AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

“Farsë e paracaktuar”: Mjedisorët denoncojnë shkeljet ligjore me aeroportin e Vlorës

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesit e organizatave, Rea Nepravishta, Mirjan Topi dhe Olsion Lama. Foto: Vladimir Karaj

Ndërsa kryeministri Edi Rama po bëhet gati të inaugurojë fillimin e punimeve për aeroportin e Vlorës, njëzet organizata mjedisore dhe ekspertë të mjedisit denoncuan ‘procedurat e paligjshme dhe klienteliste’ dhe kërkuan ndaljen e planeve për ndërtimin në zonën e mbrojtur.

Përfaqësuesit e organizatave, Rea Nepravishta, Mirjan Topi dhe Olsion Lama. Foto: Vladimir Karaj

Ndërsa kryeministri Edi Rama po bën gati gërshërët për të inauguruar fillimin e punës për ndërtimin e aeroporit të Vlorës, njëzet organizata mjedisore dhe organizata të shoqërisë civile akuzuan të premten se nxitimi për të filluar punë po shkelte një sërë ligjesh dhe se studimi mjedisor ishte “klientelist dhe joprofesional”.

Të mbledhur në ‘Tulla Culture Center’ të premten, përfaqësuesit e organizatave deklaruan gjithashtu se studimi i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, që i hap rrugën projektit në Akërni të Vlorës ishte “kryer me mungesë të thelluar profesionalizmi”, duke lejuar ndërtimin e aeroportit në brendësi të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Rea Nepravishta, përfaqësuese e World Wildlife Fund (WWF) në Shqipëri, lexoi një deklaratë të 20 organizatave dhe 4 ekspertëve të mjedisit, sipas të cilëve leja e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit me 24 nëntor ishte e kundraligjshme, pasi për projektin ende nuk kishte një studim të miratuar mjedisi dhe se nuk ishin marrë parasysh konventat ndërkombëtare në të cilat Shqipëria ishte pjesë.

Aeroporti i Vlorës është një premtim elektoral i kryeministrit Edi Rama që pritet t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë rreth 138 milionë euro. Në mars të këtij viti, tenderi i hapur u fitua nga kompania Mabetex e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli si dhe kompania turke YDA.

I pyetur nga BIRN për akuzat e organizatave mjedisore, Këshilli i Ministrave nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi. Valon Lluka, administrator i kompanisë Vlora International Airport po ashtu tha se nuk kishte koment mbi akuzat, ndërsa shtoi se ata “ishin të ftuar në inaugurim” dhe se nuk kishte dijeni për detajet.

Ndërsa Sulejman Sulçe, një nga autorët e raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis tha se akuzat ishin ngritur mbi një draft jo-teknik dhe se raporti final do të përfundonte pas dëgjesës së fundit të caktuar të shtunën 27 nëntor në Akërni.  Sulçe tha se u qëndronte gjetjeve të raportit dhe pretendoi se për të ishin zhvilluar ndërkohë 18 dëgjesa publike.

 “Farsë e parashkruar”

Planet për ndërtimin e aeroportit brenda zonës së mbrojtur në Akërni të Vlorës kanë qenë herët publike, pavarësisht se në raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, VNM thuhet se janë vlerësuar edhe zonat e Levanit, Rislia apo Kafaraj.

Projekti është kundërshtuar edhe më herët nga organizatat e mjedisit, që thonë se ndërtimi i aeroportit do të cënojë biodiversitetin në zonë dhe shkel konventat për zonat e mbrojtura në të cilat Shqipëria ka aderuar.

Për ekspertët e mjedisit, Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë shërben si korridor për shtegtimin e shpendëve përmes Adriatikut, për të kaluar nga veriu i globit në jug të tij, drejt Afrikës. Më të njohurat në ligatinë janë Flamingot, por edhe shpendë të tjerë të veçantë, si Sqepbiza, që në Shqipëri folezon vetëm në Nartë.

Organizatat mjedisore theksojnë se raporti paraprak për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, jo vetëm që nuk e ka marrë parasysh këtë fakt në kundërshtim me ligjin, por ka gabime që tregojnë mungesë serioziteti.

“Në raport përdoret termi “zogj” në vend të termit “shpendë”. Në shkencën e ornitologjisë termi “zog” ka kuptim teknik dhe nënkupton shpendët në moshë nga çelja deri në momentin që lenë folenë. Më tej ka një numër të konsiderueshëm rastesh të tjera që vërtetojnë pohimin e mësipërm,” thuhet në një relacion të shpërndarë nga organizatat si kritikë e VNM. Ndër të tjera, në të përfshihet ngatërrimi i emrave dhe fotove të shpendëve e të tjera mangësi -përfshirë mungesën e vlerësimit të rrezikut të përplasjes së shpendëve me avionët.

I pyetur për problemet në “Përmbledhjen jo-teknike e raportit të thelluar të VNM-së”, Sulejman Sulçe një prej autorëve, tha se ato nuk qëndronin. Ai tha se VNM finale do të korrigjonte edhe gabimet e gjetura dhe se raporti përfundimtar ishte mjaft më i thelluar.

Sulçe pranoi se emri i Flamingos së zonës ishte shkruar gabim, por fajësoi për këtë organizatat që bënin kritika, që sipas tij e kishin identifikuar gabim.

“Vetëm një grup studiuesish bullgarë e identifikuan saktë,” tha ai.

Në mungesë të një raporti përfundimtar dhe të pamiratuar, zyrtarë të qeverisë po përgatiten që ditën e shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor, të inaugurojnë në Akërni fillimin e punimeve të aeroportit.

Por inaugurimi përpara miratimit të raportit të VNM-së, që teorikisht mund të dilte në përfundim të kundërt, ekspozon një proces farsë sipas organizatave mjedisore.

“Është një farsë qesharake, pasi gjithçka ka qenë e paracaktuar”, tha Taulant Bino nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) për BIRN.

Bino shtoi gjithashtu se para miratimit të VNM-së ishte miratuar ndërkohë leja e ndërtimit nga KKT dhe se para se kjo të miratohej, në zonë ishin dërguar kontenierë për punëtorët.

Mirjan Topi, përfaqësues i “Birds of Albania” e konsideroi miratimin e lejes së ndërtimit përpara miratimit të VNM-së të kundraligjshme. Ai tha se grupi i organizatave të shoqërisë civile po shqyrtonin mundësitë për padi në gjykatë kundër projektit.

Topi shtoi se procedurat për të ndjekur ligjërisht çështjen ishin penguar nga mungesa e informacionit. “Tani jemi në gjyq për të marrë informacion, pasi nuk kemi marrë asnjë përgjigje dhe pasi të marrim përgjigjet do të ndjekim rrugët ligjore,” theksoi ai.

Organizatat mjedisore dhe të tjerë anëtarë të shoqërisë civile të bërë bashkë për të kundërshtuar ndërtimin e aeroportit, vunë në dukje të premten se projekti ishte kundërshtuar nga Komisioni Europian dhe ishte përmendur specifikisht në dy progres-raporte si në shkelje të ligjeve vendase dhe ndërkombëtare.

Në progres-raportin e vitit 2020 të Komisioni Europian, aeroporti në zonën “Vjosë-Nartë”, përmendet specifikisht si në “konflikt me ligjet kombëtare dhe konventat ndërkombëtare të mbrojtjes së larmishmërisë biologjike, të cilat Shqipëria i ka ratifikuar”.

Organizatat e shoqërisë civile mjedisore dhe ekspertët në vend thonë se studimi i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis të projektit të Aeroportit të Vlorës i ka anashkaluar vlerat që kjo zonë ka, jo vetëm për Shqipërinë, ndërsa i kërkuan Bashkimit Europian të ishte më i zëshëm edhe përtej progres-raporteve, pasi ajo që po cënohej ishte pasuri e gjithë kontinentit.

Kërkesës për të ndaluar projektin i janë bashkëliudhur 20 organizata: Ekipi për Shpëtimin e Jetës së Egër në Shqipëri, Grupimi Ekolëvizja, Instituti i Politikave Mjedisore, Shqipëri,Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, Katër Putrat (FOUR PAWS), Klinika e Ligjit, Milieukontakt Shqipëri, Qendra ACEG, Qendra Burimore e Mjedisit, Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim, Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN), EcoAlbania, Qendra ResPublica, PPNEA, Qendra Shpendët e Shqipërisë, Qendra UJA, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë, Shoqata për Mbrojtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë, Shoqata Mbrojtja dhe Zhvillimi Mjedisor e Social-ILIRIA, WWF Adria. Po ashtu kërkesës i janë bashkuar edhe ekspertët prof. Ferdinand Bego, prof. Aleko Miho, dr.Enerit Saçdanaku dhe Valbona Mazreku.

Organizatat mjedisore thanë se ato i bënin thirrje qeverisë dhe ministrisë së Mjedisit të tërhiqeshin nga planet dhe të mos miratonin VNM-në në fjalë.

Etiketa: Aeroporti i VlorësBehgjet PacolliBIRNEdi RamaEmriEuroFour PawsGjyqKëshilli Kombëtar i TerritoritKomisioni EuropiankonfliktKryeministri Edi RamaLigjMbrojtjambrojtjeMjaftMjedisMjedisiOrganizatat mjedisorepadiParaPPNEAprogresPunëtorëQendra Burimore e MjedisitRamaraportRaportiSHshqipShqipëriShqipëriaTaulant BinoValbonaVloraVlorëWWFWWF AdriazhvillimzogjZonat e Mbrojtura
Tjetri
KPK vendosi shkarkimin e prokurorit të Vlorës Erjon Çelaj

Prokurori Erjon Çelaj u shkarkua për shtëpinë e ‘dhuruar’ nga vjehrri dhe cenim të besimit

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.