AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Demokratët e Shqipërisë rrezikojnë ndarjen në përballjen Berisha-Basha

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
4 years më parë
në Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sali Berisha dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Veterani politik Sali Berisha do të bëjë një përpjekje për të rimarrë kontrollin e demokratëve të opozitës të shtunën, por duke e bërë këtë rrezikon ta ndajë partinë në dysh.

Sali Berisha dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Stadiumi “Air Albania” i Tiranës me 22,500 vende do të presë një përballje të vështirë të shtunën, por nuk do të ketë futboll në horizont.

Në vend të kësaj, një ish-president dhe ish-kryeministër 77-vjeçar do të bëjë përpjekjen e tij për të marrë kontrollin e partisë që ai themeloi në vitin 1991 nga pasardhësi i tij 47-vjeçar.

Ngjarja e së shtunës – dhe një kongres rival një javë më vonë – shënon kulmin e një lufte të shëmtuar tre-mujore mbi lidershipin e Partisë Demokratike të opozitës.

Në një anë qëndron Berisha, pjesë e politikës shqiptare që nga rënia e komunizmit tre dekada më parë, dhe në anën tjetër është Lulzim Basha, njeriu që Berisha promovoi nëpër radhët e partisë dhe të cilit përfundimisht i dorëzoi frenat e partisë në vitin 2013.

Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i partisë në prag të seancës së parë të parlamentit në shtator, pas zgjedhjeve të përgjithshme të prillit që demokratët humbën ndaj socialistëve në pushtet për të tretën herë radhazi.

Basha lëvizi kundër ish-mentorit të tij pasi Shtetet e Bashkuara në maj e shpallën Berishën “persona non-grata”, duke përmendur përfshirje në “korrupsion madhor”, “shpërdorim të fondeve publike” dhe ndërhyrje në “procese publike”.

Tani Berisha dëshiron të rimarrë partinë e tij dhe thotë se 5,000 nga rreth 8,000 delegatët e partisë do të marrin pjesë në një “kongres” më 11 dhjetor për të rrëzuar Bashën, të organizuar në stadiumin kombëtar të futbollit të rinovuar rishtazi, sepse Pallati i Kongreseve është shumë i vogël.

Basha thotë se kongresi i vërtetë do të mbahet më 18 dhjetor, duke nxjerrë në pah një ndarje të thellë brenda partisë.

Afrim Krasniqi, ekspert politik dhe drejtor ekzekutiv i Institutit Shqiptar për Studime Politike, tha se në mungesë të kulturës së llogaridhënies dhe debatit, rivalitetet personale po e ndanin partinë.

“11 dhe 18 dhjetori nuk janë ditë asambleje për Partinë Demokratike, por ditë kur secili nga rivalët mban asamblenë e tij dhe merr drejtimin e pjesës së tij të një partie në krizë të thellë, që ka humbur orientimin dhe po përballet me rivalitete të brendshme për herë të parë që nga viti 1999”, tha ai për BIRN.

Kriza vetëm do të vazhdojë, tha ai.

Rrugët politike të ndërthurura

Sali Berisha duke dal nga parlamenti. Foto: Xhemali Moku/ BIRN.

Pas 45 viteve sundimi stalinist, Berisha u bë presidenti i parë i Shqipërisë i zgjedhur në mënyrë demokratike në vitin 1992, por qeverisja e tij pesëvjeçare u shoqërua me akuza për shkelje të të drejtave të njeriut dhe manipulime zgjedhore.

Ai ra nga pushteti në vitin 1997 kur rënia e skemave piramidale shkaktoi muaj të tërë anarki dhe prishje të rendit publik.

Në vitin 2004, Basha ishte një nga fytyrat e reja të sjellë në parti nga Berisha në një përpjekje për të ndryshuar imazhin e saj dhe për të rifituar pushtetin. Në vitin 2005, Berisha e siguroi postin e kryeministrit me një fushatë kundër korrupsionit, e cila fitoi mbi votuesit e zemëruar për korrupsionin e përhapur nën udhëheqjen e socialistëve.

Nën mbikëqyrjen e Berishës, Basha u ngrit në post, duke u bërë përfundimisht kryebashkiak i kryeqytetit, Tiranës, në vitin 2011, kur mundi kryebashkiakun socialist Edi Rama në detyrë, i cili do të bëhej kryeministër në 2013.

“Që kur u fut në politikë, mënyra se si mundi Edi Ramën në zgjedhjet për kryebashkiak të Tiranës… dhe mënyra se si i shpëtoi të gjitha dështimeve të tij në PD, Basha ka qenë produkt i mentalitetit autokratik të Berishës”, tha analisti Andi Bushati për Euroneës.

Kur Berisha humbi zgjedhjet parlamentare të 2013 përballë socialistëve të Edi Ramës, ai u largua nga posti i kreut të partisë, por mbeti një figurë e fuqishme në prapaskenë. Megjithatë, pozicioni i tij mori një goditje të madhe nga sanksionet e njoftuara nga SHBA-ja, ndoshta aleati më i afërt perëndimor i Shqipërisë.

Pas disa javësh shmangie, Basha njoftoi se e kishte pezulluar Berishën nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Berisha, megjithatë, nuk tregoi asnjë shenjë se do të largohej në qetësi.

“E kuptoj që ka qenë nën presion, por ka vendime që njeriu nuk mund t’i marrë kurrë”, tha ai në televizion menjëherë pas deklaratës së Bashës.

Ish-lideri ka mbledhur mbështetës të zjarrtë në takime të organizuara në të gjithë vendin dhe ka fituar krahun rinor të partisë.

Megjithatë, problemet e Bashës po shtohen. Ai u përball me zemërimin e Forumit Rinor dhe Lidhjes Demokratike të Gruas të partisë pasi njoftoi se të dy forumet do t’i nënshtrohen zgjedhjeve të reja. Kreu i Forumit Rinor, Belind Këlliçi nuk e njohu vendimin e Bashës, duke iu bashkuar radhëve të Berishës. Edhe Lidhja Demokratike e Gruas e ka kritikuar thirrjen e Bashës për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme.

Vetëm një fitues – socialistët

Lulzim Basha kreu i PD. Foto: Xhemali Moku/ BIRN.

Ajo që del triumfuese, fituesja e vërtetë, nga e gjithë kjo sagë është Partia Socialiste, thonë analistët.

Beteja Berisha-Basha është “një bekim për Ramën”, tha Edlira Gjoni, eksperte komunikimi në Tiranë.

Kryeministri, tha ajo për BIRN, po “ushqen” krizën duke u tallur me demokratët brenda dhe jashtë parlamentit dhe “në thelb thjesht po e injoron ekzistencën” e Berishës ose Bashës.

Gazetari politik Lutfi Dervishi tha se “mungesa e një opozite të fortë është lajm i mirë për Ramën, por lajm i keq për vendin”.

Por Krasniqi, i Institutit Shqiptar për Studime Politike, bëri një vërejtje të kujdesshme.

“Nëse zhvillimet në Partinë Demokratike e çojnë atë në ndarjen e saj në dy parti, Partia Socialiste do të dalë si përfituese kryesore”, tha ai. “Por nëse konflikti çon në një marrëveshje të re, me një ekip të ri drejtues në opozitë, atëherë kjo do të ketë një ndikim negativ në Partinë Socialiste”.

Pa një votëbesim të fortë ndaj Bashës, “mendoj se e ardhmja e Partisë Demokratike do të duket mjaft e paqëndrueshme”, tha Gjoni.

“Unë e kam thënë se Partia Demokratike duket më shumë si një OJQ e menaxhuar shumë keq; nëse gjërat vazhdojnë siç janë tani, duket se Partia Demokratike nuk do të jetë as një OJQ, por një gjë e së shkuarës.”

Dervishi u pajtua se as 11 dhe as 18 dhjetori nuk dukeshin të mundshme për t’i dhënë fund kësaj çështjeje.

“Pas dy asamblesh, Partisë Demokratike i duhet një e tretë”, tha ai. “Por e treta duket shumë larg.”

“Edhe nëse Partia Demokratike i mbijeton kësaj përplasjeje, ajo rrezikon të kthehet në një forcë politike që lufton për të mbajtur vendin e dytë. Por në politikë nuk ka medalje për ata që renditen të dytët.”

Etiketa: 1997Afrim KrasniqiAir AlbaniaAkuzaBashaBelind KëlliçibesimBIRNEdi RamEdi RamaEdlira GjonikongresKorrupsionkorrupsion madhorKrizaKryebashkiakLufteLulzim BashamarrëveshjeMedaljeMjaftndarjendikimPallati i KongresevePartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePDpresidentprishjePSRamaSali BerishaSHSHBAshqipshqiptareshtatorShtetet e BashkuaraTiranëvotuesitZgjedhjet
Tjetri
Manipuluan rrethanat e vdekjes së punëtorit, tre të arrestuar në Bulqizë

Manipuluan rrethanat e vdekjes së punëtorit, tre të arrestuar në Bulqizë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.