AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Manipuluan rrethanat e vdekjes së punëtorit, tre të arrestuar në Bulqizë

Sami CurringaSami Curri
4 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Varka në të cilën punonte viktima Kamishi dhe 2 punëtorët e tjerë. Foto:Sami Curri.

Drejtuesi i Fabrikës së Pasurimit të Kromit dhe dy punëtorë të saj u arrestuan me akuza për “moskallëzim të krimit” dhe përpjekje për të fshehur një aksident në punë që i mori jetën  65-vjeçarit Mustafa Kamishi.

Varka në të cilën punonte viktima Kamishi dhe 2 punëtorët e tjerë. Foto:Sami Curri.

Drejtuesi i punës në Fabrikën e Pasurimit të Kromit Islam Nika u arrestua të premten nga policia sëbashku me dy punëtorë të identifikuar si Rr.K. 58 vjeç dhe A.A. 38 vjeç, për përpjekje për të fshehur aksidentin në punë që i mori jetën 65-vjeçarit Mustafa Kamishi.

Policia njoftoi se nga hetimet kishte rezultuar se viktima ka qenë duke punuar në zonën e grumbullimit të ujërave kulluese të fabrikës, së bashku me punëtorët e tjerë Rr. K., dhe A . A.. Të tre kanë qenë mbi një varkë të improvizuar dhe gjatë lëvizjes me të i ndjeri ka rënë në ujë dhe ka humbur jetën.

Policia thotë se dy punonjësit që ishin bashkë me të ndjerin dhe drejtuesi i fabrikës, pas ngjarjes janë përpjekur të fshehin që bëhej fjalë për një aksident në punë. “Pas ngjarjes trupin e viktimës e kanë dërguar në banesë”, thuhet në komunikatën e policisë ku njoftohet arrestimi i tre personave me akuzat e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, “Moskallëzim Krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

I pyetur nga BIRN në lidhje me arrestimin e tre punonjësve, Bukurosh Koçi administrator i Fabrikës së pasurimit të Kromit nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e shkrimit. Të enjten në një bisedë telefonike Koçi the se vdekja e Kamishit “duket si natyrale”. Koçi pretendoi se punëtori kishte qenë vetëm dhe ishte gjetur i vdekur nga kolegët. “Ka marrë detyrë për të pastruar atje dhe më pas e kanë gjetur të shtrirë në tokë. Duket të jetë vdekje natyrale, por po presim ekspertizën”, tha Koçi në telefon.

Por pretendimet për vdekje natyrale u rrëzuan pas hetimeve paraprake që zbuluan se Kamishi kishte rënë në ujë dhe kishte humbur jetën pas një aksidenti ndërsa punonte. Sipas policisë drejtuesi i fabrikës dhe dy punëtorët e tjerë hoqën trupin nga vendi i ngjarjes dhe u përpoqën ta fshehin atë që kishte ndodhur.

Fshehja e aksidenteve në punë nuk është e re për zonën e Bulqizës. Në një shkrim të publikuar në shkurt 2021, BIRN gjeti se një sërë aksidentesh të konsideruara të lehta kalonin pa u hetuar, duke rritur sipas ekspertëve rrezikun për aksidente më të rënda.

Minierat në Bulqizë dhe rreth saj rezultojnë sipas të dhënave nga Inspektorati i Punës me probleme të mëdha të sigurisë, ndërsa zona ka numrin më të lartë të vdekjeve në punë në vend pas Tiranës. Gjatë vitit të kaluar në minierë dhe punë të lidhura me të humbën jetën 5 minatorë. Ndërkohë sëbashku me Kamishin, katër minatorë rezulton se kanë humbur jetën këtë vit dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar apo plagosur në aksidente.

Të dhënat e Inspektoratit Shtetëror të Punës tregojnë një bilanc tragjik të aksidenteve në miniera, ku vetëm gjatë tre viteve të fundit u plagosën 99 minatorë dhe humbën jetën 18 të tjerë.

Fabrika e Pasurimit të Kromit nuk kishte regjistruar aksidente të rënda që prej vitit 2016, kur po ashtu humbi jetën një tjetër person, pas përmbysjes së një kamioni me krom. Fabrika është e para e pasurimit të kromit në vend dhe është vënë në punë në vitin 1973 për përpunimin e pasurimin e mineraleve të varfra të kromit, çelikut e pluhurave që dilnin pas impianteve të seleksionimit e copëtimit në minierat e Bulqizës dhe Batrës.

Etiketa: aksidentaksidenteAkuzaarrestimiBIRNBulqizëHetimetInspektorati i PunëskrimiKromMinatorMinieraParaPoliciaPunëPunëtorPunëtorëTiranëvdekjeviktima
Tjetri
Policia kap ilaçe kontrabandë në Durrës, u deklaruan si ndihma

Policia kap ilaçe kontrabandë në Durrës, u deklaruan si ndihma

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.