AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

COVID-19 gati përgjysmoi udhëtimet e shqiptarëve në vitin 2020

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
5 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bregdeti i Vlorës | Foto nga Nensi Bogdani/BIRN

Pandemia uli ndjeshëm udhëtimet e qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit gjatë vitit që lam pas.  

Bregdeti i Vlorës | Foto nga Nensi Bogdani/BIRN

Sipas anketës së Institutit Kombëtar të Statistikave të Turizmit në Familje: “Pushime dhe Udhëtime 2020”, udhëtimet ranë ndjeshëm gjatë vitit që shkoi si pasojë e kufizimeve të vendosura për të ndalaur përhapjen e COVID-19.

“Në vitin 2020, janë regjistruar rreth 40 % më pak udhëtime në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, krahasuar me vitin 2019”, shkruan INSTAT.

Kjo ankete u bazua në një kampion prej 10.240 njësive ekonomike familjare (NjEF) dhe pati si objekt të gjithë individët mbi 15 vjeç me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri .

Fokusi i qytetarëve duket se është kthyer drejt udhëtimeve për arsye personale brenda vendit, ndërsa udhëtimet për arsye punë janë kufizuar.

Përhapja e pandemisë gjate vitit 2020, përveç ndikimit në shëndetin fizik dhe atë mendor të qytetarëve, kufizoi gjithashtu dhe lëvizjen e lirë të tyre.

Destinacionet ndërkombëtare përgjatë pjesës më të madhe të 2020-s ishin të pamundura për shtetasit Shqiptarë jo rezidentë në Bashkimin Europian.

“Udhëtimet për qëllime personale përbënë 98,7 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 1,3 % të tyre”, tregojnë rezultatet e anketës.

Në vitin 2020, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë) të kryera  nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 3,212,076.

“Krahasuar me vitin 2019, ku udhëtimet personale jashtë vendit janë raportuar në shifrën 0.95 milion, në 2020 kjo shifër është ulur në 0.28 milion. Ndërsa udhëtimet personale  brenda vendit janë ulur nga 4.14 milion në 2019, në 2.89 milion në vitin 2020”, tregojnë të dhënat e anketës.

“Gjatë këtyre udhëtimeve shumica e qytetarëve kanë zgjedhur si akomodim qëndrimin tek të afërmit e tyre”, vëren anketa, ku ndër të tjera rezulton se përqindja më e lartë e udhëtimeve është kryer nga grupmosha 25-34 vjec.

Përsa i përket destinacioneve, në Shqipëri qarku i Vlorës (51.9%) është regjistruar si destinacioni më i preferuar gjatë tremujorit të tretë te 2020-s, ndërsa ai i Tiranës (28.9%) dhe i Durrësit (39%) më të preferuarit gjatë tremujorit të parë dhe të dytë.

Udhëtimet jashtë vendit janë fokusuar në shtetet e Malit të Zi, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë.

Etiketa: AnketaBIRNbregdetiCOVIDCOVID-19FamiljeINSTATKosovëNensi BogdanipandemiapushimeSHshqipShqipëriTiranëVlorë
Tjetri
Gjyqtarja Kapedani i kërkon KPK-së që të mos vlerësojë videot në TikTok

Gjyqtarja Kapedani i kërkon KPK-së që të mos vlerësojë videot në TikTok

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.