AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita mosbesuese, por e voton ligjin e qeverisë për “pastrimin e parave”

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seancë parlamentare | Foto : LSA

Shtimi i masave ligjore për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit u prit me skepticizëm, por në fund u votua nga opozita. Deputetët e PD-së akuzuan qeverinë si “lavatriçe” të pastrimit të parave në vend.

Seancë parlamentare | Foto : LSA

Shumica e deputetëve të opozitës votuan të enjten pro projekligjit të qeverisë për disa ndryshime në ligjin e vitit 2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, edhe pse shprehën mosbesim për zbatimin e tij. Ata akuzuan qeverisjen socialiste si “mekanizëm” e pastrimit të parave nëpërmjet koncensioneve dhe lejeve të ndërtimit.

Ndryshimet në ligjin aktual synojnë të forcojnë masat mbrojtëse të  sistemit financiar nga kërcënimet për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Masat që parashikohen, sipas relacionit shoqërues, synojnë zvogëlimin e rreziqeve të pastrimit të parave, parandalimin e hyrjes së produkteve të veprave penale apo veprimtarisë kriminale, si dhe zbulimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Si një kërkesë e BE-së për përafrimin e legjislacionit, ligji u mbështet nga deputetët e opozitës, por ata u shprehën skeptik për zbatimin e tij nga qeverisja aktuale.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në fjalën e tij se “lufta kundër pastrimit të parave duhet të nisë nga salla e Parlamentit”.  Sipas tij skemat e pastrimit të parave në vend i zbaton qeverisja socialiste qendore dhe lokale.  “Për tre vjet janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 mln euro”- tha ai duke i ftuar deputetët që mjafton të dilnin nga salla e parlamentit për të parë ndërtimet që po bëhen në Tiranë.

“Përballë fakteve që ju rendita, dhe që lehtësisht mund t’i verifikoni nëpërmjet dokumenteve zyrtare, nga ato të SHISH, tek ato ndërkombëtare, që tregojnë sa serioz dhe alarmant është fenomeni i pastrimit të parave, është e qartë se ai nuk mund të zgjidhet me ndryshime estetike, kinse për të përafruar legjislacionin tonë me atë të BE-së”- tha ai.  Ai i kërkoi mazhorancës që të pranojë propozimin e PD-së për vetingun e politikës si një mjet për të parandaluar këtë fenomen.

Oerd Bylykbashi solli në vëmendje publikimin e disa përgjimeve të institucioneve italiane për “Ndraghetta”-n, ku flitej për politikanë e zyrtarë shqiptarë të lidhur me bosët e mafias për pastrimin e parave në Shqipëri. “Planet rregulluese, duke nisur nga Tirana, janë tepsia e bakllavasë për pastrimin e parave”- tha ai, “njësoj siç janë dhe projektet e mëdha, apo PPP-të”.

“Ky ligj është një shtesë në manualin e lavatriçes së parave, që është vetë qeveria”- theksoi Bylykbashi duke shtuar se “ligjin duhet ta miratojmë, po mos besojë njeri që një qeveri që përdor paratë për të blerë vota do të luftojë pastrimin e parave”.

Ndërsa Jorida Tabaku deklaroi votën e saj kundër duke e cilësuar një ligj “estetik”.  “Ka disa kolegë që edhe mund ta votojnë. Por, përderisa mua ky ligj nuk më sqaron nëse Klodian Zoto quhet person i ekspozuar politikisht, i lidhur me qeverinë, nuk e votoj dot. Sepse jam duke drejtuar një komision hetimor dhe nuk kam asnjë informacion se ku kanë shkuar paratë”- tha ajo.

Kritika për zbatimin e ligjit në fuqi rezervoi dhe kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pasi sipas tij qeveria nuk ka nxjerrë në kohë vendimet dhe aktet nënligjore për zbatimin e ligjit. “Kemi thënë 6 muaj, kanë kaluar 2 vite”- tha ai duke kërkuar që të rritet kapaciteti monitorues i Kuvendit ndaj qeverisë.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cilësoi ndryshimet në ligj si një instrument që do të ndalonte veprimtaritë e paligjshme dhe do të nxirrte Shqipërinë nga lista e vendeve në monitorim të shtuar. “Ne garantojmë çdo operator të tregut sepse me këto rregullime qartësohen dhe ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta ligjore”- tha ai.

Në votim ligji mori 106 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim. Po ashtu Kuvendi miratoi me konsensus politik me 111 vota pro ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit që i mundësojnë grupeve parlamentare shtimin e numrit të këshilltarëve.

Etiketa: 111BashaBEdeputetEuroJorida TabakuKlodian ZotoKomisionKuvendiLigjLokaleLuftaLulzim BashaOerd BylykbashiOpozitaPartisë DemokratikePDPPPPSQeveriashqipShqipëriTaulant BallaTiranaUlsi ManjaVendimetVotavotim
Tjetri
Rruga e papërfunduar e Arbërit hapet me shumë bujë dhe akoma më shumë arna

Rruga e papërfunduar e Arbërit hapet me shumë bujë dhe akoma më shumë arna

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.