AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Presidenti Meta kthen si antikushtetues ligjin për “Bashkëqeverisjen’

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Ilir Meta duke folur në një konferencë për shtyp në Tiranë më 4 mars 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Presidenti Ilir Meta ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin e shumëdebatuar, duke argumentuar se shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor si dhe centralizon më shumë pushtet tek një agjenci në varësi direkte të kryeministrit.

Presidenti Ilir Meta duke folur në një konferencë për shtyp në Tiranë më 4 mars 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Ligji “Për Bashkëqeverisjen”, i cili forcon me kompetenca një agjenci për trajtimin e ankesave të qytetarëve nën varësinë e kryeministrit, nuk është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta. Presidenca njoftoi të martën se e ka rikthyer ligjin e shumëdebatuar në Kuvend për rishqyrtim,  duke e shoqëruar dekretin e tij me një sërë argumentesh ligjorë.

Në një relacion të gjatë shoqërues, Presidenca argumenton se ligji shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor; krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndërmjet tyre duke shkelur sigurinë juridike; centralizon më shumë pushtet tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri; bie ndesh me Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, si dhe bie ndesh me parimet e funksionimit të administratës shtetërore të saksionuara në Kode dhe Ligje të tjera.

“Një sistem i unitetit institucional që po synohet të realizohet me anë të legjitimimit të Agjencisë, do të shërbejë për të rigrupuar edhe organet e pushtetit vendor në një autoritet të vetëm qendror, e në fund si produkt do të gjendet, vetëm centralizim i pushtetit duke homogjenizuar hapësirat institucionale,” thuhet në relacion.

Po ashtu, argumentohet se ligji për “Bashkëqeverisjen” bie ndesh me ligjin “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”  si dhe me Kodin e Procedurave Administrative.

Presidenti e quan “ironike” edhe faktin që një ligj që synon bashkëqeverisjen me qytetarët nuk është konsultuar me publikun, sipas parashikimeve të ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Ligji “Për Bashkëqeverisjen” u miratua vetëm me votat e mazhorancës me kundërshtimin e opozitës dhe disa organizata për të drejtat e njeriut, të cilat dërguar opinionet e tyre pranë Komisionit Parlamentar të Ligjeve.  Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje që do të funksionojë në bazë të këtij ligji nën varësinë e Kryeministrit merr kompetenca për të kontrolluar punën në administratën qendrore dhe asaj vendore dhe çdo institucioni tjetër publik, për të cilët ankohen qytetarët dhe mund të ndërmarrë masa administrative ndaj tyre.

 

Etiketa: AdministrativedialogDibraGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseIlir MetaKompetencaKrijonkushtetueseKuvendLigjMasaMetaPresidencaPunëSH
Tjetri
Sindroma e Havanës: Sëmundja e përsosur për një botë pas të vërtetës

Sindroma e Havanës: Sëmundja e përsosur për një botë pas të vërtetës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.