AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kërkesat pa përgjigje shtyjnë hetimin për ‘inceneratorët’

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetja, Jorida Tabaku duke folur gjatë mbledhjes së parë të komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët | Foto : LSA

Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku tha se një sërë institucionesh nuk kanë kthyer përgjigje dhe paralajmëroi kallëzime penale, të cilat u kundërshtuan nga socialistët.

Deputetja, Jorida Tabaku duke folur gjatë mbledhjes së parë të komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët | Foto : LSA

Institucionet shtetërore dhe ato private kanë dërguar përgjigje të paplota ose nuk i kanë kthyer fare përgjigje kërkesave të komisionit hetimor parlamentar për të ashtuquajturën  “afera e inceneratorëve”.

Në mbledhjen e së martës, ku u bë administrimi i përgjigjeve në funksion të hetimit, kryetarja Jorida Tabaku tha se një pjesë e informacionit të ardhur është “publikisht i aksesueshëm”, ndërsa sipas saj mungon informacioni thelbësor.

Tabaku lexoi një listë me shkresa, ku mungonin përgjigjet nga Drejtoria e Tatimeve, drejtoria e Thesarit, bashkia Tiranë, Ministria e Mjedisit, etj.

“Nuk na janë vënë në dispozicion listëpagesat për kompanitë koncensionare,” tha Tabaku, duke i cilësuar ato si të rëndësishme për të hetuar si janë shpenzuar paratë publike. Po ashtu, Tabaku bëri të ditur se akoma në komision nuk ka mbërritur praktika protokollare dhe ajo proceduriale e ndjekur nga institucionet shtetërore në dhënien e këtyre kontratave.

Gjatë mbledhjes u diskutuan edhe 3 dokumente të dërguara nga Këshilli i Ministrave, të cilësuara si draft-kontrata të firmosura mes ministrit të Financave dhe administratorëve të kompanive përfituese.

Deputetët e opozitës ngritën dyshime mbi këto dokumente, pasi ata kishin kërkuar kontratat. “Si mund të sjellësh si dokument zyrtar një draft-kontratë, mos do të thotë kjo se në dokumentin e kontratës të jenë bërë ndryshime nga ky dokument?” pyeti deputeti Helidon Bushati.

Por nënkryetarja e komisionit, Ermonela Felaj kërkoi që të mos paragjykohen përgjigjet si dhe të niste puna me planin hetimor. Kjo kërkesë u kundërshtua nga Tabaku, e cila tha se hetimi nuk mund të niste pa marrë dokumentet e kërkuara.

Ajo paralajmëroi dhe një herë bankat e nivelit të dytë dhe të gjitha institucionet e tjera që nuk kanë kthyer përgjigje kërkesave të komisionit se do të bënte kallëzim penal ndaj tyre. Por deputetët e mazhorancës deklaruan votën kundër një veprimi të tillë.

“Do të jetë një vendim personal i juaji, jo i komisionit,” tha Felaj.

Komisioni nuk arriti të niste zyrtarisht hetimin, duke lënë dhe një javë tjetër kohë për mbledhjen e informacionit.

Etiketa: BankatBashkiadeputetDrejtoria e TatimeveErmonela FelajInceneratorJorida TabakuKomisionMinistria e MjedisitMjedisitPunaSHVendim
Tjetri
Gjyqtari i KPA-së procedohet penalisht për falsifikim dokumentesh

Komisionit Disiplinor në KPA i kërkohet shkarkimi i Luan Dacit

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.