masën 1 miliardë lekë dhe atje fatura e dritave të ujësjellësit është më shumë se dy herë më e lartë.

Problemi nuk është vetëm që detyrimet e ujësjellësave janë kaq të mëdha, por edhe shpejtësia me të cilën këto detyrime po rriten. Sipas një raporti të mëparshëm, në dhjetor 2020, detyrimet e ujësjellësave ishin 17 miliardë lekë ndërsa në qershor 2021, kjo është rritur në mbi 20 miliardë lekë. Brenda gjashtë muajve, ujësjellësit kanë akumuluar 3 miliardë lekë detyrime të reja ndaj OSHEE-së.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajbashkiBashkiaBashkia e DurrësitBIRNBorxheEuroFierHekurudhaHekurudha ShqiptareMASMinistria e FinancaveOSHEEPatosPosta ShqiptareRaportiReformaSHshqiptareTregUjësjellësVlora
Tjetri
Prokurorja Silvana Lule përballet me problemet e pasurisë së bashkëjetuesit

Prokurorja Silvana Lule përballet me problemet e pasurisë së bashkëjetuesit

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.