AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioni për zgjedhjet në vendnumëro, Alibeaj paralajmëron kallëzime penale

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Enkelejd Alibeaj dhe Toni Gogu gjatë një mbledhjeje të komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Foto: LSA

Disa ministri, institucione të pavarura si dhe një numër i madh bashkish nuk u janë përgjigjur kërkesave për informacion të komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Kryetari Alibeaj tha se do të bënte kallëzim penal për drejtuesit e tyre.

Enkelejd Alibeaj dhe Toni Gogu gjatë mbledhjes së zhvilluar të mërkurën. Foto: LSA

Komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit verifikoi të mërkurën përgjigjet e mbërritura nga institucionet shtetërore në bazë të kërkesave të dërguara nga ky komision, duke konstatuar mungesën e përgjigjeve nga një numër i madh i tyre.

Edhe pse u ishte lënë një shtesë 5 ditore mbi afatin ligjor, disa ministri, një numër i madh bashkish, përfshirë edhe Bashkinë e Tiranës, Shërbimi Informativ Shtetëror si dhe disa inspektoriate rezultuan se nuk i kishin dërguar të dhënat e kërkuara.

Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj paralajmëroi padi penale për çdo institucion që nuk dorëzon përgjigjet brenda orarit zyrtar të punës së Kuvendit të datës 17 nëntor.

“Do të konsiderohet që ky detyrim ligjor ndaj Kuvendit të Republikës nuk është përmbushur dhe duke qenë i tillë, do të reagojmë për të paraqitur kallzim penal për shpërdorim detyre ndaj këtyre institucioneve që nuk i janë përgjigjur këtij detyrimi ligjor,“ tha Alibeaj.

Alibeaj bëri me dije se u kishte nisur një letër paralajmëruese të gjithë institucioneve, ku u kërkonte përshpjetimin e procedurës së kthimit të përgjigjeve ndaj kërkesave të komisionit.  Nënkryetari socialist, Toni Gogu e cilësoi letrën e Alibeajt si shkelje të ligjit dhe presion ndaj institucioneve shtetërore.

Ndërkohë, një përgjigje e ardhur nga Drejtoria e Policisë së Shtetit futi në dilemë komisionin pasi përgjigjia ishte konsideruar si “informacion të klasifikuar”.

“E klasifikuar do të thotë që nuk mund të njihet nga publiku, por nuk mund të shihet as nga anëtarët e komisionit,”tha Alibeaj, duke shtuar se kjo prek drejtpërdrejt “aftësinë dhe të drejtën për të hetuar”.

Pyetjet që i ishin drejtuar Policisë së Shtetit kërkonin informacion për numrin e shtetasve të ndaluar, të arrestuar dhe të referuar në organin e akuzës për krime zgjedhore dhe numrin e shtetasve shqiptarë që kanë hyrë nga kufiri me Greqinë e Maqedoninë e Veriut në javët para zgjedhjeve.

“Këto dy të dhëna besoj janë të tilla që nuk synojnë të dhëna sekrete, sensitive, janë thjesht statistika,” sqaroi Alibeaj për BIRN, ndërsa shtoi se do t’i kërkojë Policisë së Shtetit që të deklasifikojë përgjigjen. Në të kundërt, deputetët duhet të pajisen me certifikatë sigurie për t’u njohur me përgjigjet.

Komisioni u përfshi në debate të të gjata politike lidhur me përgjigjen e ardhur nga Partia Demokratike, të cilën përfaqësuesit socialistë e cilësuan një përgjigje bosh me synim “anashkalimin e komisionit”.

Socialistët i kishin kërkuar PD-së të dhëna mbi mënyrën e funksionimit dhe përbërjen e strukturave partiake të mbrojtjes së votës, por në përgjigjen e saj, PD e cilësonte kërkesën jashtë objektit të hetimit të komisionit dhe të dhënat e kërkuara si “të dhëna organizative të brendshme të partisë”.

“Kjo kërkesë shkel të drejtën e organizimit të lirë të një partie politike,”tha Gazmend Bardhi, anëtar i komisionit, në të njëjtën kohë sekretar i Përgjithshëm i PD-së.  Më pas debati percepitoi me akuza politike për përfshirjen e elementëve kriminalë në fushatë elektorale.

Etiketa: AkuzaBIRNdebatedeputetdetyrimEnkelejd AlibeajGazmend BardhiKomisionKomisioni hetimor parlamentarKrimeKrime ZgjedhorepadiParaPartiaPartia DemokratikePDPunëSHShpërdorim detyreTiranëToni GoguZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
Tjetri
Institucionet e drejtësisë në Shkodër ngrenë alarmin për rritjen e krimit ndër të mitur

Institucionet e drejtësisë në Shkodër ngrenë alarmin për rritjen e krimit ndër të mitur

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.